Aleksandër Peci jashtë rrezikut për jetën, gjendet ende në Afganistan

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
Aleksander-Peci2-300x214.jpg


Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se ushtari i qëlluar dy ditë më parë në Afganistan, Aleksandër Peci, ka kryer një ndërhyrje tjetër gjatë ditës së sotme, e cila ka zgjatur disa orë. Pas kësaj ndërhyrje, gjendja e Pecit është e mirë dhe mund të thuhet që ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Por, Ministria e Mbrojtjes vazhdon që të japë njoftime kontradiktore, të cilat përgënjeshtrojnë njëra-tjetrën. Dje bëri me dije se Peci u transferua në Gjermani, ndërkohë që kjo gjë nuk ka ndodhur.

Në njoftimin e sotëm, mësohet se Peci ndodhet edhe në Afganistan, ku dhe ka kryer ndërhyrjen dhe do të transferohet në Gjermani vetëm pas përmirësimit të gjendjes. Më poshtë njoftimi i plotë i Ministrisë së Mbrojtjes.

“Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FA-së bëjnë me dije se:

Nëntetar Aleksandër Peci, është transferuar në Spitalin Ushtarak Amerikan në Bazën Ajrore të Bagramit, në veri të Kabulit, një spital me personel shumë të kualifikuar për ndërhyrje kirurgjikale të vështira.

Nëntetar Peci i është nënshtruar edhe një operacioni tjetër, i cili ka zgjatur disa orë.

Operacion ka dalë me sukses të plotë dhe aktualisht gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë. Ai tashmë ndodhet tërësisht jashtë rrezikut dhe funksionet e tij jetësore janë duke u kthyer në normalitet.

Pasi gjendja e tij shëndetësore të jetë në nivel të qëndrueshëm për të përballuar kushtet e udhëtimit, ai do të transferohet për një trajtim mjekësor më të gjatë dhe më të hollësishëm në Gjermani”.

Burimi:TemA


Koment Personal:I uroj sherim sa me te shpejt Aleksandrit edhe 1 "Dasem" me harmoni e gezime ne Ver, siç e ka enderruar.
 
Titulli: Aleksandër Peci jashtë rrezikut për jetën, gjendet ende në Afganistan

Shpresojme te jete mire kjo ka rendesi ,se eshte akoma ne Afganistan apo ne Gjermani pak rendesi ka .
 
Pe: Aleksandër Peci jashtë rrezikut për jetën, gjendet ende në Afganistan

E forta eshte se per te shkuar ne Afganistan ushtaret japin ryshfet shefave/gjeneralve se ka rroge te mire, e pastaj kur vriten i vajtojme..
Bote e cuditshme.. :(
 
Titulli: Pe: Aleksandër Peci jashtë rrezikut për jetën, gjendet ende në Afganistan

E forta eshte se per te shkuar ne Afganistan ushtaret japin ryshfet shefave/gjeneralve se ka rroge te mire, e pastaj kur vriten i vajtojme..
Bote e cuditshme.. :(

Nuk e kam iden sa eshte paga e nje ushtari ne Afganistan, por ai qe vete atje e di dhe i ka mar parasysh pasojat, gjithashtu dhe familjaret e tij ,por prap vdekja nuk justifikohet ....sido qe te jete perjetohet keq .
 
Pe: Titulli: Pe: Aleksandër Peci jashtë rrezikut për jetën, gjendet ende në Afganista

Nuk e kam iden sa eshte paga e nje ushtari ne Afganistan, por ai qe vete atje e di dhe i ka mar parasysh pasojat, gjithashtu dhe familjaret e tij ,por prap vdekja nuk justifikohet ....sido qe te jete perjetohet keq .

Patjeter Ida qe vdekja eshte dicka qe eshte e dhimbshme..
Te lutem lexo me poshte: :)
Wikileaks: Gjunkshi kërkon 7 mijë USD për ushtar. Iraku nuk i do më paqeruajtësit shqiptarë për shkak të korrupsionit | Gazeta Tema
 
Titulli: Aleksandër Peci jashtë rrezikut për jetën, gjendet ende në Afganistan

Une kam qene vet ne Afganistan, jo si ushtare, por si civil ne mbeshtetjen logjistike te ushtrise Amerikane dhe e di shume mire se me cfare rreziku ata ballafaqohen cdo dite. Pa dyshim se gjendja e rende ekonomike si ne Shqiperi poashtu edhe ne Kosove, na ben qe te marrim mbi supe edhe kete shkalle te larte te rrezikut per jeten, per nje mireqenie me te mire te familjeve tona dhe tonen personalisht. Gjithkund, gjithenje shkohet me shpresen se nuk do te jem une ai qe do bie viktime...Me siguri se edhe suhtaret shqiptare ne Afganistan nuk kane shkuar me qellim qe te vdesin, por qe te perfitojne materialisht, te fitojne pervoja te reja dhe te kthehen ne atdhe ashtu sikur jam kthyer edhe une.
Me vie keq dhe ju shprej ngushellimet me te sinqerta per vdekjen e ushtarit ne ate toke qe pervelon dhe sherim sa me te shpejte dhe te plote te Aleksander Pecit.
 
Titulli: Aleksandër Peci jashtë rrezikut për jetën, gjendet ende në Afganistan

Min. Mbrojtjes: Komando Peci në Gjermani për kurim

TIRANث- Ministria e Mbrojtjes njofton sërish sot për gjendjen shëndetësore se Nëntetar Aleksandër Pecit, Sipas Ministrisë së Mbrojtjes ai ka mbërritur sot në Gjermani për kurim të mëtejshëm.

“Peci i shoqëruar nga një ekip mjekësh të specializuar, është transportuar nga Spitali Amerikan i Bazës Ajrore të Bagramit, në veri të Kabulit drejt Gjermanisë. Në orën 8: 45 minuta ka mbërritur në Spitalin Ushtarak Amerikan në Landstuhl, në Gjermani", thekson ministria.

Ai është pritur nga Përfaqësuesi ynë Ushtarak në Shtabin e NATO-s në Bruksel, Kundëradmiral Kristaq Gerveni dhe Përfaqësuesi Ushtarak në Komandën e ACO, kolonel Pirro Ahmetaj.

"Aktualisht nëntetar Aleksandër Peci është nën kujdesin e drejtëpërdrejtë të mjekëve të Spitalit Ushtarak Amerikan në Landstuhl, në Gjermani”, thuhet në njoftim.
(ma.ar/BalkanWeb)
 
Titulli: Pe: Aleksandër Peci jashtë rrezikut për jetën, gjendet ende në Afganistan

E forta eshte se per te shkuar ne Afganistan ushtaret japin ryshfet shefave/gjeneralve se ka rroge te mire, e pastaj kur vriten i vajtojme..
Bote e cuditshme.. :(

Shume e drejt ajo qe sapo shkruajte. Keto ushtar (tani me fjalorin "Modern" jan kthy ne Mercenar), qe vejn ne rrezik jeten e tyre per te pas 1 te ardhme sa me te mire, nga mungesa e punesimit ne Shqiperi, per rreth 20.000 USD rrezikojn 6 muaj jeten e tyre neper luftrat e USA-S qe don te pushtoj boten.
Rryshfetet ne fjalor me popullor i quaj "Kafe" 1000 deri ne 2000 USD e di un, se kam nigju me veshet e mi.
 
Back
Top