Alarmi për kërcënime terroriste në Kosovë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Kërcënimet e ISIS, rriten masat e sigurisë në Kosovë. Personat e përgjuar mbahen nën mbikëqyrje

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Institucionet e sigurisë në Kosovë janë alarmuar pas përgjimeve më të fundit të bisedave mes xhihadistëve shqiptarë, që po luftojnë në Siri, me të afërm të tyre të interesuar për t’u larguar nga Kosova drejt Sirisë.

Top Channel ka mësuar se, në disa komunikime të përgjuara, disa shqiptarë në Siri u kanë dhënë udhëzime shokëve të tyre për të mos u nisur, por për të qëndruar dhe vepruar në Kosovë. Detajet e këtyre bisedave kanë qenë aq shqetësuese, saqë kanë alarmuar krerët e sigurisë.

ثshtë mësuar se, me raportet e fundit të përgjimeve janë njohur edhe krerët më të lartë të shtetit, të cilët kanë dhënë menjëherë udhëzime për sektorin e sigurisë, që të marrin të gjitha masat e nevojshme, të shtojnë numrin e policëve nëpër rrugë, por edhe për të siguruar objekte të ndryshme, që mund të jenë objektiv i sulmeve të mundshme terroriste.

Burime brenda Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se, personat e përgjuar po monitorohen dhe janë nën vëzhgim të plotë nga policët kosovarë.

Shtimin e prezencës policore me jelekë antiplumb nëpër të gjitha qytetet kosovare e ka konfirmuar për Top Channel edhe zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

Përmes një përgjigjeje elektronike, ai tha se, duke u bazuar në normat juridike që burojnë nga strategjia kundër terrorizmit, policia po monitoron çdo aktivitet të personave fizikë dhe juridikë, për të cilët siguron informacione se mund të paraqesin rrezik për rendin kushtetues në të ardhmen, apo mund të kryejnë ndonjë vepër penale, duke përfshirë veprat e terrorizmit dhe ekstremizmit fetar.

Kelani tha se, Policia e Kosovës i ka kapacitetet e mjaftueshme për të parandaluar dhe luftuar çdo formë të ekstremizmit. Ai shtoi se, deri tani, policia ka hapur hetime dhe ka dorëzuar kallëzime penale për mbi 130 persona, lidhur me pjesëmarrjen në organizata terroriste, organizimin, rekrutimin, nxitjen dhe financimin e individëve për t’iu bashkëngjitur organizatave terroriste, si dhe për të gjitha këto raste është duke u bashkëpunuar ngushtë me Prokurorinë Speciale.

Në lidhje me këtë fenomen, deri më tani janë arrestuar mbi 80 persona dhe janë bastisur mbi njëqind vendndodhje të personave të dyshimtë.

Megjithatë, zyrtarisht ende asnjë institucion në Kosovë nuk jep sqarime, nëse prezenca e shtuar e policisë, që është vërejtur ditët e fundit në publik, ka të bëjë apo jo me kërcënimet e ISIS për sulme gjatë Muajit të Ramazanit. Mediet perëndimore, pak ditë më parë e renditën Kosovën në një hartë me rrezikshmëri për sulme gjatë Ramazanit, bazuar mbi disa raporte të analistëve më me emër në çështjet e terrorizmit.

/ Top Channel
 
Titulli: Alarmi për kërcënime terroriste në Kosovë

Dhe jo rralle faktori apo faktor te caktuar fetar i kane kontribuar kesaj ceshtje.
Shpresoje qe qytetaria shqiptare do e tejkaloje me qetesi edhe kete ceshtje mjaft delikate.
 
Titulli: Alarmi për kërcënime terroriste në Kosovë

Eshte i dukshem numri i shtuar i policeve neper rruge si dhe jeleket antiplumb. Kane edhe ndonje info tjeter qe nuk e ndajne me publikun, dhe eshte normale te mos e ndajne.
 
Titulli: Alarmi për kërcënime terroriste në Kosovë

Sot ishte nje debat ne Klan Kosova mu per kete ceshtje dhe me pelqeu shume. Sapo te publikohet ne youtube, do ta postoj insha-Allah.
 
Titulli: Alarmi për kërcënime terroriste në Kosovë

Aver dhe Kitren do i marr une ne shpi ne rast sulmesh terroriste :P
 
Titulli: Alarmi për kërcënime terroriste në Kosovë

Aver dhe Kitren do i marr une ne shpi ne rast sulmesh terroriste :P

Nuk te them gjigande kot ty, jo :P

Megjithate me shume do te preferoja qe te luftoja kunder tyre :cow:
 
Titulli: Alarmi për kërcënime terroriste në Kosovë

Aver dhe Kitren do i marr une ne shpi ne rast sulmesh terroriste :P

Une si frikacak qe jam pranoje strehen :chh e Averin po ta percjellim per lufte me kengen:

''Partizani n'lufte po shkonte ka marre pushken ne nje dore ,,,,,,,,,''
 
Titulli: Alarmi për kërcënime terroriste në Kosovë

Une si frikacak qe jam pranoje strehen :chh e Averin po ta percjellim per lufte me kengen:

''Partizani n'lufte po shkonte ka marre pushken ne nje dore ,,,,,,,,,''

Lol

Ne rregull, ama kur te kthehesh mos lyp hise ne pronat e 'cliruara' dhe mos u befaso kur ne dyert e Hotel Grand, Pallatit Rinise etj., t'a lexosh: "E zanun. Komandant Averi". Lol
 
Titulli: Alarmi për kërcënime terroriste në Kosovë

Lol

Ne rregull, ama kur te kthehesh mos lyp hise ne pronat e 'cliruara' dhe mos u befaso kur ne dyert e Hotel Grand, Pallatit Rinise etj., t'a lexosh: "E zanun. Komandant Averi". Lol

Te gjitha merri qe neser se me mire po rri nen perkujdesjen e Marles :P
 
Titulli: Alarmi për kërcënime terroriste në Kosovë

U tha, u bo.

p.s. Nuk kane mbet trima (pervec meje)! :D
 
Titulli: Alarmi për kërcënime terroriste në Kosovë

Ka mundesi se do ket diqka! meqe para dy dite Shefqet Krasniqi e ka promovu edhe ni libere mundesit jan se do kerset dika !!keshtu ja pat ber rrafsh edhe Bushi Amerikes po andje i tha Bin Ladenit kalle flak.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Alarmi për kërcënime terroriste në Kosovë

Nuk do mend qe mund te ndodh tani dhe ne Kosov dhe ne shqiperi...Kto jan ceshtje qe ne nuk duhej te ishim perzjer fare po dalin sa byc palar qe ngrihen e thon po na vrasin vllezrit tan musluman edhe oburra per terrorrizem ..Po ca beni o bark pangopur cdoni qe i hyni ksaj belaje kur nuk esht per ju.....
 
Titulli: Alarmi për kërcënime terroriste në Kosovë

Sa t'keni ish trima te UCK-se si SH.Krasniqi mos kini frike :P..
 
Titulli: Alarmi për kërcënime terroriste në Kosovë

Vale terrorizmi ne Kosove ??

Me shume do te besoja qe tokes i eshte drejtuar nje asteroid, se sa "rrezikun terrorist" qe mund te shpertheje ne Kosove!
 
Titulli: Alarmi për kërcënime terroriste në Kosovë

Vale terrorizmi ne Kosove ??

Me shume do te besoja qe tokes i eshte drejtuar nje asteroid, se sa "rrezikun terrorist" qe mund te shpertheje ne Kosove!

me aqe dhe perfundon ky debat se nuk ja vlen
 
Titulli: Alarmi për kërcënime terroriste në Kosovë

Sot ishte nje debat ne Klan Kosova mu per kete ceshtje dhe me pelqeu shume. Sapo te publikohet ne youtube, do ta postoj insha-Allah.
ta kalova:P
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Alarmi për kërcënime terroriste në Kosovë

Tani per te eliminuar nje te keqe duhet te diskutojme mbi nje te keqe, por si qenie humane kemi te obligim qe perveq se keqes te gjurmojme dhe nga shkaqet qe sollen te keqen, pra te gjejme edhe burimin se nga rrjedhi ajo dhe secili te marri pergjegjesite e veta.

Ka vite e vite qe ne kete forum kam shkruar se ne Kosove nuk egzistone rreziku i problemeve mes besimeve te ndryshme fetare sa egziston rreziku mes problemeve te te njejti besim pra te besimit Islam dhe ja ku jemi para ballafaqimit mes te vet besimtareve te te njejtit besim.

Sado qe mundohemi te vejme perde kjo nuk mbulohet dhe BIK-u ka nje pergjegjesi te madhe ne kete drejtim sepse ishte ky institucion i cili jo vetem qe nuk kreu punen e vet si duhet por jo rralle ka marre nen sqetulla njerez me te kaluar dhe veprime shume te dyshimta.

Ka patur dhe ka akoma xhami ne Kosove ne te cilat nuk lejohen te gjithe besimtaret te kryejne ritet fetare por lejohet vetem nje kategori e tyre. Ka patur dhe ka akoma xhami ne Kosove ku gjate kryerjes se riteve fetare ka probleme te cilat jo rralle mbulohen. Ka patur dhe ka predikues fetar qe kane veprimtari jo te mire. Pra BIK-u eshte treguar shume neglizhent. Nuk dua te them dhe me te keqen se BIK-u, udheheqesit e tij, ne zemer mbajne dicka tjeter, pra vuajn per nje sheriat, e proklamojne dicka tjeter. Pra jane njerez fallco!!!

Ta paramendosh se vetem para disa viteve kishim lufte ne Kosove dhe askush nuk vrau veten me dinamit dhe vetem nje decenie me vone nje qytetar Kosovar ka qene shkatuesi me i madhe i viktimave nga nje sulm vetvrases kjo eshte e tmerrshme. Eshte shenja me e mire se deri ku ka arrite BIK-u me margjinalizimin e fese qe perfaqeson.

Kjo u verejt edhe diteve te fundit kur u mundua qe per hiq gje te barte problematiken e tere ketyre viteve ne nje rrafsh tjeter. Askush ne Llapushnik, as BIK-u nuk kundershtonte dhe protestonte se pse nje hapesire tokesore eshte keqmenaxhuar apo eshte hjequr nga prona shoqerore por te gjithe protestonin se pse i ehte dhuruar ajo hapesire nje Kishe apo nje komuniteti tjeter. Kjo eshte edhe nje shenje qe BIK-u dhe toleranca nuk shkojne bashke dhe BIK-u ne zemer ka dicka tjeter.
 
Titulli: Alarmi për kërcënime terroriste në Kosovë

Vale terrorizmi ne Kosove ??

Me shume do te besoja qe tokes i eshte drejtuar nje asteroid, se sa "rrezikun terrorist" qe mund te shpertheje ne Kosove!

hahahahahaha :)) kete besoj dhe une.
Por gjithesesi si dihet,se degzimet e ekstremet bejne te tyren. Dhe pse ne te njejtin lloj besimi deri diku.
 
Titulli: Alarmi për kërcënime terroriste në Kosovë

ta kalova:P
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Flm :D E kerkoja ate dite por se kishin postuar akoma :p

Sdq, ketu ne kete debat u shtjelluan shume gjera dhe dolen ne drite shume gjera per publikun qe ka dyshime. Sic edhe tha njeri, cdokush mund te dale me nje pushke ne dore ne mes te malit dhe te kercenoje. Njerezit e lige dhe frikacak qe nuk i dine rrethanat mire, frikesohen dhe flasin me hamendje si njerez te papjekur.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top