Alarmi nga gripi, qeveria: Pushim edhe për prindërit që punojnë në administratë
Qeveria ka vendosur që një nga prindërit që ka fëmijë të mitur në kopsht, çerdhe apo shkollë dhe është punonjës i administratës, do të jetë pushim në datat 4, 5 dhe 6 janar.
Vendimi vjen në kuadër të masave parandaluese ndaj epidemisë së gripit, që qarkullon masivisht në vendit tonë e që mund të përkeqësohet më tej me temperaturat që pritet të ulen ekstremisht në ditët në vijim.
“Qeveria, në vijim të masave parandaluese të Ministrisë së Shëndetësisë, vendosi edhe caktimin e këtyre datave, 4, 5 dhe 6 janar 2017, ditë pushimi për një nga prindërit që kanë fëmijë të mitur që frekuentojnë/ndjekin ose jo çerdhet, arsimin parashkollor dhe arsimin fillor, që janë nëpunës civilë dhe punonjës të tjerë të administratës publike, të nivelit qendror dhe vendor, si dhe në institucionet e tjera shtetërore”.
Qeveria iu bën thirrje edhe të gjithë punëdhënësve privatë që të gjejnë mundësitë për trajtimin me pushim të një nga prindërve që kanë fëmijëve të mitur që frekuentojnë/ndjekin ose jo çerdhet, arsimin parashkollor dhe arsimin fillor”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
g.shqip