Alkoolit JO, duhanit PO?!

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
E kuptoj qe ne Kuran, ndalohet konsumi i alkoolit...
Por per duhanin cfare thuhet? Edhe duhani jep dependence, shkakton semundje...biles mbase me te renda se sa alkooli...
Po per droget? a specifikohet gje? Si mund te krahsosh droget me alkoolin ose duhanin...

Kafeja...prap droge eshte.... edhe eshte shume shume e konsumuar ne shtetet islame...

Sic eshte dhe Pipa dhe Nargjilea
1.jpg
se di si i thone shqip...por qe eshte nje lloje "duhani" dhe kjo....dhe kjo ben deme.....

narghilea.jpg

Pra si eshte i permendur pikerisht mishi i derrit dhe alkooli, keto demet e tjera ... a jan te permendura...
Nqs jo...atehere pse eshte bere pikerisht referim tek keto te 2... kur ka deme me te medha ne toke...se sa derri dhe alkooli

ps: Mos e interpretoni keq temen time...Une e respektoj besimin tuaj, thjesht nje kuriozitet me shtyhu te pyetem pse alkoolit i thoni Jo dhe te tjerave...mund ti thoni Po?

ps2: me kete rast do mesoj dhe si i thone shqip nargjileas

 
Titulli: Alkoolit JO, duhanit PO?!

O e perdor arabi ashashin o se perdor njeri tjeter un njoh marokinte gjith me argjile ne shpi jan dhe shesin dhe hashash .Mendoj se kurani eshte 1 liber i bere nga dikush qe ka shkruar cfare ka dashur .Sbesoj se ndalon alkolin dhe len nikotinen ashashin te pine me argjile ato pafkat me shije molle luleshtryle etj .Po sic e kam thene dhe e them lum si un qe jam ateist i pi te gjitha :):).
 
Titulli: Alkoolit JO, duhanit PO?!

Pershendetje sweety !


Sa i perket pirjes se duhanit, shumica e dijetareve Islame kane dhene mendimin se eshte i ndaluar (haram). Per baze kane marre citatin Kur'anor ku thote Zoti:

“ Dhe mos e mbytni veten tuaj (as edhe njëri tjetrin) (En-Nisa, 29)

Me kete ajet Kur'anor, Zoti na ka ndaluar cdo te keqe dhe te demshme dhe cdo gje qe ben dem dhe keq, eshte e ndaluar, kurse e keqja dhe e demshmja mund te dallohen permes gjurmeve te tyre, dhe ne e dime fare mire se duhani eshte shkaktar i shume semundjeve dhe eshte shkaktar i demeve fetare, trupore, materiale etj...!

Prej demeve fetare eshte se duhani ia veshtireson muslimanit qe ta adhuroje Zotin ne menyren me te bukur dhe me te mire, e pocaqerisht adhurimet gjate muajit te shenjte te Ramazanit, ku shume muslimane nuk e agjerojne kete muaj duke qene shkaktar kryesor moslenia e duhanit. Demet trupore dihen, mos t'flasim...!

Zoti nuk ia ka lejuar robit te Tij asnje pije apo ushqim, pervec nese ajo eshte ne dobine e robit te Tij, kurse ato ushqime dhe pije qe jane te demshme per robin e Zotit, per fene e tij apo jeten e tij, Allahu i ka bere haram dhe Ai eshte Meshirues i gjithe Meshiruesve dhe eshte me i Meshirshem sesa vet njeriu per vehten e vet, dhe Zoti eshte me i Ditur ne punet e Tij dhe theniet e Tij dhe nuk e ben asnje gje haram nese ajo eshte ne dobine e robit te Tij, sepse Krijuesi e di me se miri se cka eshte e dobishme per krijesen e Tij dhe cka eshte ne dem te tij,sikurse thote Zoti ne Kur'an:

”Dhe All-llahu është kurdoherë i Gjithëdituri, më i Urti Gjithëgjykues.” ” [En-Nisa, 11]

Poashtu, Muhammedi a.s. na e ka ndaluar humbjen e pasurise, e nuk ka dyshim ne ate se, shpenzimi i pasurise per blerjen e duhanit eshte humbje e pasurise, sepse shpenzimi i pasurise ne ate qe nuk ka dobi, padyshim se eshte humbje e pasurise.

Sa i perket droges, ne Sheriat ne baze te Kur'anit dhe Hadithit eshte konstatuar rregulli pergjithesisht i njohur: "اdo ushqim dhe pije përkatësisht çdo artikull që e përdorin njerëzit por i cili shkakton dëm në shëndetin dhe degjeneron jetën e tyre, është kategorikisht ndaluar". Lidhur me kete mendim jane unike t'gjithe dijetaret dhe teologet islam, te cilet menjehere, qe ne fillim kur u shfaq droga, reaguan ashper dhe dhane fetvane (mendimin) e tyre se droga eshte nje risi e demshme dhe e rrezikshme dhe si e tille eshte rreptesisht e ndaluar. Nje qendrim i ketille eshte marre ne baze te burimit te katert te Islamit - ne baze te kijasit - analogjise me alkoolin.

Shkaku i ndalimit te alkoolit eshte dehja dhe pasojat e demshme te saj per individin, familjen dhe shoqerine. Mirepo, kur eshte tani fjala per drogen, demet dhe pasojat e saj jane edhe me te medha: gjymtimi i shendetit, shkaterrimi i sistemit nervor dhe i ndenjave, nxitja per kryerjen e krimeve, vetevrasjeve, cnderimeve, vjedhjeve etj.

Kete mendim e mbeshtet edhe mendimtari i shquar Islam, auturi i vepres “Fetava”, - Ibni Temije, i cili thote se “Në drogë të këqijat janë më të mëdha se në alkool. Kush konsideron se është e lejuar (hallall) ai është i dalur feje, atij nuk do t'i falet xhenazja, e as nuk do të varroset në varrezat e muslimanëve”.

Ne shkencen Islame eshte theksuar parimi: Muslimani nuk guxon të marrë për ushqim ose për pije atë artikull që do ta dëmtonte ose do ta mbyste shpejt ose ngadalë, si kundër janë substancat e ndryshme helmuese." Se kendejmi per besimtaret musliman eshte haram (i ndaluar ) edhe ushqimi i shendoshe ose lengjet joalkoolike, nese ato perdoren ne menyre te tepruar, te cilat do t'i shkaktojne mundime ose semundje organizmit.

Te gjitha keto ndalime jane sipas fjaleve te Allahut i cili ne Kur’an thote:

"Hani e pini (nga ushqimet e lejuara) por mos e teproni, sepse Ai nuk i do ata që e teprojnë”. (El-A’raf, 51).

“Mos e mbytni vetveten! All-llahu është ndaj jush shumë i mëshirshëm” (En-Nisa, 29).

“Mos e çoni vetveten në shkatërrim” (El-Bekare, 195).​

Kur e kane pyetur shoket te derguarin e Zotit, Muhammedina a.s.:

"A ka mundesi qe muslimani te gaboi dhe te pije alkool?

Eshte pergjigjur: "Eshte mekat, por mundet te gaboi, andaj egziston edhe denimi."

Sa i perket kafes, nuk eshte e ndaluar. Ka dallim ndermjet droges qe te helmon dhe asaj qe nuk te helmon.Kafeja ka qene tradite tek arabet edhe gjate kohes se Profetit Muhammed a.s. Dhe nuk ka asnje argument qofte nga Kur'ani apo hadithi qe e argumenton se kafeja eshte haram.

Pipa/Argjilea - Ne i themi SHISHA, eshte edhe arabisht keshtu, edhe shqip ne Kosove sa e di une thuhet keshtu. Shisha permban tobacco, gje qe ne Islam eshte haram. Duke u nisur nga ky fakt, edhe Shisha ben pjese ne grupin e harameve. Kete e mendim e kane shumica e dijetareve Islam, nje numer tejet i vogel ka mendimin se eshte mekruh (e papelqyeshme).

Nqfs kam harruar dic per t'thene, do e them heren tjeter, kaq per momentin. Po patet dic te pakjarte, urdheroni pyetni.

Ju flm
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Alkoolit JO, duhanit PO?!

Kafeja eshte e konsideruar prap droge, edhe nqs nuk ka efekte aq te forta sa kan drogat e forta ( kokaina, heroina..etj), por kafeja shkakton dependence...dhe ka efekte negatie ne trup...ka dhe pozitive...por i ben dhe keq njeriut...Keshtu qe ...

Une doja te dija tjeter gje, nqs per mishin e derrit dhe alkoolit eshte e shkruajtur QARTE , dmthn "Mishi i derrit, alkooli ndalohen kategorikisht konsumimi tyre'.
Apo eshte fraza " Gjerat qe bejne deme...nuk duhen konsumuar...se eshte haram".

Sepse, nqs marim mishin e deles, ky eshte nje mish qe ka shume parazita....dhe te cilet shkaktojne semundje te renda ne trurin e njeriut...duke i cuar dhe deri ne vdekje...
Ka parazita dhe lopa, dhe pula, dhe peshku.... Pra sjan te pastra...
Po dihet qe derri eshte omnivor dhe ha gjithcka... por ne lidhje me shendetin nuk eshte pikerisht mishi qe ben me dem...dhe te tj shkaktojne kolesterol e probleme te tjera...

Pastaj me pipen/shishen apo si i thoni, eshte e ndaluar apo jo? Nje lloje si alkooli? Sepse sic the per kafene qe eshte tradite nga arabet...se di sa shtepi arabesh ka pa nargjile...prap eshte nje nga traditat e tyre, e kan dhe turqit.. ekeshtu me ralle tek popullata islame...

Qe ta mbyll postimin, doja te dija pse ka rene "pika" pikerisht me alkoolin dhe derrin, kur ka deme me te medha se sa keto te 2 per njeriun?
 
Titulli: Alkoolit JO, duhanit PO?!

Ka parazita dhe lopa, dhe pula, dhe peshku.... Pra sjan te pastra...

Nuk krahasohen demet e mishit te derrit me ato qe shkaktojne lopa, peshku etj etj...! Ngrenia e mishit te derrit mund te shkaktoje hic me pak se 70 lloje te ndryshme semundjesh. Dallim me kafshet e tjera sikur nata me dite sweety.
Derri eshte njera prej kafsheve me te felliqura ne toke. Jeton dhe rritet ne ndyresi, fekale dhe felliqesira. Eshte pastruesi i felliqesirave me i miri qe une e di se ka krijuar Zoti. Ne fshatra qe nuk kane tualete moderne dhe fshataret sekretohen ne vende te hapura. Shume shpesh sekretimet pastrohen nga derrat, gje qe nuk behen nga delet qe i permende ti.
Dikush ndoshta argumenton se ne vendet e zhvilluara si Australia, derrat mbahen e ushqehen ne kushte shume te pastra e higjienike.
Edhe pse ne keto kushte higjienike, derrat mbahen se bashku (kope) ne stalle. Nuk ka rendesi se sa shume perpiqesh t’i mbash paster, ata jane te felliqte nga natyra. Ata hane dhe i kenaqen jashteqitjes se vet dhe te tjereve afer tyre. Pastaj, derri eshte kafsha me e paturp ne siperfaqen e tokes. Eshte e vetmja kafshe qe fton shoket e vet te kene marredhënie intime me te dashuren e vet. Ne Amerike, shumica e njerezve konsumojne mishin e derrit. Shume here pas mbremjeve te vallezimit, ata kane shkembime mes grash; p.sh. shume prej tyre thone: "fli ti me gruan time dhe une do fle me gruan tende."
Nese ha derra, atehere sillesh si derrat ..!
Shume njerez Ameriken e konsiderojne si shume te zhvilluar dhe te sofistikuar. Cfaredo qe ata bejne, njerezit ii pasojne pas disa vitesh.
Sipas nje artikulli ne revisten Islande, kjo praktike e shkembimit te grave eshte bere e zakonshme ne shume rrethe te Bombejit.


Pastaj me pipen/shishen apo si i thoni, eshte e ndaluar apo jo? Nje lloje si alkooli?

Te jam pergjigjur
Qe ta mbyll postimin, doja te dija pse ka rene "pika" pikerisht me alkoolin dhe derrin, kur ka deme me te medha se sa keto te 2 per njeriun?

Alkooli ishte i dashur shume tek arabet. Aisheja (Zoti qofte i kenaqur me te) gruaja e Profetit Muhammed ka thene:

"E para që është zbritur prej Kuranit është sure që përmendin xhenetin dhe xhehenemin. Kur njerëzit hynë në Islam zbritën ajete të hallallit dhe haramit. Nëse do zbritej që në fillim: mos pini alkool do të thoshin: Nuk do ta lëmë alkoolin kurrë."(Shënuar nga Buhariu.)

Per arabet, nuk paramendohej jeta pa alkool, aq shume e donin. Mu per kete arsye, per ta ndaluar alkoolin, nevojitej nje urtesi, nje metode tejet e vecante. Keshtu qe Zoti per alkoolin zbriti 4 ajete/citate Kur'anore ne Mekke:

" Edhe nga frutat e hurmës dhe të rrushit nxirrni prej tyre pije (lëngje) dhe ushqim të mirë. S’ka dyshim se edhe në këtë ka fakte (mbi fuqinë e Zotit) për njerëzit që kanë menduar." ( En Nahl, 67)

Muslimanët e pinin alkoolin ne fillimet e Islamit, e cila per ta ishte e lejuar, por me pas zbret ne Medine fjala e Allahut:

" Të pyesin ty për verën dhe bixhozin. Thuaj: Që të dyja janë mëkat i madh, e ka edhe dobi në to (të pakta) për njerëz, por dëmi i tyre është më i madh se dobia e tyre…" (El Bekare, 219)

E lane ate prej fjales:

" …Thuaj: Që të dyja janë mëkat i madh…"

Dhe e pine nje pjese prej thenies:

" … e ka edhe dobi në to (të pakta) për njerëz…"

Pastaj, njeri nga shoket e Profetit Muhamed a.s. me emrin Abdurrahman Bin Auf, ftoi Ali ibn Ebi Talib per t'ngrene dhe pire alkool. Ne ate moment, Aliun e propozuan per t'ju prire ne namaz, ku kendoi Kaptinen "Kafirun":

"Thuaj: O ju jobesimtarë! Unë nuk adhuroj atë që ju e adhuroni! Ne adhurojmë atë që ju adhuroni."​

Pra, duke qene i pire, tha: " Ne adhurojme ate qe ju adhuroni" ne vend te "Ne nuk adhurojme ate qe ju adhuroni"


Pas kesaj ngjarje, Zoti zbret ajetin tjeter Kur'anor qe thote:

"O ju që besuat, mos u afroni namazit duke qenë të dehur, derisa të dini se ç’flitni…" (En Nisa, 43)

Keshtu qe, alkooli u ndalua gjate kohes se faljes. Njerezit akoma e pinin ate pas namazit te jacise, dhe kur zgjoheshin ne mengjes, pija u ishte larguar.

Me vone, zbriti edhe ajeti tjeter me rradhe, qe thote :

"O ju që besuat, s’ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre…" (El Maide, 90)

Omeri, njeri nga shoket e ngushte te Profetit Muhammed a.s., nuk bindej disi akoma per ndalimin e alkoolit, derisa me nje rast tha: "O Zot, qartësona për alkoolin me një qartësi bindëse."
Dhe pas kesaj, zbret ajeti i kaptines El-Maide,i kendohet Omerit r.a. dhe kur arrin "… Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)?" (El Maide, 91) Umeri tha: "I dhamë fund, i dhamë fund" (Shenuar nga Nesai dhe Termidhi)

Ndalimi i alkoolit mbi bazen e kesaj renditjeje eshte nje urtesi e qarte. Njerezit pine alkoolin, i cili u be pjese e jetes se tyre. Nese do t'u ndalohej ne menyre te menjehershme do te hasej veshtiresi tek ata dhe ndoshta nuk do te pergjigjeshin ndalimit te tij.

Mendoj se tani e ke pak me te kjarte menyren dhe arsyen e ndalimit te alkoolit. Per alkool dhe mish te derrit jane zbritur ajete te qarta. Ne Kur’an disa here perseritet se eshte bere haram (ndaluar rreptesisht) ngrenia e kafshes se ngordhur, e gjakut te derdhur, e mishit te derrit dhe e kafshes qe nuk eshte prere ne emer të Allahut. por ne emer te ndonje hyjnije tjeter apo te ndonje personaliteti a sendi tjeter te ngritur ne kult. Keshtu ne Kur’an thuhet:

"(All-llahu) ju ka ndaluar juve vetëm të ngordhtën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që therret jo në emër të All-llahut. E kush shtrëngohet (të hajë nga këto) duke mos pasur për qëllim shijen dhe duke mos e tepruar, për të nuk është mëkat. Vërtet All-llahu fal, është mëshirues" (el-Bekara, 2:173)

"Juve ju janë ndaluar (t’i hani): ngordhësirën, gjakun, mishin e derrit, ajo që therret jo në emrin e All-llahut, e furmja, e mbytura, e rrëzuara, e shpuara (nga briri i tjetrës), ajo që e ka ngrënë egërsira, përveç asaj që arrini ta therrni (para se të ngordhë), ajo që është therrur për idhuj dhe (ju është e ndaluar) të kërkoni me short fatin. Kjo është mëkat ndaj All-llahut" (el-Maide, 5:3);

"Thuaj: ‘Në atë që më është shpallur mua (në Kur’an) nuk po gjej të ndaluar diçka nga ushqimi, përveç në qoftë se ai (ushqim) është: cofëtinë, gjak i derdhur ose mish derri, e ai është i ndytë, dhe pos asaj që është therrur jo në emër të All-llahut (por të ndonjë idhulli) e që është mëkat. E kush detyrohet (t’i hajë këto të ndaluara), por duke mos pasur për qëllim shijen dhe duke mos e tepruar, Zoti yt është që fal e mëshiron shumë" (el- En’am, 6: 145)

Po keshtu ne Kur’an thuhet se gjithcka qe eshte e paster eshte e lejuar (hallall) per njerezit, kurse gjithcka qe eshte e piste dhe e ndyte eshte e ndaluar (haram), (el-A’raf, 7:157; Taha, 20:81; el-Mu’minun, 23:51).

Thene me fjale tjera, ngrenja e mishit te derrit eshte vertetuar edhe sot se ndikon negativisht ne shendetin dhe karakterin e njeriut. Per nje musliman, urdheresat dhe ndalesat e fese paraqesin nga nje aksiome, nga nje te vertete te qarte e te padiskutueshme :)

kur ka deme me te medha se sa keto te 2 per njeriun?

E kam cekur me lart:

Ne Sheriat ne baze te Kur'anit dhe Hadithit eshte konstatuar rregulli pergjithesisht i njohur: "اdo ushqim dhe pije përkatësisht çdo artikull që e përdorin njerëzit por i cili shkakton dëm në shëndetin dhe degjeneron jetën e tyre, është kategorikisht ndaluar".


Ju pershendes
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Alkoolit JO, duhanit PO?!

اdo pije, droge, apo ushqim tjeter qe ia humb vetedijen njeriut eshte i ndaluar. Dallimi ne mes kafes dhe alkoolit eshte te vetedija e jo se te ben te mvarur. Dallimi ne mes derrit dhe deles eshte sipas Kur'anit:


4:154 Ne ngritëm mbi ta (kodrën) Tur'in pse ishin zotuar (ta pranojnë Tevratin)' u patëm thënë: "Hyni në derë (të bejtul mukadesit) të përulur, dhe u patëm thënë: "Mos e thyeni të shtunën" (mos gjuani peshk). Ashtu Ne patëm marrë prej tyre besë të fortë.

5:60 Thuaj: " A t'ju lajmëroj për një të keqe (të zezë) më të dëmshme (nga ajo e metë që na e shihni) si dënim nga All-llahu? (Ajo është) Mallkimi i atij që e mallkoi All-llahu dhe hidhërimi ndaj tij, që disa prej tyre i shdërroi në majmunë e në derra, e i bëri të djallit. Të tillët janë në pozitë më të keqe dhe më të humburit prej rrugës së drejtë.

7:163 Dhe pyeti ti (Muhammed) për fshatin që ishte në breg të detit e ata e shkelën rendin e të shtunës (që e kishin të ndaluar gjuajtjen e peshqve), kur në të shtunën e tyre peshqit u vinin sheshazi mbi ujë, e në ditën që nuk festonin nuk u vinin. Ja, kështu i sprovuam ata ngase ishin mëkatarë.

7:166 E kur ata tejkaluan me arogancë të hapët, nga ajo që ishin të ndaluar, Ne i shndërruam në majmunë të përbuzur.

Pra siç shihet disa njerez i ka shenderruar Zoti ne derra dhe te hash mish derri eshte si te hash mish njeriu. Prandaj i pershtaten organet e derrit njeriut ne transplatime. Nuk them se nuk ekzistonin derrat edhe me pare sepse nuk e di, por kjo qe e ceka me larte eshte njera nga arsyet e ndaleses.

Sa i perket duhanit, nje gje e di, qe nuk ia humb vetedijen njeriut dhe veprimet qe i ben i ben me vetedije te plote krahasuar me ate qe pi alkool apo merr droge. Jane larg njeri tjetrit ne kete drejtim.
 
Titulli: Alkoolit JO, duhanit PO?!

Po nuk ka lidhje vetedija...ka lidhje shendeti...
Sepse derrin nuk e konsumoni pikerisht se demton shendetin...apo jo?

Dhe kafeja dhe duhani ... demtojne shendetin....per kete e kisha une...

Gjithsesi, flm Lover dhe Alko:)
 
Titulli: Alkoolit JO, duhanit PO?!

Une sa per duhanin degjova nje dite , qe nese e ndalon ne moshen 35 vjecare cdo gje kthehet si me pare , edhe sdo kesh probleme ... Sa per nargjilene me tha njeri ketu qe eshte nga egjitpi, qe atje e kan profesion e pasion ..:D Une mendoj qe burri qe eshte burre edhe do te beje qefin e tij mund ta pije edhe nje coca cola me shume :p
 
Titulli: Alkoolit JO, duhanit PO?!

shum interesante kjo teme.....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top