Alpinistët shqiptarë, mes tyre dhe Gjergj Bojaxhi ia dalin të pushtojnë Everestin dhe ngrenë në çatinë e botës flamurin shqiptar, përkrahë flamujve të tjerë nga e gjithë bota, raporton noa.al duke cituar burime zyrtare nga Shoqata Dajti Alpino-Turistik.
Fation Plaku, Gerti Pishtari, Mateo Begeja, Gjergj Bojaxhi, Erlin Rudho dhe Xhimi Begeja dhe sherpat e tyre ia dalin të hipin në majën më të lartë të botës, 8844 metra, Aplinistët kanë mbërritur në majën e malit më të lartë në botë rreth orës lokale 07:00 (+5. 45 GMT).
Nga informacionet e fundit 4 nga 5 alpinistë shqiptarë kanë arritur majën e Everestit, 8844 metra rreth orës 07:00 me orën lokale. (+5. 45 GMT) dhe janë rrugës për në kampin 3. Na duhet të konfirmojmë sa dhe kush kanë arritur majën menjëherë sapo të arrijnë kampin 3.
Nga grupi prej 6 alpinistësh, nga njoftimi mësohet se ia kanë dalë 4 alpinistët. Nuk bëhet e ditur ende emrat e alpinistëve që hipën në majë. Disa orë më vonë, rreth orës 11: 00 u konfirmua se në Everest u ngjitën që të gjashtë anëtarët e ekipit shqiptar të cilët kanë valëvitur edhe flamurin shqiptar me rastin e 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në majën më të lartë të botë.
Ekspedita Everest 2012 u ndërmor në kushtet më ekstreme të motit dhe të lartësisë, dhe është iniciativë me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë.
Fation Plaku, Gerti Pishtari, Mateo Begeja, Gjergj Bojaxhi, Erlin Rudho dhe Xhimi Begeja, nisën në muajin Prill ngjitjen drejt pikës më të lartë të globit, për të vendosur flamurin shqiptar në zonën e flamujve, përkrahë flamujve të tjerë nga e gjithë bota. Kjo iniciativë u sponsorizua nga Vodafone Albania, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe një bankë private. e.t/noa.al