Alarmi, Italia së shpejti do të grimcohet dhe shkatërrohet nga tërmetet

ida angel

:)
V.I.P
Berlin, 5 qershor 2012 NOA-Sipas analizave gjeologjike gjermane fati i Italisë është shënuar: tërmetet do ta grimcojnë vendin. Tërmeti në Emilia ka vënë në lëvizje përsëri sizmologët dhe gjeologët, të cilët po kërkojnë të japin një shpjegim në kuadër të analizës gjeologjike, për të përcaktuar zhvillimet e mundshme të këtij fenomeni si dhe pasojat.
termeti-noa.al_.jpg

“Tërmeti në Emilia lidhet me eklipset, dhe madje është krijuar artificialisht, shkruhet në gazetën gjermane “Der Spiegel”.

Ekpertët në fjalë të cilët i kanë kushtuar vëmendje tërmeteve në pjesën veriore të Italisë arritën në përfundimin se e ardhmja e vendit fqinj varet pikërisht nga tërmetet e saj gjeologjike. Lëvizjet tektonike do të çojnë grimcimin dhe shkatërrimin e vendit.

Italia ndodhet në zonën e përplasjes në mes të dy pllakave të mëdha tektonike të njohura si pllaka Euro-Aziatike dhe pllaka Afrikane, që e shtrëngojnë atë si një darë. Për më tepër, në lindje është pllaka Adriatike dhe në perëndim është Korsika, e cila është në pllakën tektonike Evropiane që zhvendoset çdo vit tre milimetra drejt Italisë.

Vendi është, në këtë mënyrë, si në kurth, i bllokuar. Në këtë mozaik gjeologjik çdo pllakë peshon miliona ton dhe zgjerohet në thellësi për kilometra: lëvizja e një pllake kundër tjetrës gjeneron tension të përgjithshëm që akumulohet në mes tyre duke shkarkuar më pas tërmete të dhunshme.

Këto do ndikojnë në pjesën më të madhe të vendit dhe do të bëhem më të forta në zonën qendrore dhe afër Bolonjës. Detektorë GPS, që gjeologët kanë vënë në të gjithë territorin, tregojnë se si pjesë të veçanta të vendit shkojnë në drejtime të ndryshme. Jugu i Italisë lëviz në drejtim të Ballkanit, ndërsa Veriu pjesët drejt Jugperëndimit, Roma zhvendoset drejt Veriut dhe qendra e Italisë në Lindje. Në të ardhmen e largët, zonat e Italisë të lidhura më Alpet do të bëhen ishuj në Mesdhe.

k.a./noa.al
 
Titulli: Alarmi, Italia së shpejti do të grimcohet dhe shkatërrohet nga tërmetet

BoBoBoBo Zot Mba Doren.....Na Le Pa Plazh Me Ket Lajm Ida :D
 
Pe: Alarmi, Italia së shpejti do të grimcohet dhe shkatërrohet nga tërmetet

Ishalla sjane te verteta keta gjera...
 
Pe: Alarmi, Italia së shpejti do të grimcohet dhe shkatërrohet nga tërmetet

mos boni komente koti ne kshu lloj temash sepse njerez kan vdekur dhe te tjere jan pa shtepi... termete ka vazhdimisht dhe ishalla mbarojne me kaq sepse kam njerez qe punojne aty (bologna dhe aty afer)
 
Titulli: Alarmi, Italia së shpejti do të grimcohet dhe shkatërrohet nga tërmetet

Po gjynaf Per Zotin, gjith ato njerez ka mundesi te humbasin jeten, nese jane te verteta lajmet.
Dhe me duket se spo thone kot qe po vjen 2012-ta...:D
 
Titulli: Alarmi, Italia së shpejti do të grimcohet dhe shkatërrohet nga tërmetet

Romë, 6 qershor 2012 NOA- Ekspertët duket se nuk kanë dyshime: "Italia po lëviz në drejtim të kundërt me akrepat e orës.
547135_368228356571370_1765215138_n.jpg

Sipas ekspertit Giovanni Gregori dhe Stefano Gresta, drejtori i “Istituto Nazionale di Geofisica e Vulcanologia” (Itali): "ثshtë një lëvizje tektonike e atribuuar nga pllaka afrikane që shtyn pllakën evropiane me një lëvizje dinamike kundër akrepave të sahatit".

Tërmeti me magnitudë 5.4 që tronditi mëngjesin e sotëm Ravenan sipas ekspertëve u shkaktua nga fenomen i ndryshëm nga ai që shkaktoi tërmetet e 20 dhe 29 majit në Emilia.NOA
 
Titulli: Alarmi, Italia së shpejti do të grimcohet dhe shkatërrohet nga tërmetet

Si tjet e shkruar.... Un e kam ndje termetin edhe pse jam 300 km larg epiqendres.
 
Titulli: Alarmi, Italia së shpejti do të grimcohet dhe shkatërrohet nga tërmetet

Boh po na vjen jugu i Italisë në Ballkan? Edhe këta kishim mangut ne LOL Do zoti nuk janë të vërteta këto që thonë se gjynaf janë gjithë ai popull .
 
Borxhet duhet te kthehen nje dite.
 
Titulli: Alarmi, Italia së shpejti do të grimcohet dhe shkatërrohet nga tërmetet

tani qe sjetoj me un ne emiglia romania le te bjere sa te doje ta mbysi .....
 
Titulli: Alarmi, Italia së shpejti do të grimcohet dhe shkatërrohet nga tërmetet

Jo ishalla nuk ndodhe nje gje e till, po ajo popullat ku te vete?
 
Pe: Alarmi, Italia së shpejti do të grimcohet dhe shkatërrohet nga tërmetet

Si i thone asaj fjale : Kalova lumin te dh...kalin...Keshtu eshte dhe puna e disa prej komenteve ketu:)
 
Titulli: Alarmi, Italia së shpejti do të grimcohet dhe shkatërrohet nga tërmetet

Une se dija qe mund te parashikohen termetet?
Jam bere me fiksime pas atij te fundit qe ra ktej, se jetoj dhe ne kat 10 per faaat :(
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top