Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Albana, fshati ilir në kufi mes Italisë dhe Sllovenisë, që admirohej nga Skënderbeu -

Fshati Albana shtrihet në pjesën e Prepottos, provincë kjo e Udines, kantonit të Friulit, në Itali. Fshati Albana është një vend i vogël dhe është i vendosur mes kufirit italo-slloven. Në mes të fshatit gjendet edhe kështjella Albana, e cila vërehet prej së largu në distancë prej 2-3 km. Kështjella, e cila mban emrin e fshatit Albana, daton nga shekujt e hershëm, siç thonë banorët dhe fshatarët e rrethit, nga epoka e Ilirëve, por kështjella Albana ishte zbuluar dhe meremetuar nga shekulli XII nga banorët e gadishullit ilirik. Kjo kështjellë sot është një pronë private, dhe ajo për momentin ende nuk është e hapur për vizitorët, qoftë për vendorët apo të huajt. Rina Pulz (Gorizia), e cila thotë për agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë” se, shpesh shkon në fshatin Albana me miq e mikesha. Me Rinën flasim herë italisht e herë sllovenisht, pasi i zotëron mirë që të dy gjuhët. Ajo, edhe pse e ndien veten italiane, por me origjinë sllovene, nuk e fsheh realitetin dhe shpjegon se, “fshati Albana është një fshat ilir, deshi apo nuk deshi ndokush ta pranojë këtë realitet. Fundja, vet emri Albana flet më së miri për origjinën e këtij fshati. Përveç kësaj, edhe të parët tanë, stërgjyshërit e mi, më kanë treguar se ky fshat, në kohërat e mëhershme i takonte ilirëve”. Zonja Pulz po ashtu shpjegon se vera më e mirë në Itali vjen nga fshati Albana. “Shumë turistë, biznesmenë si vendorë ashtu edhe të huaj gjatë vjeshtës i mësyjnë fshatit Albana për të siguruar verën për dimër, verë e kuqe ashtu si gjaku, si flamuri juaj shqiptar”, – thotë duke qeshur Rina. Një historian italian ka shkruar se “Në korrik të vitit 1478, në kohën e pushtimit otoman, me urdhërin e Iskander Beu (kupto SKENDERBEUT, shën.ynë) të udhëhequr nga Yuri Fuchina të Kobarid janë shtrirë ne zonat e Gorizia me Cormٍns për t’i rezistuar osmanlive. Pastaj, deri tek lumi i Judrio, trupat e Iskander Beu kanë parakaluar tek Kështjella Albana ku do të bashkoheshin me grupe të tjera ushtarake, përgjatë Isonzo. Kjo flet për admirimin e Skanderbeut për Albanën. Në fshatin ilir, sot, edhe pse nuk flet askush shqip, aty flet shqip toka, flet shqip kështjella, flasin shqip shqiponjat që fluturonin mbi qiell të fshatit ilir. U larguam nga fshati ilir, Albana duke lënë qetë shqiponjat për të fluturuar në qiellin e tyre të lire… - Më shumë: www.shqiperiebashkuar.info آ Albana, fshati ilir nأ« kufi mes Italisأ« dhe Sllovenisأ«, qأ« admirohej nga Skأ«nderbeu – SHQIPأ‹RIA E BASHKUAR
img_0981.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back