Albin Kurti pritet si hero

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti po merr pjesë në takimin e tri subjekteve opozitare me strukturat e tyre drejtuese që po mbahet në Prishtinë.

(E plotësuar) Ymeri: Të vazhdojmë me të njëjtin intensitet të rezistencës

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në një tubim të subjekteve opozitare, ka thënë se protestat nuk do të ndalen.

“Viti i ri 2016 filloi pikërisht më 9 janar. E keni bërë të tillë ju – qytetarë, të gjithë së bashku”, tha Ymeri.



“Ne duhet të vazhdojmë me të njëjtin intensitet të rezistencës sepse Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi po vazhdojnë me të njëjtin intensitet dëmtimin e Republikës”.

Ymeri tha se pushteti aktual po vazhdon t’ia djeg të ardhmen këtij populli dhe Republikës.

“Daçiqi e quajti popullin e Kosovës ISIS, ndërsa Thaçi i quajti ekstremistë. Opozita e bashkuar është shansi edhe për demokracinë edhe për Republikën e Kosovës”.

“Kjo është shumë me rëndësi sepse ne po e marrin çdo ditë formën e lëvizjes për ndryshim. Ai duhet të jetë substancial. Sa më shkurt Mustafa e Thaçi në pushtet, aq më shpejt do të kemi shtet dhe sovranitet”.

Haradinaj: Këta udhëheqës e kanë çuar popullin deri në vëllavrasje

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në një tubim të subjekteve opozitare ka thënë se megjithë dallimet, kauza i ka bashkuar, duke premtuar se do të jenë edhe më të shumtë.

“Ne edhe mund të jemi të ndryshëm, por në kauzën tonë jemi bashkë. Jemi kaq shumë dhe do të jemi edhe më shumë sepse ata që po e udhëheqin Kosovën janë mashtrues dhe të padinjitetshëm në kryerjen e detyrave që kanë”, tha Haradinaj.

“Këta udhëheqës e kanë çuar popullin deri në vëllavrasje. Ne do të vazhdojmë ta fuqizojmë zërin e qytetarëve”.

“Këta politikanë na kanë thënë se do të na ofrojnë jetë të dinjitetshme, se do të kemi zero korrupsion, se do ta paguajmë më lirë rrymën, e shumë të tjera”.

“Ku ësthë Kosova sot? Po flas deri në ditën kur kemi filluar protestën. Kosova është e izoluar në Ballkan, jo në Evropë”, tha lideri i AAK-së.

Limaj: Protestat vazhdojnë, 9 janari ishte kthesa e madhe


Fatmir Limaj, kryetar i NISMA për Kosovën, në një tubim të subjekteve opozitare, ka thënë se më 9 janar populli i Kosovës ka treguar se nuk do të qeveriset nga shkelësit e Kushtetutës.

“Nëntë janari, dita dhe momenti i kthesës së madhe në Kosovë – vuri në lëvizje popullin dhe qytetarët e Kosovës”, tha Limaj.

Lideri i NISMA-s, tha se Kosova nuk lejon më që të qeveriset nga shkelësit e Kushtetutës.

“Ne duhet të vazhdojmë që të mobilizohemi, të zhvillojmë, të bashkëbisedojmë që të jemi edhe më shumë. Kjo frymë e re në Kosovë i kalon kornizat partiake. ثshtë fryma e një Kosove të re dhe të dinjitetshme”, tha ai.

“Koha e mashtruesve ka përfunduar. Ne nuk përndjekim njerëz, ashtu siç kanë bërë të tjerët. Të bashkuar ne vazhdojmë rrugën tonë. Nuk ka askush që mund të na pengojë”.

“Nuk ka fyerje më të madhe sesa kur ministri i Jashtëm i vendit i identifikon mijëra njerëz me organizatën më të urryer në botë (ISIS)”, tha Limaj.

“Ne do të vazhdojmë me protesta paqësore deri në largimin e kësaj qeverie që ka shkelur Kushtetutën e Kosovës”, tha ai.





Ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti po merr pjesë në takimin e tri subjekteve opozitare me strukturat e tyre drejtuese që po mbahet në Prishtinë.

Ai në takime të tilla të më hershme nuk ka marr pjesë për shkak të akuzës së ngritur ndaj tij. Megjithatë, Kurti sot është pritur me duartrokitje të mëdha nga të pranishmit në sallën e kuqe.


largea_eki1452955581.jpg
http://botasot.info/
 
Titulli: Albin Kurti pritet si hero

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, duke përsëritur se në protestën e 9 janarit morën pjesë 100 mijë qytetarë, ka paralajmëruar se do të vazhdojnë me të njëjtin intensitet të rezistencës sepse Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi po vazhdojnë të sulmojnë institucionet dhe po vazhdojnë të ia djegin të ardhmen këtij populli.

Ai ka thënë se kur nënshkruanin peticionin, regjimi i quante të paditur dhe i quante injorantë.

“Kur filluam ta bëjmë referendumin ata thanë që jemi të rrezikshëm e kur filluam të protestojmë ata na thanë ISIS. Daçiq na quaji ISIS, e njëjtë bëri edhe Thaçi.

Ymeri shtoi se nuk janë vetëm zëdhënës por edhe aktivistë në mbrojte të republikës, por gjithashtu nuk janë zëdhënës dhe servilizëm të ndërkombëtarëve por mbrojnë interesat e Kosovës.

Sipas tij, opozita është zëdhënëse e klasës së mesme dhe të varfër dhe atyre që janë të shfrytëzuar ekonomikisht.

“Sa më larg Beogradit, aq më sovrane do të jetë Kosova. Sa më shpejt që i heqim Mustafen e Thaçin nga pushtetet, aq më shumë e aq më shpejt do të kemi shtet me sovranitet dhe këtë do arrijmë ne me protestat”, tha Ymeri.

Ai falënderoi edhe të gjithë ata që ndihmuan në organizimin e prot estës së 9 janarit.

“Viti i ri filloj pikërisht më 9 janar. Viti 2016 do të ishte do sido vit kalendarik, po vit të ri e keni bërë ju që jo vetëm që protestuat por mundësuat të protestojnë 100 mijë qytetarë. Në çdo protestë harrohet se sa shumë është dashur të punohet dhe sa gjatë është dashur të angazhohemi që të mund të vijnë më 9 janar gjithë ata qytetarë. Për këtë ju falënderoj nga zemra për punën e palodhshme dhe pa juve që nuk dukeni, nuk do të kishim masën e 9 janarit që kishim mbuluar një pjesë të madhe të qytetit”, ka thënë ai para strukturave të tri subjekteve opozitare.

largea_a11452956112.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top