Love
βeℓℓe â๓e
Nga: Valeria Dedaj
Ngritja e një spitali në Tiranë ka qenë një nga bamirësitë kryesore që Nënë Tereza donte të bënte në Shqipëri. Që nga viti 1993, vit kur ajo shprehu vullnetin për krijimin e një strukture të tillë, ndërmarrja iu besua Kongregacionit “Bijtë e Zonjës së Papërlyer” me të drejtë papale në Romë, i cili krijoi në Shqipëri fondacionin e “Zojës së Këshillit të Mirë” për ta bërë të realizueshme këte ide.
Ndërtimet reale kanë filluar në vitin 1995, kur edhe u investua një sasi e konsiderueshme financimesh. Por për shkaqe nga më të ndryshmet që lidhen qoftë me ngjarjet e viteve 97-’98, që ndodhen në Shqipëri, apo edhe me luftën e Kosovës, pati një vonesë në ecurinë e projektit.
Por, fillimisht, në sajë të financimeve të Kongregacionit “Bijtë e Zonjës së Papërlyer”, që është edhe nismëtari dhe zhvilluesi i këtij projekti, u duk se gjithçka mori formë të plotë në planin mjekësor. Përsa i takon kësaj, ekziston një ambulator që funksionon në rrugën e Kavajës, i cili pritej të zgjerohej në nivelin e spitalit. Pra spitali “Zoja e Këshillit të Mirë” ishte një amanet i Nënë Terezës, që për fat të keq nuk është plotësuar ende
“La Repubblica” për fondet e spitalit
Në një shkrim të botuar në gazetën italiane “La Repubblica” në datë 27 shkurt, lidhur me një investigim të gjerë mbi abuzimet dhe humbjen e miliona eurove për projekte që nuk u realizuan kurrë, thuhet se:“Një tjetër shpërdorim me përmasa kolosale, që përmendet nga Gjykata e Llogarive të Lacios, është ai i 20 milion eurove të dhëna prej Ministrisë së Jashtme për ndërtimin e spitalit “Zoja e Këshillit të Mirë” në Shqipëri. Spitali nuk përfundoi kurrë: prej 20 milionëve të dhëna nga Farnesina, 10 u zhdukën para se projekti të revokohej si i pamundur që të përfundonte.
Deri deri në 97’-ën ka pasur një ecuri shumë të mirë, më vonë u premtua nga qeveria italiane një fond, që nuk nuk erdhi asnjëherë, arsye këto që nuk u morën vesh”. “Personi që mund t’i japë një përgjigje më konkretisht për këtë çështje dhe mosrealizimin e këtij projekti është vetëm presideniti i fondacionit”, thotë ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu,
Tritan Shehu
Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, i pyetur lidhur me mosrealizimin e marrëvëshjes për ndërtimin e spitalit, “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe arsyes përse nuk u ndërtua ky spital tha se “Unë di se ka pas pengesa të llojeve të ndryshme dhe kjo ka çuar në shtyrjen e ndërtimit të tij. Pavarësisht se deri në 97’-ën ka pasur një ecuri shumë të mirë, më vonë u premtua nga qeveria italiane një fond, që nuk di pse nuk erdhi asnjëherë, arsye këto që nuk u morën vesh”. Z. Shehu shton se, “Personi që mund t’i japë një përgjigje më konkretisht për këtë çështie dhe mosrealizimin e këtij projekti është vetëm Presidenti i fondacionit”. Madje thotë se nga informimet e kohëve të fundit ka mësuar se po ecet me ritme shumë të shpejta për realizimin e këtij projekti.
Nard Ndoka
Kurse ish-ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka, shprehet se “Jam interesuar për fatin e këtij spitali dhe kam parë që në dikasterin që unë drejtoja nuk kishte as edhe një gjë të shkruar, asnjë dokument”. Ndërsa në një takim mes tij dhe ambasadorit të Italisë në Shqipëri Ianuçi shton se “Mbaj mend se ambasadori i atëhershëm, z. Ianuçi, kur e pyeta për këtë problem, tha se qeveria e tij jepte thuajse çdo vit një fond të posaçëm që të përdorej për spitalin. Ndërsa atë vit nuk do ta jepte pëlqimin e tij për këtë fond, sepse me atë projekt po abuzohej”.
Petrit Vasili
Ndërsa ministri aktual i Shëndetësisë, Petrit Vasili, shprehet se: “Vendimi për financimin e spitalit “Zoja e Këshillit të Mirë” është bërë nga donator privatë dhe joshtetërorë, prandaj nuk kam informacion mbi këtë çështje. Pavarsisht se që prej pesë vjetësh lexoj artikuj të ndyshëm mbi këtë problem, ky ngelet problem i të tjerëve dhe jo imi”.
Ratifikimi i Marrëveshjes
Shpallur me dekretin nr.2619, datë 11.5.2000 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani, e me ratifikim nga Kuvendi i Shqipërisë ka ratifikuar “Marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe Kishës Katolike në Shqipëri për ndërtimin dhe administrimin e spitalit “Zonja e Këshillit të Mirë”.
Historia e spitalit që nuk përfundoi kurrë
Opinion nga: Ilir Yzeiri
Marrëveshja e nënshkruar midis qeverisë shqiptare dhe kishës katolike u nënshkrua nga Tritan Shehu në atë kohë Ministër i Shëndetësisë dhe nga imzot Rrok Mirdita, përfaqësues i Kishës Katolike në Shqipëri si dhe në prani të dëshmitarëve Dr.Besim Nuri, Zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Arqipeshkvi Ivan Dias, Nunci Apostolik. Kjo marrëveshje u bë ligj dhe mban numrin 8608, datë 27.4.2000. Ky ligj u miratua në Parlament dhe u dekretua edhe nga Presidenti i Atëhershëm i Republikës, z. Rexhep Meidani.
Ndërkaq entuziazmi për realizimin e amanetit të Nënë Terezës dhe ndërtimin e një spitali modern në Tiranë ishte i lartë. Ky entuziazëm u manifestua edhe në angazhimin e shumë personaliteteve të njohura të kulturës qoftë italianë qoftë shqiptarë, të cilët nisën një fushatë për të mbledhur fonde për ndërtimin e këtsaj vepre.
Një nga këto manifestime e ka udhëhequr vetë presidenti i atëhershëm Rexhep Meidani dhe ky manifestim ka pasur si protagoniste këngëtaren e madhe shqiptaro-italiane Ana Oksa. Në një koncert që u organizua në ambientet e godinës që ishte vënë në dispozicion të Fondacionit “Zoja e Këshillit të mirë” së bashku edhe me terrenin përkatës, u organizua një koncert për mbledhje fondesh.
Ky koncert kryente lidhjen e drejtpërdrejtë me një tjetër koncert që realizohej në Romë për mbledhje fondesh gjithashtu për ndërtimin e spitalit “Zoja e Këshillit të Mirë”, për përmbushjen kështu të amanetit të Nënë Terezës. Kolegu im, gazetari Benet Koleka kujton gjithashtu se kjo marrëveshje në formë pergameni është hedhur në tokën ku do të ndërtohej spitali në vitin 1995 prej ish-presidentit të atëhershëm, z. Sali Berisha. Ai në fjalën entuziaste që mbajti me rastin e fillimit të punimeve futi nhë themelin e hapur enkas si pergamen edhe amanetin e Nënë Terezës. Mirëpo amanetin duket se e ka tretur dheu, ndryshe nga simbologjia e proverbit popullor shqiptar që thotë se amanetin nuk e tret dheu.
*****
Qeveria shqiptare ishte e vendosur që ky amanet të mbahej dhe spitali të ndërtohej. Angazhimi i saj ishte maksimal. Për këtë ajo vendosi që tokën prej rreth 50 000 metra2 t’ia shesë Fondacionit me një çmim prej 0.01 lekë. Për këtë qeveria shqiptare shfrytëzoi një VKM me nr. 312, datë 30.06.1994, përkatësisht pikën 12 në të cilën thuhet: “Për objektet e interesit publik, si spitale, shkolla, çerdhe, azile, shtëpi fëmijësh etj., që kërkohet të ndërtohen nga institucione, shoqata, fondacione ose persona fizikë e juridikë, këshillat e rregullimit të territorit në rrethe, kanë të drejtë t’i propozojnë Këshillit të Rregullimit të Territorit të Shqipërisë dhe ky i fundit Këshillit të Ministrave miratimin e çmimeve të ndryshme të shitjes apo qirasë së truallit të nevojshëm për këto objekte”. Dhe në nenin e mëposhtëm përcaktohet edhe koeficient 10 që pjesëtohet me çmimin.
Dhe kështu më 26.07.2000 hartohet një Kontratë Shitjeje mes shitësit, që në këtë rast është ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Albert Brojka dhe Blerësit, Fondacioni “Nostra Signora del Boun Consiglio” (Zoja e Këshillit të Mirë).
ثshtë shumë interesante të shihet hyrja e kësaj kontrate në të cilën, mes të tjerash, thuhet se në përgjigje të nevojave imediate të shtetit e popullit shqiptar, mbi bazën e Inisiativës së një Bije të Madhe të popullit shqiptar, Nënë Terezës, dokumentuar me Marrëveshjen datë 28.04.1993, etj.” Dhe në kreun tjetër -اmimi -në këtë akt-shitjeje thuhet : “Me anë të kësaj kontrate, shitësi i shet blerësit-Fondacionit “Nostra Signora del Boiu Consiglio” ose që në shqip quhet” Zoja e Këshillit të Mirë sipërfaqen e truallit prej 50 400 m2 kundrejt çmimit 64 990 (gjashtëdhjetë e katër mijë e nënteqind e nëntëdhjetë) lekë, të miratuar e përllogaritur me koeficientin 0.01 lekë.
Pra, siç shihet pala shqiptare i ka respektuar të gjitha detyrimet dhe vuri në dispozicion gjithçka që kjo vepër të ndërtohej. Mirëpo kanë kaluar rreth njëzet vjet dhe spitali nuk është ndërtuar. Punimet ndërpriten dhe Fondacioni shfaqet si nismëtar i krijimit të Universitit privat- Universiteti Katolik Zoja e Këshillit të mirë.
Në vitin 2004, pas një hezitimi të ministrit të atëhershëm të arsimit, z. Luan Memushaj, për shkak të debatit që mund të ngjallte cilësori katolik u miratua çelja e këtij universiteti. Edhe në këta rast, në përurimin e çeljes së këtij Universiteti morën pjesë personalitete të larta shqiptare dhe italiane të cilat këto dy inisiativa, pra ndërtimin e spitalit dhe atë të universitetit i shihnin si një e vetme.
Ndërkaq në vitin 2000 ishte realizuar siç thamë më lart Kontrata e shitjes së 50 400 m2 tokë me vlerën 64 990 lekë. Një vit më pas, pra në vitin 2001, me vendim nr 338, datë 23.05.2001 Qeveria shqiptare i jep Kishës Katolike edhe 49 453 m2 të tjera për ndërtimin e kompleksit universitar “Universiteti Katolik” dhe “Qendra e Rehabilitimit dhe e Mjekësisë sportive”. Koeficienti i përllogaritjes së çmimit të shitjes së truallit të jetë 0.01 lekë thuhet në këtë vendim. Pra edhe kjo sipërfaqe toke shitet për rreth 60 mijë lekë të reja dhe në tërësi të dyja sipërfaqet pra 100 000 mijë m2 shiten për 130 000 lekë të reja ose afërsisht 1000 euro.
Pasi e bleu edhe këtë sipërfaqe toke, Universiteti katolik shfaqet në vitin 2004 por me emrin Universiteti Katolik Zoja e Këshillit të mirë dhe në sitin e tij thuhet Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” (UNIZKM) është themeluar në vitin 2004 dhe përbën një nga nismat e para të arsimit privat në vend.
Përfundim
Që të mos mbash një amanet dhe që të shkelësh një marrëveshje kjo është një gjë e ditur. Në këtë rast Fondacioni “Zoja e Këshillit të Mirë” është në të drejtën e tij që të bëjë në Shqipëri atë që dëshiron. Mirëpo në qoftë se ai nuk mund ta ndërtojë dot spitalin atëhere qeveria shqiptare duhet të ndërhyjë dhe të zbatojë penalitetet që rrjedhin nga prishja e njëanshme e një kontrate.
Më e pakta toka e dhënë për ndërtimin e spitalit dhe godina që ndërtoi Konti Ferra duhet t’u kthehen qeverisë shqiptare. Natyrisht publikut nuk i intereson shumë se çfarë problemesh financiare ka ky fondacion me qeverinë italiane. Kjo është punë për ta. Ne na intereson që të dimë se si veprohet kur një marrëveshje nuk zbatohet. Sa i takon Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” ai është një universitet privat dhe studentët aty paguajnë një tarifë të konsiderueshme shkollimi. Qeveria shqiptare ka menduar t’i dhurojë 50 000m2 katrorë tokë për të ndërtuar këtë Universitet dhe deri këtu Fondacioni apo Kisha Katolike që e ka përfituar atë është në të drejtën e saj.
Ndërkaq qeveria shqiptare duhet të na shpjegojë se përse nuk e ndjek këtë praktikë edhe për universitete të tjera private përshembull?
Po ashtu qeveria shqiptare duhet të na shpjegojë se ky projekt, pra ndërtimi i Universitetit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë a ishte pjesë e projektit të madh që përfshinte kompleksin spitalor dhe universitetin apo ishte thjesht një nismë private?
Më në fund jo për supersticion, por kur mendon se në atë territor është varrosur pergameni i amanetit të Nënë Terezës, pra premtimi solemn që Sali Berisha i bën Nënë Terezës se do të ndërtojmë një spital me emrin tënd se do ta mbajmë amanetin tënd, pra kur mendon se aty është varrosur një amanet, unë personalisht ndjehem keq. Ne shqiptarët të gjithë duhet të ndjehemi keq.
Në tokë kemi varrosur me shkrim amanetin e pambajtur të shenjtores sonë Nënë Tereza. Dikur iu turrëm kishave e xhamive dhe i shkatërruam ato. Sot marrim amanetin e një shenjtoreje, të së vetmes shenjtoreje dhe e groposim në tokë. Kanë kaluar disa qeveri, janë ndërrua disa ministra shëndetësie dhe askush nuk thotë një fjalë për këtë amanet të pambajtur. Ndërsa pergameni i shkruar është aty në tokë i groposur, por jo i tretur. Të fortë janë ata që shkelin dhe nuk mbajnë amanetin e një shenjtoreje. Unë për vete kam frikë.
Atë Bertoldi: Shpreh vullnetin tim për të përfunduar këtë spital
Të pyetur lidhur me artikujt e botuar në shtypin italian dhe shqiptar lidhur me këtë rast Atë Daniele Bertoldi President i Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë dërgoi në redaksi shënimin e mëposhtëm, të cilin po e botojmë të plotë me dëshirën që kjo histori të ketë një përgjigje të plotë dhe të denjë për publikun shqiptar:
I nderuar Z. Kryeredaktor;
Në vijim të publikimit të shkrimit “Spitali që nuk u ndërtua kurrë” të datës 2.03.2012 ju përcjell përgënjeshtrimin e mëposhtëm, të botuar edhe në gazetën Shqip të datës 1.03.2012, nëpërmjet të cilit deklaroj zyrtarisht nën përgjegjësin e përfaqësuesit ligjor se:
Nuk është marrë asnjë qindarkë nga fondet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë për ndërtimin e Spitalit “Zoja e Këshillit të Mirë”. Të gjitha financimet për ndërtimin e spitalit deri më sot janë siguruar nga ente fetare apo privatë dhe jo nga fonde publike. Nga sa pretendohet në shkrimin e mësipërm të autorit Ilir Yzeiri (të cilin e kemi paditur në gjyq për shpifje dhe dëmtim të imazhit), këtij fondacioni i janë shkaktuar vetëm dëme).
Me këtë rast shpreh vullnetin tim për të përfunduar këtë spital, si një vepër me dimensione të mëdha sociale për Shqipërinë.
Kërkoj me mirësjellje që ky përgënjeshtrim të botohet menjëherë në numrin e ardhshëm të gazetës tuaj duke zënë të njëjtin vend me shkrimin që përgënjeshtrojmë.
Presidenti
Atë Daniele Bertoldi