Alkooli dhe familja

Arfenilla

Themelues i Forumit


Shiko fotografinë 1784370

Alkooli nuk është vetëm një produkt psikotrop, por edhe toksik për organizmin. Te fëmijët të dy elementet luajnë rol thelbësor: psikika dhe trupi i tyre nuk janë gati të përballojnë efektet e alkoolit.

Fillimisht më duhet të them se assesi nuk duhet menduar se alkooli paraqet problem vetëm për familjet të cilat në radhët e tyre kanë alkoolikë, problem kanë edhe familjet që në radhët e tyre kanë ndonjë konsumator që nuk ka rënë në varësi, por kuptohet në masë më të vogël.

Nisur nga kjo u përcaktova për këtë nëntitull e nuk iu binda nëntitullit: Alkooliku dhe familja.

Në lidhje me këtë nuk do ta zgjasim shumë, por, duke marrë parasysh pasojat e alkoolit (disa nga to i përmendëm), po i parashtrojmë disa pyetje, të cilave s’do të ketë nevojë t’u përgjigjemi:

-Sa mund të mendohet se janë të kënaqur prindërit e një të riu që bie në varësi nga alkooli?

-Sa është e mundur që një alkoolik i varur t’i kryejë të gjitha obligimet e tij ndaj bashkëshortes, fëmijëve..?

-ا’ndikim ka alkooli te pasardhësit e alkoolikut?

- ا’shembull paraqet alkooliku për fëmijët e tij?....

Të gjitha këto pyetje paraqesin probleme në vete dhe meritojnë enkas të studiohen, por këtu ne do të mjaftojmë vetëm së përmenduri disa gjëra të cilat nuk guxojmë t’i lëmë në harresë.

Alkooli me ndikimin e tij negativ në jetën ****uale, duke shtuar vetëm dëshirën e duke zvogëluar potencialin, bën që alkoolikët të bëhen xhelozë, karakteristikë kjo e cila shkakton probleme të shumta, si: fyerje, rrahje, shkurorëzime etj.

Dr. Riçard Frolih thotë se: Alkooli jo vetëm që dëmton konsumatorin, por ai bart ndikimin e vet shkatërrues po ashtu edhe te pasardhësit. Kurse dr. Ivan Hercog thotë: “Për shkak të degjenerimit shpirtëror, alkooliku shkatërron familjen e tij, bëhet punëtor i keq, pra në çdo aspekt person antisocial”.

Vartësi nga alkooli

Alkooli, pra, ka ndikimin e tij shkatërrues në të gjitha ato sfera, pa të cilat nuk mund të ketë familje të shëndoshë, stabile. Nëse rastet e këtilla na janë të shumta, atëherë duhet ditur se jemi anëtarë të një shoqërie që shkon drejt rrënimit.

Së këndejmi, askush nuk ka të drejtë të hidhërohet me ata që e luftojnë këtë të ligë, me ata që dëshirojnë të jenë pjesë e një shoqërie të shëndoshë.

Të gjithë e njohin alkoolin, edhe fëmijët! Ai zë një vend të privilegjuar

në shoqërinë, gastronominë dhe kulturën tonë. Rreth 4 të rritur në 5 konsumojnë alkool. Disa e bëjnë këtë çdo ditë, të tjerë vetëm në fundjavë ose në raste festash të ndryshme dhe të tjerë abuzojnë ose vuajnë nga vartësia e tij. Fëmijët me mënyrën e tyre e kanë kuptuar këtë. Shumë të vegjël e ndiejnë që do të jetë pothuajse e detyrueshme që një ditë dhe ata vetë të pinë alkool. Ju si prindër nuk duhet t’u jepni këtë shembull fëmijëve. Më mirë prisni që ata t’ju pyesin vetë dhe pastaj pozicionohuni në mënyrë të qartë: alkooli nuk është një pije për fëmijë, sepse ka efekte psikotrope: ai mund të krijojë probleme të rënda për të gjitha moshat.

Alkooli nuk është vetëm një produkt psikotrop, por edhe toksik për organizmin. Te fëmijët të dy elementet luajnë rol thelbësor: psikika dhe trupi i tyre nuk janë gati të përballojnë efektet e alkoolit.

Duhet bërë dallimi midis të provuarit të shijes së alkoolit nga një fëmijë 8 vjeç, i cili shijon pak nga gota e të rriturit, nga konsumimi i përditshëm i një 12-vjeçari. Në rastin e parë bëhet fjalë për një eksperiencë të izoluar, në rastin e dytë bëhet fjalë për një sjellje për të cilën duhet të preokupohemi: në moshën 12- vjeçare një gotë pije alkoolike çdo

javë përbën një rrezik i cili mund të zhvillojë më vonë probleme konsumimi, sepse produkti mund të zërë një vend të rëndësishëm në jetën e një fëmije.

Më vonë, në moshën 16-vjeçare, një konsumim pak a shumë i përditshëm përbën problem pasi rrezikohet të kalohet nga përdorimi episodik në atë të zakonshëm dhe, në moshë më të rritur, nga përdorimi i zakonshëm, të kalohet në një gjendje vartësie ndaj alkoolit.

Gjatë festave ose fundjavës të pirët mund të kthehet shumë shpejt në dehje, në largim nga realiteti. Një dehje mund të çojë në një aksident me

makinë, në sjellje të papërshtatshme ose edhe në një komë etilike. Këtu nuk bëhet më fjalë për moshën; është një problem që i kap të gjithë, edhe të rriturit. Por, tek adoleshentët efekti i alkoolit ndihet më shumë se te të rriturit.

Pasojat e konsumimit të alkoolit

Mënyra se si reagojmë ndaj alkoolit nuk varet vetëm nga sasia e konsumuar, por edhe nga situata në të cilën ndodhemi, nga forma fizike, gjendja shpirtërore gjatë atij momenti etj.

-Nëse kemi një peshë të lehtë trupore, reagojmë shpejt ndaj një sasie të vogël alkooli. Nëse nuk kemi ngrënë, alkooli na deh më shpejt sesa kur konsumohet gjatë ngrënies ose pas saj.

-Një person që nuk është mësuar me alkool dehet shumë më shpejt se një i mësuar me të.

-Nën moshën 16-vjeçare alkooli nuk asimilohet aq lirë sa tek të rriturit, për shkak të mëlçisë, e cila nuk është ende e zhvilluar plotësisht.

Nuk duhet të harrojmë që alkooli është një substancë psikotrope, e cila modifikon perceptimin e realitetit. Duke pasur parasysh specifikat e zhvillimit psikik në adoleshencë, alkooli përbën rrezik të madh në stabilizimin e psikikës.

“Vajza ime 17-vjeçare më tregon që gjatë mbrëmjeve me shokët, ajo pi shumë lloje përzierjesh alkoolike. A është kjo më e rrezikshme sesa birra?”

Këto përzierje të alkoolit të fortë (apo likerit) me lëng frutash apo lëngje gazuese shiten si të parapërgatitura ose edhe përgatiten në moment nëpër bare ose festa shtëpie. Në një përzierje të tillë përqendrimi i alkoolit varet nga sasia dhe nga lloji i tij. Mund të themi që këto përzierje janë më të rrezikshme se birra, sepse:

-Duke qenë se është një përzierje me lëngje frutash, ëmbëlsia e tyre mbulon shijen e hidhur të alkoolit dhe si rrjedhojë pijmë më shumë.

-Ka më shumë alkool sesa në një birrë.

-Me këtë lloj përzierjeje adoleshentët mësohen pak nga pak me alkoolin e fortë.

Për më tepër, gazi karbonik përshpejton kalimin e alkoolit në organizëm. Shitja e alkoolit të fortë, në vendet e Evropës dhe vende të tjera është e ndaluar për fëmijë nën moshën 18 vjeç. Përqendrimi i alkoolit varet nga pesha e vet individit, nga numri i gotave që ka pirë, nga sasia e alkoolit që ka pasur në gotë dhe nga ritmi i konsumimit.

Ja një shembull i alkoolemisë (alkoolit në gjak), pa ngrënë përpara. Nëse vajza ka një peshë të lehtë trupore, përqendrimi do të jetë më i lartë. Po nesër në mëngjes? Përqendrimi i alkoolit në gjak ulet 0.1% në orë.

Ja një shembull: Te një vajzë e re 17-vjeçare, 50 kg, që pi një “koktej” (5 cl përzierje alkoolike) çdo një orë, pa ngrënë asgjë, përqendrimi i alkoolit në gjak do të jetë...

Pas 1 ore dhe 2 kokteje: 0,6% = turbullim i lehtë,

Pas 2 orësh dhe 2 kokteje: 1,0% = dehje, ekuilibër i shqetësuar,

Pas 3 orësh dhe 3 kokteje: 1,4% = humbje e kontrollit,

Pas 4 orësh dhe 4 kokteje: 1,9% = somnolencë, letargji.



Dr. Mahir Iseini
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top