Albanologjia në bibliotekat e Firences

Lauri

Anunnak
Se çfarë përfaqëson Firencia për kulturën dhe artin italian në veçanti dhe atë evropian në përgjithësi është sot një fakt i mirënjohur në mbarë botën e civilizuar. Provë e gjallë në këtë drejtim nuk janë vetëm bibliotekat e panumurta të ngritura e të mirëmbajtura prej shekjush nga vetë fiorentinit, por edhe ngritja dhe funksionimi krahas tyre të një sërë bibliotekash e institucionesh kërkimore shkencore të huaja me karakter umanistik nga shtete apo universitete që mbahen sot ndër më të zhvilluarat në botë. Si të thuash në djepin e kulturës evropiane këto shtete apo institucione ballafaqojnë dhe zhvillojnë kulturrën e tyre shkencore umanistike.
Mes këtyre institucioneve e bibliotekave jo-fiorentine mund të kujtojmë këtu Institutin Universitar Evropian të ngritur qysh nga viti 1976; Instititutin gjerman mbi historinë e artit (Kunsthistorisches Institut) të themeluar më 1897; bibliotekën Berenson në Villa Tati-Firence të bashkuar qysh më 1961 si pjesë e Universitetit të Harvardit(ShBA); bibliotekën Bill Kent pranë Monash University Prato Centre që ruan një fond të pasur librash mbi historinë e artit që vijnë nga Warburg Institute i Londrës; British Institute i Firences i themeluar më 1917 nga një grup studiuesish që jep një kontribut të shquar në promovimin e kulturës angleze për italianët dhe asaj italiane për anglezët; bibliotekën e Instituti Universitar Ollandez mbi kulturën e artin e Vëndeve të Ulta; shoqatat Itali-Rusi e Itali-Hungari me bibliotekat e tyre përkatëse e kështu me radhë edhe shumë bibliotka të tjera të huja më të vogla.


fir_zpsccb1bbf7.jpg

Ja pra në këtë arqipelag të panumurt bibliotekash fiorentine e jo-fiorentine Shqipëria, shqiptarët apo gjuha shqipe a kanë ndonjë vend në atdheun e Dantes, Petrarkës, Bokaçios apo Koluçio Salutatit?
Në një vizitë turistike që bëra shumë vite më parë në shtëpinë muze të Dantes gjeta të ekspozuar në vitrinat e tij edhe variantin shqip të “Komedisë hyjnore” të shqipëruar nga Pashko Gjeçi. Ajo ishte vendosur aty mes përkthimeve më të mira që i ishin bërë në harkun e shumë shekujve kësaj vepre me famë botërore. Ky fakt do të më sillte ndërmënd portretet më të hershëm të Pirros së Epirit, Mikele Tarkanjotës apo Skëndebeut që ruheshin prej shekujsh në Uffizi për të cilat jemi mësuar t'i konsiderojmë si origjinale. Do më bënte të kujtoja simfoninë “Skënderbeu” të Vivaldit(1678-1741 që u lojt në pranverën e vitit 1718 me një sukses aq të madh, me rastin e inagurimin të teatrit në rrugën Pergola të Firence, sa vuri në zili edhe sienezët që të organizonin edha ata çfaqen e kësaj sinfonie me qëllim që të mos ndjeheshin më poshtë se fiorentinët. Do më kujtonte afreskon e madhe të Bernardo Poccetit(1548-1612) në Salla Bona -Palazzo Pitti ku pasqyrohet pushtimi i Prevezës në Shqipëri nga fiorentinët më 3 maj 1605. Do më kujtonte skluptorin e shquar fiorentin Romano Romanelli(1882-1968) jo vetëm për monumentin e tij të bukur të Skënderbeut të ngritur në Romë me gjykimin e miratimin e njëzëshëm të intelektualve të shquar fiorentinë por edhe për të gjitha monedhat shqiptare me një cilësi të lartë që ai derdhi gjatë periudhës së Zogut.
Do të më kujtonte vitet shumë intensive që rilindësja jonë më e shquar Dora D'Istria kaloi këtu në Firence deri në momentet e fundit të jetës së saj. Do më kujtonte arqitektin e shquar po ashtu fiorentin Gherardo Bosio (1903-1941) prej të cilit trashëgojmë edhe sot e kësaj dite planimetrinë e të gjitha godinave të ngritura në qëndrën e Tiranës nga ministritë deri tek univesiteti. Apo krijimin e të parës hartë me kufijtë politikë të Shqipësisë në Institutin Gjeografik Ushtarak të Firences fill mbas konferencës së Londrës(1913). Pa folur këtu për arkivin e këtij institucioni që ruan me mijara harta topografike, rilevime gjeodezike apo foto aerostatike të kryera mbi teritorin Shqiptar apo atë ballkanik të cilat vazhdojnë të ruajnë një rëndësi të veçantë për Shqipërinë.
Nuk do të ishte pa interes të kujtonim po këtu se si fiorentinët, për të nderuar e përjetësuar në një fiksion kinematografik politikanin, shkrimtarn, mecenatin e umanistin më të famshëm të rilindjs italiane e fiorentine Lorenzo de Medici(1449-1492) të ashtuqojturin “il Magnifico”, zgjodhën aty nga vitet 1930 më të madhin e shqiptarve aktorin me famë botërore Aleksandër Moisiun.
Ja pra mjaft pikënisje ugurmirë krenarie. Thjesht një arsye më shumë që të nxit për të gjyrmuar se çfarë lidhje të tjera mund të ketë pasur mes Shqipërisë dhe Firences? اfarë pasurish albanollogjike fshihen në biblotekat e muzeumet e këtij qyteti ? Dy pyetje që integrohen tek njëra tjetra ndërthuren me njëra tjetrën e kompletojnë njra tjetrën tek shikojmë të projektohet qysh nga kohët më të lashta të etruskëve e deri në ditët tona një histori fiornetine e Shqipërisë e paralel me të një pasuri e pamasë albanollogjike e shpërndarë dhe ruajtuar me kujdes në qindra biblioteka e muzeume të Firences që prej shekujsh nderojnë këtë qytet në të gjithë botën.

Kështu edhe pse Shqipëria në kryeqëndrën e Toskanës (“e toskëve” do të bërtiste dikush i dalldisur pas trasformimeve etimollogjike) nuk ka një institut apo bibliotekë albanollogjike që në portën e saj të mbante një pllakatë me një mbishkrim të tillë, aq të dëshëruar për të gjithë shqiptarët, ajo prapë se prapë ekziston. Eksizton në përmasa e temtika të larmishme të tilla sa që mund të ballafaqohet denjësisht me institucionet e bibliotekat albanollogjike më të mira të Shqipërisë e të botës në pikpamje numerike e cilësore të fondit librar e arkivistik.
Një histori fiorentine të Shqipërisë mund ta nisim me antikitein. Me debatin se kush janë etruskët dhe gjuha etruske. Pra dikush pretendon se e ka zgjidhur misterin etrusk, dikush deshifron gjuhën etruske dhe e quan atë një gjuhë të gjallë (lingua viva) duke gjetur paralelizma me gjuhën moderne shqipe e të tjerët që i mohojnë këto cfilitje.
Por këtë histori fiorentine të shqiptarve e Shqipërisë mund ta shikojmë edhe kur Petrarka në vitet 1341-1343 përfundonte variantin e parë të veprës së tij mbi Burrat e Shquar (De viris illustribus) ku mes të tjerve do trajtoheshin edhe Pirroia i Epirit dhe Aleksandri i Maqedonisë. Dy kode dorëshkrim që ruhen sot në Bib. Laurenziana të Firences përmbledhin këtë vepër të Petrarkës e cila do t'i shërbente pak më vonë edhe princit Francesco nga Carrara (?-1388) të bënte zbuklurimin e pallatit të tij në Padova pikërisht me këta burra të shquar. Në vazhdën e Petrarkës dot të shkonte edhe autori i famshëm i Decamoroni-t fiorentini Giovanni Boccaccio kur shkrojti veprën tjetër të tij Fataliteti i burrave të shquar (De casibus virorum illustrium-1356-1360). Këtu zunë vënd mes të tjerve Alessandri I, (Mollosi) Mberti i Epirit, Olimbia dhe Pirroia i Epirtit vepër e cila pati një përhapje të gjërë në Evropë dhe shumë kode dorëshkrim të saj u zbukuruan me miniatura nga më të bukurat të kësaj gjinie.

Me Pirron dhe Aleksandrin e Madh do të merej edhe umanisti fiorentin Lino Coluccio Salutati (1331-1406) i cili në veprën e vet De origine civitatis Florentiae et eiusdem famosis civibus (Mbi origjinën e qytetit të Firences e qytetarët e saj të famshëm) do t'i shikonte ata si strategë të mëdhenj që u mundën apo që u tejkaluan nga fuqia e Romës. Në Firence, njëlloj si në Padova, një sallë (Aula Minore) në Palazzo Vecchio, qysh në atë kohë pallati komunal i Firences, do të zbukurohej me figurat e këtyre personave të shquar.

Në fillim të shekullit që sapo kaluam studiuesi me origjinë rumune Nicola Jorga lexovi në bibliotekën Medicea-Laurnziana në një kod dorëshkrim të kopjuar nga ثngjëllorët e Drishtit një shprehje në gjuhën shqipe që sipas të gjitha ngjasave duhej t'i takonte kohës të Skënderbeut dhe për më saktë vitit 1462. Publikimi i kësaj gjetje më 1915 u cilësua prej të gjithëve me rëndësi të veçantë linguistike e historike. Fakti ngjalli një euforizëm të jashtëzakonshëm jo vetëm mes atdhetarve shqiptarë por në mbarë botën akademike bile për shumë vite me radhë. Një bibliografi e pamasë u prodhua rreth asaj që duhej të shënonte pikënisjen e gjuhës shqipe e që shumë shpejt hyri të bënte pjesë në të gjitha tekstet shkollore me emëtimin “formula e pagëzimit.” (Shih: I. Karanxha: Barleti apo Beçikemi? Një pështjllin në shkencën shqiptare. Tiranë 2010, ff. 236.241 )Shumë linguistë të shquar u ngatëruan për shkakun e vetëm se ajo u trajtua në mënyrë të veçantë, e shkëpur nga konteksti ku kishte zënë vend dhe pa asnjë vlerësimin kritik të dokumetave të ndryshme që ishin kopjuar aty. Nga ana tjetër në atë kohë nuk njihej sa duhej as veprimtaria falsifikuese e familjes ثngjëlli që cfilitej të nxirte në pah para shqiptarve një lavdi të paqënë. Sidoqoftë sot entusiazmi mbi këtë tekst shqip, që i përket në realitet mezit të shekullit XVI, duket se është shteruar dhe fakti që kodi Ashb1167 i Laurencianës nuk u bashkua me veprën e Buzukt me rasrin e 100-vjtorit të pavarsisë në Bibliotkën Kombëtare të Tiranës tregon se studiuesit e sotëm shqiptarë janë më të kujdesshëm. Megjithëtë ka rëndësi të kujtojmë këtu se debati për primatin në kulturën shqiptare, edhe pse në një formë jo shumë ortodokse, kishte filluar qysh në hapet e para të saj në fillim të shek.XVI

Kështu paralel me zanafillat e një historie fiorentine të Shqipërisë e shqiptarve zhvillohet edhe ajo bibliografike që siç e pohuam më sipër ka përmasa të jashtëzakonëshme e të krahasueshme me një Institut albanollogjik.
Për të hedhur sa më shumë dritë mbi këtë pasuri albanollogjike fiorentine të çmuar për gati 8 vjet me rradhë gjyrmuam të gjitha bibliotekat e Firences e rezulatat e kësaj pune nismëtare kanë zënë vend në një vepër me karakter bibliografik dhe biografik nën titullin “Albanollogjia në bibliotekat e Firences” e cila përmbledh më shumë se 20.000 referenca bibliografike. Në një farë mënyre edhe një lloj biblioteke virtuale e shkencës albanollogjike në qytetin e Firences.

albanalogu Ilia Karanxha
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top