ALTAKS: Ja cila është dita e lirisë fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor

Shiko fotografinë 1781845

Dita e Lirisë Fiskale këtë vit në Shqipëri është në 2 Prill. Ndërkohë në vendet e tjera fqinje Dita e Lirisë Fiskale vazhdon deri në fund të Majit 2021, sipas Kalendarit të hartuar nga ALTAX, të publikuar me Raportin Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor në 2021[1].


Kjo ditë në mënyrë simbolike përfaqëson tatimpaguesit e një vendi përballë ngarkesës së tyre nga administrata fiskale për mbledhjen e detyrimeve fiskale për buxhetin. Kjo ditë është data treguese për tu njohur, se në çfarë dite të vitit barra ndaj buxhetit të shtetit është përmbushur apo për ti treguar tatimpaguesve se sa ditë u duhet të punojnë me qëllim që të paguajnë pjesën e tyre të detyrimeve tatimore për llogari të buxhetit. Pas kësaj dite të ardhurat e mbetura mbeten si logjikë në xhepin e biznesit apo individit, për të paguar shpenzimet individuale, familjare apo shpenzime për bizneset.
Në vitin 2021 festimi i Ditës së Lirisë Fiskale fillon udhëtimin nëpër rajon duke trokitur së pari në Shqipëri në 2 Prill. Më pas shkon në Kosovë në datën 3 Prill dhe pas një pushimi 7 ditor ajo vijon të festohet në Maqedoninë e Veriut në 10 Prill. Për këtë muaj nuk ka më asnjë datë për tu festuar si ditë e Lirisë Fiskale. Në muajin Maj, Dita e Lirisë Fiskale fillon festimin në Serbi më 3 Maj. Pas një pushimi dy javor ajo festohet në Malin e Zi më 17 Maj. Liria Fiskale festohet edhe në vendin e fundit të Ballkanit Perëndimor, në Bosnjë-Hercegovinë, në datën 30 Maj.

Nisur nga realiteti i barrës fiskale për secilin vend ballkanik, nga analiza e të ardhurave që kanë mbledhur administratat e këtyre vendieve rezulton se efektiviteti fiskal është i ndryshëm, pavarësisht se të gjitha vendet operojnë me nivele tatimesh dhe skemash aplikimi të ngjashme.
Në bazë të rezultateve të barrës fiskale në raport me prodhimin e brendshëm bruot dhe në një situatë ku tkurrja e të dyjave ka qenë prezente në të gjitha vendet, raporti konstaton se, zgjidhja nuk është ulja e shkallëve tatimore të tatimeve direkte apo indirekte, për arsye se prania e një niveli të lartë të informalitetit në ekonomi dhe tregun e punës, si dhe evazioni në nivele sfiduese për zgjerimin e buxhetit nuk lejojnë që politika e lehtësimeve tatimore të japë efektin e plotë.

Barra më e ulët fiskale për vitin 2020 është në Shqipëri. Barra më e lartë fiskale është në Bosnjë-Hercegovinë. Ndryshimi i niveleve të barrës fiskale është si efekt i tatimeve, taksave, tarifave dhe komntributeve të sigurimeve të mbeldhura nga administratat tatimore në një nivel të caktuar në raport me PBB-në. Nëse krahasojmë Shqipërinë me Serbinë, me të cilën ka ngjashmëri të shkallëve dhe skemave të tatimit për konsumin dhe kapitalin e punën është për tu theksuar se adresimi për përmirësime nuk është për politikën, por për administrimin fiskal duke rritur fokusin dhe forcimin e kapaciteteve të saj.
Në mënyrë që të analizojmë edhe më tej nivelin e barrës fiskale mesatare edhe për banorët e vendeve ballkanike, pasi janë marrë informacionet më të fundit lidhur me numrin e banorëve rezidentë ne seclin nga vendet ballkanike shikohet se nga raporti midis tatimeve gjithsej të paguara me numrin e banorëve ka një nivel pagueshmërie mesatare të tatimeve dhe kontributeve që ndryshon. Në rezultatet që dalin sipas raportit, Mali i Zi është vendi ballkanik ku banorët e saj janë më të ngarkuarit me detyrime dhe menjëherë mbas tyre vijnë banorët e Serbisë. Shqipëria është në vend të parafundit për ngarkesën e tatimeve për banor dhe në vend të fundit janë banorët e Kosovës. Bosnjë-Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut janë në nivele të afërta të ngarkesës fiskale mesatare për banorët respektivë të tyre.

Raporti ka trajtuar në dy kapituj të veçantë edhe barrën fiskale për Shqipërinë dhe Kosovën, sipas pagave të qytetarëve dhe segmenteve të biznesit, sipas qarkullimit vjetor të tyre.

Analiza është bërë në dy nivele:
– për qytetet e vendit është bërë një analizë e veçantë mbi barrën e qytetarëve dhe bisnesve, si dhe;
– për kryeqytetin është bërë një analizë më vete , si për qytetarët, por edhe për bizneset.

Arsyeja e ndarjes në dy nivele është e lidhur ngushtë me nivelet e ndryshme të pagesave për taksat vendore (komunale), në qytete dhe kryeqytet.
Liria fiskale në Shqipëri 2021
Kalendari i Lirisë Fiskale për bizneset që operojnë në qytetet shqiptare, sipas barrës fiskale që mban secili nga segmentet e biznesit ndryshon në varësi të qarkullimit që ata realizojnë. Bizneset e vogla kanë një barrë prej 71% më të ulët se binzeset e mesme. Ndërkohë, bizneset e mesme kanë një barrë prej 24% më të ulët se bizneset më të mëdha në vend. Ndryshimi midis bizneseve më të mëdha në vend me ato më të voglat (përjashtuar Tiranën) janë në një raport 2.7 : 1. Kjo do të thotë se barra fiskale për secilën nga kategoritë sipas të ardhurave mesatare që gjenerojnë është në proporcione që tregon një barrë më të lartë dhe pagueshmëri tatimesh e taksash prej 2.7 herë më shumë në raport me çfarë përfaqësojnë për bizneset e tyre në ambjentin ekonomik shqiptar.
Ndërkohë, të njëtat segmente biznesesh që operojnë në Tiranë kanë një ndryshim të barrës midis bizneseve të vogla me të mesme me 74%, ndërsa ndryshimi i barrës midis bizneseve të mesme me ato më të mëdha është 17%. Ndryshimi midis bizneseve më të mëdha në vend me ato më të voglat (përjashtuar bashkitë e tjera) është në një raport 2.3 : 1.

Për barrën fiskale të qytetarëve janë përzgjedhur nivele pagash që përfaqësojnë grupe të ndryshme sociale dhe nivele përfaqësimi të shtresave shoqërore.
Në analizë janë zgjedhur paga minmale për vitin 2020 prej 26 mijë lekë/muaj, paga e nivelit të mesëm të poshtëm prej 100 mijë lekë/muaj, paga e nivelit të mesëm të lartë prej 250 mijë lekë/muaj, si dhe paga që përfaqëson nivelet e larta prej 500 mijë lekë/muaj.
Edhe për këtë kategori tatimpaguesish janë bërë llogaritjet në dy nivele për arsye të taksave e tarifavevendore individuale/familjare të ndryshme midis qyteteve të vendit dhe Tiranës.

Kalendari i lirisë fiskale për qytetarët dhe familjet e tyre që përfitojnë të ardhura nga puna, evidenton se ndryshimi midis qytetarëve që kanë paga mbi 500 mijë lekë/muaj me ato që kanë paga minimale, 26 mijë lekë/muaj (përjashtuar Tiranën) del në një raport 1.9 : 1. Kjo do të thotë se barra fiskale për qytetarin me pagë minimale është 1.9 herë më e vogël në raport me qytetarin që merr pagë mujore shumë të lartë. Teorikisht, qytetari me nivelin e lartë të pagës bruto mban një barrë fiskale[2] sa 30.6% e pagës së tij, në krahasim me barrën fiskale prej 15.8%, që mban qytetari që ka pagë minimale. Në fakt, pagueshmëria e taksave nga niveli i pagave varet edhe nga madhësia e bazës tatimore.
Për pagën 100 mijë lekë në muaj barra fiskale është 25.7% e të ardhurës vjetore. Për për pagën 250 mijë lekë në muaj barra fiskale është 28.5% e të ardhurës vjetore. Për pagën 100 mijë lekë në muaj barra fiskale është 30.6% e të ardhurës vjetore.
Taksat dhe tarifat vendore kanë një ndikim në të ardhurat vjetore nga pagat 26, 100, 250 dhe 500 mijë respektivisht me 1%, 0.3%, 0.1% dhe 0.06%.
Kalendari i lirisë fiskale për qytetarët dhe familjet e Tiranës, që përfitojnë të ardhura nga puna, ka një ndryshim më të vogël karahsuar me të njëjtin raport për qytetet e tjera. Raporti midis barrës fiskale të qytetarëve që kanë paga mbi 500 mijë lekë/muaj me ato që kanë paga minimale, 26 mijë lekë/muaj del në një raport 1.7 : 1. Arsyeja e një raporti më të vogël në krahasim me qytetet shqiptare është si rrjedhojë e ndikimit të taksave dhe tarifave vendore, që janë më të larta për Tiranën.
Teorikisht, qytetari me nivelin e lartë të pagës bruto mban një barrë fiskale sa 30.8% e pagës së tij[3], në krahasim me barrën fiskale prej 18.1%[4], që mban qytetari që ka pagë minimale.
Për pagën 100 mijë lekë në muaj barra fiskale është 26.4% e të ardhurës vjetore. Për për pagën 250 mijë lekë në muaj dhe 500 mijë lekë në muaj barrat fiskale respektive janë 28.8% dhe 30.8% e të ardhurës vjetore.
Taksat dhe tarifat vendore kanë një ndikim në barrën fiskale vjetore për pagat 26, 100, 250 dhe 500 mijë respektivisht me 2.9%, 0.9%, 0.4% dhe 0.1%.

Liria fiskale në Kosovë në 2021
Liria Fiskale në Kosovë mbërrin ditën e 93të të vitit 2021. Kjo ditë sipas llogaritjeve të ditëve sipas muajve të vitit bie në datën 3 Prill 2021.
Në kalendarin e lirisë fiskale për bizneset llogaritjet janë diferencuar në dy nivele:
– për komunat e vendit, nisur nga fakti se taksat dhe tarifat komunale janë të ndryshme, si dhe duke konsideruar se niveli i pagueshmërisë së taksave është ndryshe nga Prishtina;
– për Komunën e Prishtinës bashkë me periferinë, duke qenë se ka nivele të ndryshme të taksave komunale, si dhe pagueshmëri dhe kosto të tjera më të larta të të bërit biznes.
Kalendari i lirisë fiskale për bizneset e të gjitha segmenteve të xhiros (sipas Kalendarit me poshte) shikohet se edhe në Kosovë, ashtu si në Shqipëri ndryshon midis bizneseve më të mëdha në vend me ato më të voglat (përjashtuar Prishtinën) dhe janë mes tyre në një raport 2.4 : 1. Barra fiskale për dy segmentet e biznesit, sipas të ardhurave mesatare që gjenerojnë është në nivele të kuptueshme treguese të një barre më të lartë dhe pagueshmëri tatimesh e taksash prej 2.4 herë më shumë të bizneseve të mëdha në raport me çfarë përfaqësojnë bizneset individuale në ambjentin ekonomik.
Nga një analizë krahasuese midis ditës së lirisë fiskale që festohet nga segmenti i bizneseve individuale me normë tatimi 3% të xhiros bruto me segmentin e bizneseve individuale me normë ttimi prej 9% të xhiros bruto rezulton se në të gjitha komunat e Kosovës ka një ndryshim mes barrës fiskale të secilit me 6 përqind.
Ndryshimi i barrës fiskale mes bizneseve me qarkullim vjetor mbi 50 mijë Euro me bizneset individuale që tatohen me 9% është 24.5%. Ndërkohë, bizneset e mesme me bizneset e mëdha kanë një ndryshim më të vogël prej 19 ditësh mes tyre. Ndryshimi i barrës fiskale mes tyre është 25 përqind. Barra fiskale e bizneseve të mëdha është 29.7% e të ardhurave të tyre vjetore.
Ndërkohë, në kalendarin e lirisë fiskale për bizneset e të gjitha segmenteve të xhiros në Prishtinë ndryshimi midis barrave fiskale të bizneseve më të mëdha në vend me ato më të voglat është në një raport 2.4 : 1. Kjo diferencë më e ngushtë e raportit në Prishtinë e krahasuar me komunat e tjera është i lidhur ngushtë me barrën fiskale të taksave dhe tarifave komunale, në raport me të ardhurat mesatare të secilit segment të biznesit.

Barra fiskale në Prishtinë, për secilin segment biznesi është si vijon:
– bizneset individuale që tatohet me 3% të xhiros kanë një barrë fiskale prej 12.5 përqind;
– bizneset individuale që tatohet me 9% të xhiros kanë një barrë fiskale prej 18.5 përqind;
– bizneset të mesme me qarkullim vjetor mbi 50 mijë Euro kanë një barrë fiskale prej 27.6 përqind;
– bizneset të mesme me qarkullim vjetor mbi 500 mijë Euro kanë një barrë fiskale prej 29.7 përqind;
Nga analiza e ndryshimit të barrës fiskale midis Prishtinës dhe komunave të tjera ka një ngushtim të saj midis niveleve të biznesve të vogla, por edhe midis bizneseve të mëdha. Kjo analizë krahasuese prezanton një barrë më të lartë të biznesve të mesme në Prishtinë në krahasim me komunat.
Kur krahasojmë barrën fiskale të bizneseve të mesme në Prishtinë, me ato të Tiranës shikohet një nivel më i lartë barre në Tiranë me 0.6% më shumë, e cila vjen më shumë nga niveli i lartë i barrës mbi kontributet e sigurimeve, që ndikon në një rritje të kostos për aktivitetet e shërbimit dhe ato të prodhimit. Nga krahasimi mes tyre shikohet se ka nevojë që ndërsa ka një barrë të afërt për tatimet e konsumit, kjo nuk shikohet të ndodhë për normat e tatimit mbi pagat dhe kontributet. Ndërkohë, taksat vendore (komunale) kanë një ndikim të vogël në bizneset e mesme.

Sipas kalendarit të lirisë fiskale për qytetarët dhe familjet kosovare, që i përfitojnë të ardhurat nga puna, duket se ndryshimi midis qytetarëve që kanë paga mbi 1.500 Euro/muaj me ato që kanë paga minimale, 80 Euro/muaj (përjashtuar Prishtinën) egziston një raport 1.5 : 1. Një raport i tillë tregon se barra fiskale për qytetarin me pagë minimale është 1.5 herë më e vogël se paga e qytetarit që merr pagë mujore të lartë. Teorikisht, qytetari me nivelin e lartë të pagës bruto mban një barrë fiskale[5] sa 16.9% e pagës së tij, në krahasim me barrën fiskale prej 10.9%, që mban qytetari që ka pagë minimale.
Taksat dhe tarifat komunale kanë një ndikim në të ardhurat vjetore nga pagat 80, 250, 450 dhe 1.500 Euro respektivisht me 5%, 3%, 2% dhe 1%. Kjo llogaritje tregon se taksat komunale kanë një ndikim më të madh në barrën fiskale të qyetetarëve, nëse krahasohet me ndikimin në qytetet shqiptare.
Kalendari i lirisë fiskale për qytetarët dhe familjet e Prishtinës, që i përfitojnë të ardhurat e tyre nga puna, ka një ndryshim më të vogël karahsuar me të njëjtin raport për komunat e tjera. Raporti midis barrës fiskale të qytetarëve që kanë paga mbi 1.500 Euro/muaj me ato që kanë paga minimale, 80 Euro/muaj është një raport 1.4 : 1, madje edhe më i vogël si raport se në komuna. Kjo do të thotë se barra fiskale për qytetarin me pagë minimale në Prishtinë është 0.1 herë më e vogël në raport me qytetarin me pagë minimale në komunat e vendit, për arsye se barra e taksave komunale më e lartë në Prishtinë ndikon më shumë te pagat e larta e krahasuar me komunat. Qytetari me nivelin e lartë të pagës bruto mban një barrë fiskale sa 16.9% e pagës së tij[6], në krahasim me barrën fiskale prej 12%[7], që mban qytetari që ka pagë minimale.

Për pagën 80 Euro në muaj barra fiskale është 12% e të ardhurës vjetore Për pagën 250 Euro në muaj barra fiskale është 12.1% e të ardhurës vjetore. Për për pagën 450 Euro në muaj barra fiskale respektive është 12.3% dhe për pagën 1.500 Euro në muaj barra fiskale është 16.9 e të ardhurës vjetore.
Taksat dhe tarifat komunale kanë një ndikim në të ardhurat vjetore nga pagat 80, 250, 450 dhe 1.500 Euro respektivisht me 6.6%, 4%, 3% dhe 1%. Ky raport i taksave komunale ndaj të ardhurave vjetore nga puna është më i lartë me të paktën 1% për secilin nga segmentet e pagave, përjashtar vetëm nivbelin e lartë të pagës që është njësoj ndikimi në barrën fiskale, si në komunat e vendit.
Dhe në këtë rast të Kosovës, nëse shikojmë barrën fiskale midis pagave të niveleve të njëjta shikojmë se barra fiskale ndaj pagave në Shqipëri është më e lartë se në Kosovë.
Kështu, për të njëjtën pagë të mesme prej 1.000 Euro, nëse krahasojmë barrën fiskale në Shqipëri me Kosovën, rezulton se barra fiskale:
– në Shqipëri është 27.3 përqind dhe liria fiskale bie në 9 Prill;
– në Kosovë është 15.2 përqind dhe liria fiskale bie në 25 Shkurt.
Nga ky krahasim i thjeshtë, shikohet se barra fiskale për qytetarët shqiptarë me nivel page të mesme është 80 përqind më e lartë se për qytetarët kosovarë për të njëjtën shumë page.


/BM
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top