Alergjia që shkaktohet nga ekrani i kompjuterit

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Dëmet nga kompjuteri

Rreziku për të marrë ndonjë alergji u shtohet njerëzve të shëndetshëm kur ulen përditë përpara kompjuterit. ثshtë e njohur prej kohësh që atyre që janë të ndjeshëm ndaj rrymës elektrike mund t u shkaktohen shumë lehtë kundërveprime alergjike nga puna me kompjuter. Por një studim i ri i kryer në Suedi ka treguar se edhe njerëzit e shëndetshëm mund të marrin alergji duke qëndruar përpara kompjuterit. Eksperimenti tregoi që rrezatimi i ekranit e bën lëkurën të aktivojë të ashtuquajturat qeliza maste, qeliza që sjellin kundërveprimin alergjik. Tek dy të tretat e të testuarve të cilët ndenjën të ulur me shpinën përkundrejt ekranit u vu re nga matjet prania e një sasie të lartë qelizash master. Pra lëkura është bërë gati për një kundërveprim alergjik. Alergjitë e tipit të astmës, ekzemës dhe alergjia prej barit shtohen nga rrezatimi i ekranit të kompjuterave.Por rreziku ndaj kompjuterit është më i gjërë se kaq, sidomos te fëmijët. Disa prindër i ekspozojnë fëmijët e tyre para teknologjisë së avancuar që në moshë të re, duke i dhënë atyre celular, videogame, kompjuter, etj. Por çdo gjë ka kohën e vet, dhe një veprim i tillë mund të jetë i dëmshëm për fëmijën tuaj. Nga mosha 0 deri në 2 vjeç as nuk mund të lëvizin mausin apo komandën e televizorit, fazë të cilën një studiues, Piaget, e quan faza "sensoromotore", ku një fëmijë vetëm duke parë, prekur, dëgjuar njihet me botën që e rrethon. Fëmijët e moshës 3-5 vjeç në ditët e sotme mund të hasen shpesh duke luajtur me telefonat e prindërve të tyre. Edhe pse kjo nuk duket aspak veprim i dëmshëm këtu fillojnë defektet në sjelljen e fëmijës tuaj. Nga mosha 6-11 vjeç fëmijët mund të ecin me biçikletë, mund të jenë të aftë të hyjnë në botën e internetit, t i drejtohen kompjuterit për të zgjeruar njohuritë e tyre, por në çdo moment duhet të jenë të kontrolluar nga prindërit. Këtë stad Piaget e quan "operacionet konkrete" sepse deri më tani fëmijët kanë qenë plot me ide abstrakte. Pas moshës 10-vjeçare disa fëmijë fillojnë të redaktojnë video dhe programe softueri si M.I.T Scratch, program pa pagesë në ثindoës. Scratch i ndihmon fëmijët të kërkojnë dhe të grumbullojnë disa rregulla edhe nga loja me bashkime pjesëzash të figurave të ndryshme. Mosha 12 vjeç e lart edhe pse bëhen më "përtacë" për t u çuar, në shkollën e mesme dhe të lartë ata pasurojnë ndjesinë e të qenit i rritur. Në këtë moshë adoleshentët dëshirojnë të bëjnë veprimet e një të rrituri dhe të sillen si të tillë. Ata hyjnë në atë moshë që Piaget e quan "operacioni formal", të aftë për të zhbiruar në botën e kompjuterit, internetit, telefonit, celularit, lojërat MP3 dhe laptopin personal. Kjo ndikon fuqishëm në komunikimin e tyre në shoqëri. Në fakt celularët janë më shumë apo më pak të detyrueshëm për fëmijët në këtë moshë. Përveç se tregojnë avantazhin social, celularët mund të reduktojnë stresin, lejojnë që fëmijët dhe adoleshentët të komunikojnë me njëri-tjetrin për detyra të ndryshme, etj. T i japësh një fëmijë gati për të kaluar në kolegj një laptop, do të bënte që ai t i largohej lojërave MP3, para se të arrinte çastin për t iu drejtuar universitetit, duke u futur në botën e kompjuterit. Kështu ata mund të krijojnë dosje të veçanta në Google Page Creator për të parë gjithçka ata kanë dëshirë dhe nevojë, informacione pa fund dhe të bëhen ndërmarrës të ardhshëm. Nëse ai do të ishte gjallë sot Piaget patjetër që do t i këshillonte prindërit se për fëmijët e vegjël çdo gjë, edhe nëse ka bateri apo jo, është një zbulim që pritet të ndodhë çdo ditë. Por lodrat funksionojnë më mirë kur ato janë të organizuara sipas nivelit të zhvillimit të fëmijës.

Dëmtimi i syve
- Sfondi përtej ekranit të mos jetë asnjëherë krejt i errët.
- Të mos ketë reflekse në ekran.
- Kontrasti dhe drita e ekranit të rregullohen në vlera mesatare.
- Ekrani duhet të jetë rreth 50-60 cm larg syve.
- Mundësisht të përdoret filtër për ekranin kundër reflekseve.
- Të shpluhuroset shpesh ekrani.
- Gjatë punës para kompjuterit është mirë që disa herë në orë të
shkëputet shikimi nga ekrani për rreth një minutë.
- Të rrotullohen sytë në ambientin përreth ose të paktën çdo një
orë të bëhet një pushim prej 15 minutash.
GB
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top