“Alberta” zbulon “miqesine” kriminale

_King_Arthur_

Mbret i Elbasanit
Prokuroria e Krimeve te Renda u njoh me trafikun nderkombetar te armeve ne dy vitet e fundit rastesisht duke pergjuar nje grup ushtarakesh nga Berati, Lushnja dhe Tirana, i cili gjate procesit gjyqesor deklaroi se do te nderronte me nje grup trafikantesh kosovare 100 mije fisheke per 100 pistoleta “mini blow” dhe qe pika e takimit ishte Durresi.

Ketu do te kishte edhe njohje me trafikun e armeve se si kishte nderruar kahun e saj. Fisheket qe kerkoheshin ne Kosove nga Shqiperia ishin kerkese e 2006-es, per pistoleta “TT”, si edhe kallashnikove.

Pas zberthimit te ketij grupi, jo vetem prokuroria por edhe policia do ta kishte te lehte te operonte ne tregun e armeve te pistoletave me origjine turke “mini blow” dhe “zastava”-t jugosllave, te cilat kushtojne vetem 300 dollare edhe ne tregun shqiptar, por jane te nje cilesie te ulet. Vetem ne dy vitet e fundit jane bllokuar me teper se 600 pistoleta “mini blow” dhe “zastava”, te cilat vijne nga Kosova drejt Shqiperise.

Disa operacione te koduara “Cikloni” nga policia shqiptare kane kapur sasi te konsiderueshme te ketyre lloj pistoletave nga Kosova dhe Mali i Zi ne Shqiperi, per nje perdorim te brendshem ne tregun shqiptar. Nderkohe qe eshte goditur me teper rrjeti qe sillte arme nga Kosova ne Shqiperi se sa ai qe nis anasjelltas.

Te pakten 200 “berreta” amerikane, qe kane nje cmim qe i kalon 1 mije dollaret jane kapur kohet e fundit nga policia shqiptare me drejtim Kosoven. Rasti i fundit me kete lloj destinacioni ishte kapja ne maj te ketij viti ne kryeqytet te 75 pistoletave “berreta” me drejtim Kosoven.

Gjithcka mbi kete trafik mbyllet me faktet se pavaresisht nje lufte kombesh midis shqiptareve dhe serbeve, e cila ekziston per kohe te gjate, kur vjen ceshtja per ngritjen e rrjeteve kriminale te trafikut te droges, te thyerjes se embargos se karburanteve, te cigareve apo edhe te armeve, nuk njihet asnje armiqesi.

Edhe pse lidhja serbo-shqiptare midis trafikanteve nuk perben ndonje veper te vecante penale, kjo eshte vetem nje cudi per ekzistencen e korridoreve te tilla.

top-channel
 

Attachments

  • trafiku-alberta.jpg
    trafiku-alberta.jpg
    14.7 KB · Shikime: 11
Back
Top