Albin Kurti e kalon çdo kufi: Thotë që femrat mbi 16 vjet mund të bartin shami në shk

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Ish-kreu i Lëvizjes “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, e pranon se si parti e përkrahin idenë e mbulesës me shami në institucionet shkollore, por me fytyra të zbuluara dhe për moshat mbi 16-vjeçare.

Këto deklarata Kurti i ka bërë pas deklaratave të ministrit të Jashtëm austriak, Sebastian Kurz, i cili duke paralajmëruar për rrezikun nga radikalizmi islamik, ka thënë se në Kosovë bartja e shamisë stimulohet me financa nga jashtë.

Në numrin e nesërm të gazetës “Zëri” mund ta lexoni intervistën me deputetin e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti.

Gjatë kësaj interviste, Kurti flet për tema të ndryshme, mes tyre për Asociacionin dhe për Demarkacionin, se a do të ketë luftë me Malin e Zi, se pse nuk e urojnë Përfaqësuesen e Kosovës kur merr pjesë në garat ndërkombëtare, për rrezikun nga ekstremizmi fetar.

“Ish-kreu i “Vetëvendosjes” e pranon se e përkrahin idenë e mbulesës me shami në institucionet shkollore, por me fytyra të zbuluara dhe për moshat mbi 16-vjeçare, se a është Rexhep Selimi i “forti” i “Vetëvendosjes”?, etj”, ka bërë me dije gazeta Zëri në paralajmërimin që ka bërë për publikimin e kësaj interviste.
aaaa_1474397463-8706581.PNG
http://www.gazetaexpress.com
 
Titulli: Albin Kurti e kalon çdo kufi: Thotë që femrat mbi 16 vjet mund të bartin sha

cilin kufi e paska kalu.. se un e shoh se nuk ka kalu kufirin me ket deklarat jo :jo:
 
Titulli: Albin Kurti e kalon çdo kufi: Thotë që femrat mbi 16 vjet mund të bartin sha

Mir ka then Kurti.....

po pse jo kush do le te mbulohet, veq a do?

Disa femra pa dallim moshe midis KS si dalin aq te zhveshura, edhe ketyre tiu themi Ju lutemi vishu pak normal, do e refuzonin..., siq thoshte vellai im po dal ne qytet dhe spo mund te eci siq duhet me qendrim kokelarte ngase femrat njera pas tjetres ecin te zhveshura: lart, barkun kambet etj te zhveshura. Pra edhe per keto raste po flasim pikerisht per Ks.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Albin Kurti e kalon çdo kufi: Thotë që femrat mbi 16 vjet mund të bartin sha

Thash c'kish bere! Paska kaluar kufinjt ky :P
 
Titulli: Albin Kurti e kalon çdo kufi: Thotë që femrat mbi 16 vjet mund të bartin sha

Sa gjynaf :(
Kur shoh ca femi 6-7 vjece me shami ne koke bobobooo

Por kam kuptuar se eshte dicka natyrale , ti veshe qe te vogel...i behet i lavazh truri e sdo me ta heqe.
 
Edhe une kam pare nje te tille , e ema e mbuluar me syte vetem jashte, dhe terhiqte nje femije as 6 vjece te mbuluar me shami.
Me pikoi ne shpirt dhe sdi si u permbajta pa e kap me i thone - o kafshe , po cfare i ke mbuluar asaj....

si kuptoj as une keto jo!
 
Kam njeren ne lagje sa here e shoh meqe ka veshje te gjate i ngaterrohet neper kembe.
Arsyen pse vishen aq te vogla se di...thjeshte mua me vjen "keq" sepse qe i vogel njeriu impumohet e pastaj sdi cf te zgjedhe.
 
Mos kerko nje arsye qe nuk ekziston ne ate moshe, arsyen e di prindi....
perse vishet? Sepse te tille e gjykon ai prind qe femijen e sheh prone te tijen!

Me ka treguar nje mikesha ime nje ngjarje , kishin takuar diku nje besimtar dhe ky kish pare vajzen e vogel vetem 4 muajshe ne duart e te emes.
Dhe i kish thene kesaj mikes sime - Lidhim fjale e cupen ta marr per djalin (qe e kish vec 4 vjec) por me kusht qe vajzen ta veshesh me ferexhe.
E ema edhe pse e shokuar nga kjo kerkese absurde i thote , nuk mbulohet nje bukuri!
ky zoteria i kish thene kot flas me gra, po e flas me burrin.... :jo:
Dhe e konsumon me te jatin e vajzes , i cili o shokua e me shume .
Por me qetesi duke pare edhe fytyren e acaruar te te shoqes i thote- degjo se une nuk jam besimtar dhe vajza ime eshte ende bebe. Nese nje dite do kerkoj te vishet sepse e ndjen te tille une si dal pengese edhe pse deshiren sdo e kisha ....por kjo qe kerko ti vlla eshte absurde!

Dhe kaq , por e imagjinon deri ku shkon injoranca ketyre?????
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top