Albin Kurti: Kosova ka të drejtë bashkimi me Shqipërinë

redi-

Anëtar i Respektuar
PRISHTINث- Lideri i lëvizjes “Vetëvendosja”, Albin Kurti në një intervistë për radion “Evropa e Lirë” pohon se “sovraniteti nënkupton të drejtën e Kosovës për kontrollin e resurseve natyrore dhe të kapaciteteve ekonomike, nënkupton të drejtën e Kosovës për t’u bashkuar me Shqipërinë, nënkupton të drejtën e Kosovës për ushtri, nënkupton mospasjen e strukturave paralele të Serbisë dhe integritetin territorial”.

Albin Kurti flet edhe për ambiciet e tij politike duke deklaruar se “vendosëm të marrim pjesë në zgjedhje, meqenëse është urgjente që gjatë këtyre dy viteve pavarësisë t'ia shtojmë sovranitetin”, ndërsa shprehu bindjen se nuk do të ketë pengesa të cilat do të jenë vendimtare dhe të cilat do t’ua pamundësojnë pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje .

Sipas tij, qytetarët kanë nevojë për një tjetër lloj shteti të Kosovës, për shtet të Kosovës, që është në shërbim të qytetarëve. Duke folur për veriun e vendit dhe duke theksuar masat që duhet ndërmarrë, Kurti tha se është problem i trefishtë: politik, i sigurisë dhe ekonomik.
(m.a/BalkanWeb)
albin_kurti_juria.gif
 
Titulli: Albin Kurti: Kosova ka të drejtë bashkimi me Shqipërinë

keta kryetaret e ketyre shoqatave te pavarura po e perdorin si trampoline rolin e tyre per te hyre ne politike si ai veliaj i mjaft
 
Titulli: Albin Kurti: Kosova ka të drejtë bashkimi me Shqipërinë

Me gjithe respektin per Albinin si Albin dhe disa nga qendrimet e tij (jo me te gjitha), ne nje fare menyre me duket se Albini eshte djegur per mos thene eshte perzhitur. Koncepti i tij mbi bashkimin, i padefinuar akoma nga ai se si e mendon, eshte nje ceshtje e cila per mendimin tim ne rrethanat neper te cilat kalojme edhe munde te tregohet mjafte i demshem.
Shikuar ne rrethanat globale, une, e vetmja gje ne te cilen nuk do deshiroja ta shihja popullin tim eshte gjendja ne te cilen kemi qene ne 1912 dhe 1945. Per fatin tone te keq ne si popull akoma nuk e kemi kuptuar se me 1912 dhe 1945 ne jemi gjendur ne anen e humbesve te luftes (pra ne anen e fuqive qe kane humbur luften). Ne nje situate te tille ne u krijuam ne plaqk lufte andaj ate gjendje nuk do deshiroja ta shihja ne trojet tona. Duhet te veprojme shume te matur. :gjujpeshk:
Por, Albini na ngelet borgj te na e spjegoje se si, cfare, dhe cilat teritore i konsideron kur flet per bashkimin. Kete nuk e ka bere akoma dhe me duket shume i mjegullt. Nese e ka fjalen vetem per bashkimin e Kosoves me Shqiperine, une jam kunder kesaj.
 
Titulli: Albin Kurti: Kosova ka të drejtë bashkimi me Shqipërinë

po edhe keta duan te futen diku se ngelen pa lek ne xhepa
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top