Alket Rizai i reziston ndërhyrjes së forcave speciale në burg: Ose më vrisni, ose më lini të lirë
19:37-Ka marrë fund me sukses pengmarrja në burgun grek të Malandrinos. Shqiptari Alket Rizai, është dorëzuar pas 24 orësh pengmarrje tek forcat e policisë greke.
Mësohet se ka qenë vetë ai që ka thënë: “Mori fund gjithçka.” Mediat greke thonë se shqiptari i dënuar në burgun grek nuk mbante vërtet në dorë eksploziv apo thikë, por vetëm pjesë metalike të një radioje të shkatërruar.
Mësohet se drejt tij u nisën tre skuadra speciale me nga 2 snajpera. Mësohet se pengjet gëzojnë shëndet të plotë pas përfundimit të pengmarrjes.
Rizai morri peng ditën e shtunë në mbrëmje 5 oficerë policie, në bashkëpunim me 2 të dënuar të tjerë. Ai kërkoi të lirohej nga burgu ose në të kundërt do të vriste pengjet.
Mësohet se Rizai ka kërcënuar se kjo ishte ‘e treta e vërteta’, pasi ai ka tentuar edhe dy herë më parë që të arratiset nga burgjet greke.
15:30-Vijon terrori në burgun grek në Malandrinos, ku Alekt Rizai vazhdon të mbajë edhe ditën e sotme pengjet e tij, që i ka marrë që dje në darkë në tenatativë për t'u arratisur nga burgu. Ai ka kërcënuar se do t’i hedhë në erë pengjet nëse nuk arratiset.
Në burgun e Malandrinos gjate natës janë dëgjuar të shtëna, por Rizai thotë se ka qëlluar policia greke. Ai thotë se nuk do dorëzohet deri sa t'i dërgojnë një makine për t'u larguar nga burgu. "Ose dal qe këtej i sigurt, ose 9 familje do te mbushen me lule", ka thënë Rizai.
Në negociata merr pjese avokati i Alketit dhe e dashura e tij Sula, që i kërkojnë të dorëzohet. "Alket, mos merr jetë të pafajshme", ka thënë avokati, i cili i përshkruan gjendjen e klientit të tij, shumë të renduar psikologjikisht.
14:00 -Ndërhyjnë forcat speciale
ثshtë njoftuar se rreth orës 14:00 forcat speciale të policisë greke EKAM, ka në hyrë në burgun ku Rizai mbanë peng 5 gardian!
Mësohet se fillimisht Rizai kishte tentuar të dilte jashtë por nuk ia doli, ndërsa policia e paralajmëroi duke hapur zjarr në ajër.
Policia bëri me dije se Rizai është tërhequr në kullën e rojave të burgut, bashkë me dy bashkëpunëtor të tij dhe pesë pengje. Një ri prej gardianëve mundi t’i shpëtonte.
Forcat e policisë MAT me maska kundragaz ndodhen në mjediset e burgut, ndërsa Alket Rizai me pengjet dhe dy bashkëpunëtorët ndodhet në një mjedis të mbyllur, pa dritare. Atje janë dëgjuar zhurmat e armëve dhe granatave tymuese, koha kur i shpëtoi pengmarrjes edhe pengu. Forcat MAT janë në pritje të urdhrave të mëtejshme për të ndërhyrë pikërisht aty ku ndodhet pengmarrësi. Forcat speciale kanë hyrë edhe me qëllim që të tërheqin 7 rojet e tjera të burgut që ndodheshin aty gjatë pengmarrjes dhe për të larguar të burgosurit nga qelitë e tyre, pasi thuhet se Rizai kishte në plan një revoltë masive të të dënuarve, që të shpëtonte lehtë. Ndërkohë dëgjohen në burg thirrje të 500 të burgosurve.
Zyrtari që i shpëtoi pengmarrjes tha se në duart e Rizait ndodhen edhe 5 kolegët të tij ndërsa ai ka dy bashkëpunëtorë. Pengu i liruar tregoi se Alketi ka në duar një mekanizëm shpërthyes, ndërsa bashkëpunëtorët kanë thika.
Sipas informacioneve, autoritetet po e zgjasin operacionin, për ta lodhur sa më shumë pengmarrësin dhe për ta bërë të paaftë për të reaguar, ndaj një ndërhyrjeje të papritur.
Përveç operacionit që po zhvillohet brenda në burg, policia ka ngritur postblloqe në të gjitha nyjet në rajon dhe në qarqe të tjera në Greqinë qendrore, duke identifikuar dy të dyshuar me makinë që prisnin për të marrë Alket Rizain. Policia, kërkon një Opel ngjyrë argjendi, që ka në bordin e tij dy shqiptarë dhe një Suzuki Vitara, që drejtohet nga një grua. Kontrolle ushtrohen edhe në makina tjera të dyshimta, ndërsa forcat policore jashtë burgut, janë gati për çdo eventualitet.
13:00- Shpëton një nga pengjet
Një nga pengjet është i lirë, por nuk dihet nëse pengu u arratis, apo u la i lire nga vete pengmarrësi, Alket Rizai.
Nuk dihet si arriti t’i kapë në befasi punonjësit e burgut dhe t’i drejtojë pranë portës kryesore, por mendohet se kjo ndodhi gjatë orës së ndërrimit të rojeve. Kujtojmë se edhe pse në vëzhgim të rreptë, atij nuk i kanë munguar lidhjet e shumta dhe bashkëpunëtorët. Në prill të vitit të kaluar 2 oficerë të burgut të Malandrinos u arrestuan teksa i dërgonin 210 gr heroinë, dy celularë dhe 5 karta Sim me kërkesë të tij.
Alket Rizai ka folur gjatë natës në telefon me gazetarët grekë dhe ka protestuar për sistemin e drejtësisë dhe dënimin e tij që e cilëson të padrejtë, duke thënë ndër të tjera: “Unë kam durim dhe nuk më soset durimi. Kjo është e treat dhe e më e hidhura. Do presim fundin e kësaj pune. Gjykata ka abuzuar me mua, vendimi për burg për jetë është i padrejtë dhe nuk e meritoj. Më sillni një makinë dhe unë do t’i liroj pengjet e do largohem. Të shohim kush do dalë i fituar. Unë i kam marrë masat e mia.
“Nuk dua të filloj t’i vras ata një nga një. Unë kam asgjë me ta", thotë Alket Rizai për pengjet e tij, duke vënë në dukje se ai ka durim dhe mund të presë.
Më pas i jep telefonin njërit prej pengjeve që të kërkojë një makinë dhe pengu pyet: "Kaq e vështirë është për të sjellë një makinë që të na lerë të lirë?"
11:00 -Nëna e Alket Rizait: Duhet t’i shkojë deri në fund rrugës së nisur
Në një deklaratë për mediat ka reaguar nëna e Alket Rizait, Donika Rizai, e cila ka thënë se e mbështet djalin e saj në veprimin që ka ndërmarrë, duke theksuar se ai duhet ta vazhdojë rrugën që ka nisur.
Prindërit e tij, Ramiz dhe Donika Rizai ndërsa e cilësojnë djalin e tyre si të pafajshëm ata kanë theksuar se djali i saj po përdoret nga shteti grek.
“Shteti grek po përdor djalin tonë, e ka akuzuar për gjëra që nuk i ka bërë.E mbështesim dhe do i qëndrojmë pranë djalit tonë në çdo situate. Alket, rrugën që ke nisur çoje deri në fund se shteti grek po tallet me ty. Shteti shqiptar duhet ta mbështesë djalin tim. Alketi nuk ka bërë asgjë, nuk është as hajdut, as vrasës, as kriminel. Djali më ka rrëfyer që nuk ka bërë asgjë nga ato që e akuzojnë” është shprehur nëna e Alketit.
02:00- Alket Rizai i ka kërkuar policisë se nuk është gati të negociojë dhe se ai kërkon vetëm largimin nga burgu, së bashku me dy të dënuar të tjerë.
Alket Rizai është dënuar me burgim të përjetshëm në burgun grek të Malandrinos. Rizai, i cili ka qenë në epiqendër të mediave greke për shkak të arratisjeve të tij të bujshme me helikopter, kërkon që të mundësohet lirimi i tij nga burgu dhe për këtë kërkon një makinë në dispozicion të tij. I mbështjellë me 500 gram lëndë eksplozive të tipit C4, shqiptari ndodhet në një gjendje tepër të rënduar psikologjike dhe jashtë kontrollit, sidomos pas përdorimit të gazit lotsjellës nga ana e policisë, gjatë një tentative të pasuksesshme për të ndërhyrë për lirimin e pengjeve. Sipas dëshmive, Alket Rizai paraqet pamjen e një njeriu, i cili “tashmë nuk ka asgjë se çfarë të humbasë dhe është i vendosur për gjithçka”. Ky qëndrim i tij duket se i ka bindur edhe pengjet, të cilët janë katër gardianë (siç u tha fillimisht dhe më pas u përgënjeshtrua në dy) dhe dy të burgosur, të cilët ende nuk dihet se çfarë roli luajnë, janë pengje apo bashkëpunëtorë. Pengjet u bëjnë thirrje autoriteteve që të plotësojnë kërkesat e Rizait dhe t’i japin menjëherë një automjet që të largohet, pasi jeta e tyre varet në fije të perit dhe që të mos ketë përfundim të përgjakshëm e gjithë kjo histori.
Ndërkohë gjatë gjithë natës kanë vazhduar tentativat për lirimin e pengjeve, por pa asnjë rezultat, pasi gjendja psikike e Alket Rizait është e tillë që është pothuajse i pamundur komunikimi me të pa iu plotësuar kërkesat.
23:00- E dashura greke, negociata për lirimin e pengjeve
Rol në bisedimet për lirimin e pengjeve ka marrë përsipër edhe e dashura e tij greke, Aspasia Mitrushia (Sula), por deri tani nuk ka asnjë rezultat. Ndërkohë edhe avokati i Rizait, Sakis Kehajaoglu, i cili komunikoi me Rizain gjatë orëve të natës deklaron se klienti i tij është në një gjendje psikike shumë të trazuar dhe është i vendosur. Sipas avokatit ai është i veshur me lëndë eksplozive dhe kërkon makinë që të largohet. Edhe në këtë rast rol të rëndësishëm duket se luan e dashura e tij, Sula, e cila, ashtu si edhe avokati i tij i bëjnë thirrje që të dorëzohet dhe t’i japë fund kësaj historie, në mënyrë që të mos derdhet gjak i pafajshëm.
Po ashtu, është bërë e ditur, se në përkrahje të tij, gjë që e bën situatën dhe më të vështirë, është edhe se një grup shqiptarësh, po të armatosur, janë në mbështetje të tij.
22: 00- Një ngjarje e rëndë po ndodh në Greqi, ku shqiptari Alket Rizai, ka marrë peng 6 persona të burgut grek në Malandrino.Mediat greke bëjnë me dije se një triller i vërtetë po ndodh në burgun grek, ku frika dhe tmerri ka pushtuar policinë greke nga Alket Rizai, i cili konsiderohet si një nga personat më të rrezikshëm me precedent penal në këtë vend.
Bëhet e ditur se i burgosuri Rizai ka mundur të futë në burg nga jashtë të gjitha municionet.
Pengmarrja ka nisur në orën 21.00 të mbrëmjes së sotme, ku i dënuari Alket Rizai, rrëmbeu katër pengje të cilat janë oficerë të burgut (dy gra dhe dy burra) dhe dy të burgosur, duke i kërcënuar dhe në dorë mban dy granata dr një thikë. Ai deklaroi se bashkë me to ka dhe një qese ku thotë se ndodhen 200 gr lënë eksplozive.
Ai i ka kërkuar drejtorit të burgut t’i afrojë një makinë afër derës, por t’u arratisur ose në të kundërt do të hedh në erë pengjet.
Sipas policisë plani i Riziait është që të përdorë si mburojë pengjet, për t’u arratisur me makinën e parkuar në hyrje të burgut.
Policia thotë se situata është e rrezikshme, sidomos për faktin se ai është edhe nën efektin e substancave narkotike. Në burgun e Malandrino janë grumbulluar forca të shumta policie.
Rizaj në mediat e huaja
Ngjarja e Alket Rizajit, është pasqyruar edhe në mediat e huaja. “Rusia Today” përmbledh historinë tronditëse të Rizajt. Në faqen online, shkruhet se Alket Risazj, i cili në 2009 tentoi të largohet me helikopter nga burgu grek, ka marrë 6 persona peng, dy oficerë dhe dy të tjerë të burgosur. Ai kërcënon se nëse nuk do të fitojë lirin, do të shkaktojë një shpërthim në burgun, Malandrino, Greqi. Krimineli, vijon “Rusia Today”, i identifikuar si Alket Rizaj, është i armatosur me dy granata dhe është i pajisur me thika. Disa raporte, vlerësojnë se ai është nën ndikimin e lëndëve narkotike.
Ndërsa Rizaj mban 6 pengjet autoritet e burgut kanë vendosur policë shtesë dhe kanë thirrur një avokat për të negociuar me pengmarrësin. Rizaj, është dënuar me burgim të përjetshëm. Ai është i njohur për ikje të suksesshme nga burgu grek.
Histori pasioni, në vitin 2003 vrau një grek
Do të ishte një histori pasioni ajo që do të bënte bumin e parë në shtetin helen. Në vitin 2003 Alket Rizai vrau një shtetas grek me dyshimin se kishte lidhje me të dashurën e tij ruse Oksana. Në fakt greku kishte vërtet një lidhje me një femër ruse, por emri i saj ishte Roksana. Vetëm mbi dyshimet e ngritura, shqiptari Alket Rizai vrau shtetasin grek.
Rizai: Do tentoj të arratisem gjithmonë
Në shtypin shqiptar në Greqi në gazetën Tribuna, Alket Rizai ka deklaruar se do të jetë gjithmonë i gatshëm për t’u arratisur nga burgu grekë. Ai ka deklaruar bindshëm se nuk do të pranojë të qëndrojë asnjëherë në burgjet greke. Ajo që ka rënë gjithmonë në sy të mediave greke e shqiptare, është fakti që Rizai ka thënë se edhe pasi të arratiset nuk do të largohet nga Greqia. Megjithatë, Rizai i ka marrë të gjitha fajet përsipër, duke mos treguar asnjë fakt që mund të komprometonte askënd tjetër, as të dashurën e tij greke, Sula. Sula ka qenë e arrestuar si bashkëpunëtore e shqiptarit me burgim të përjetshëm, pasi e ka ndihmuar të dashurin e saj të arratisej me helikopter. Lirimi i saj nga drejtësia greke është bërë pasi Rizai ka marrë përsipër të gjithë autorësinë e veprimeve të tij
Kush është Alket Rizai
Alket Rizai, është rreth 38 vjeç, nga Ballshi, i biri i Donikës dhe i Ramizit. Prej vitesh në Greqi, Rizai vuante dënimin për vrasjen e një qytetari grek, sipërmarrësin Thanasi Koropiotis, për të cilin dyshonte se kishte lidhje me të dashurën e tij ruse, Oksana. Mesditën e datës 4 qershor 2006, një helikopter ulet mbi burgun e Koridalosit në Greqi. Personat që gjenden në të hapin zjarr mbi gardianët, duke i çorientuar, ndërkohë që Rizai e Paleokostas ngjiten në mjetin fluturues e largohen pa asnjë shqetësim.
Shqiptari nga Ballshi dhe miku i tij grek u arratisën sërish në të njëjtën mënyrë. Me ndihmën e një helikopteri, ata u larguan nga burgu i sigurisë së lartë në Gramatiko. Alket Rizai u prangos sërish më 16 nëntor 2009.
Akuzat
Alket Rizai ishte dënuar me burgim të përjetshëm për disa vrasje dhe për pjesëmarrje në bandë të armatosur. Pas dy arratisjeve, gjykata ia shtoi dënimin edhe me 26 vjet të tjera burgim për largimet nga qelitë e dy burgjeve, nga ku u arratis në mënyrë spektakolare. vijon...
(e perditsuar)

shekulli.com.al
Redaktimi i fundit: