AlbTvRadio, nje program i suksesshem multimedial shqiptar

fshatari

Anetar
albtvradio.gif


AlbTvRadio, një program multimedial shqiptar i cili ka zanafillën që nga viti 2004, në fillim filloi me vetëm 4 radio shqip por pas kërkesave të përdoruesve, ky program u modifikua vazhdimisht.


Versioni 2.4 është versioni i fundit i AlbTvRadio, i cili ofron 730 televizione satelitore, televizione lajmesh, komerciale, muzikore, sportive, televizionet shqiptare si dhe të gjitha radiot shqiptare që transmetohen në internet.

AlbTvRadio shoqërohet me programin AlbaTalk Messenger që mundëson komunikimin me tekst me të gjithë perdoruesit e këtij programi.

Programi mund të shkarkohet falas në www.albtvradio.com/server/albtvradio.exe, ndërsa madhësia e programit është 4MB. Ky program funksionon në Windows XP, Windows Vista, dhe Windows 7.

Programi ofron edhe makinën e kërkimit të mp3 në internet dhe disa opcione të tjera për video klipe shqip. Së shpejti priten edhe ndryshime të rëndësishme në AlbTvRadio pasi pritet inkuadrimi i të gjitha kanaleve satelitore shqiptare. Pas kësaj, AlbTvRadio do të kalojë në shërbim me pagesë. Versioni aktual 2.4 i AlbTvRadio është falas. (albeu.com)
 
Back
Top