Alarmi i rremë, banka tallet me policinë

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P


Shefi i sigurisë shtyp alarmin kot dhe deklaron në polici: E bëra për të parë sa shpejt vini



Punonjësit e sigurisë së një banke janë "tallur" dje me policinë, teksa kanë dhënë një alarm të rremë për grabitje. Ngjarja ka ndodhur në një nga degët e një banke të rëndësishme në vendin tonë, e cila ndodhet pranë rrugës "Sami Frashëri" në zonën e ish-Bllokut. Burimet policore shpjeguan se menjëherë ishin mobilizuar nga frika se po ndodhte ndonjë grabitje, apo ngjarje më e rëndë, por kur kanë shkuar aty, kanë vënë re se kjo ka qenë një shaka pa piper e shefit të sigurisë në këtë degë banke.

Sipas të dhënave policore, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, kur alarmi i degës së bankës që ndodhet pikërisht pranë sheshit "Presidenti Wilson", është aktivizuar. Drita e kuqe është ndezur në zyrat e policisë dhe menjëherë janë njoftuar shërbimet e Komisariatit Nr. 2, që patrullojnë në atë zonë. Efektivët e policisë kanë qenë shumë pranë vendit të ngjarjes, ndërkohë që edhe përforcime të tjera kanë mbërritur aty shumë shpejt. Më pas, burimet policore tregojnë se kanë hyrë brenda në bankë dhe aty kanë takuar shefin e sigurisë, i cili ka dalë duke treguar se ishte vetëm një alarm fals. Kur punonjësit e policisë janë interesuar më tepër në lidhje me këtë alarm fals, ai ka treguar se e kishte kryer këtë veprim të papjekur për të testuar sa e shpejtë ishte policia. Uniformat blu kanë mbetur të shtangura nga veprimi i rëndë i kryer prej shefit të sigurisë, e më pas në pamundësi për të kryer ndonjë veprim kanë lajmëruar eprorët.

Drejtuesit e policisë, të cilët edhe ata ishin përgatitur për të shkuar në vendin e ngjarjes nga frika e ndonjë grabitjeje të mundshme të bankës, ashtu siç kanë ndodhur gjatë muajve të fundit, sidomos te "Zogu i Zi", ku një bankë është grabitur dy herë, kanë ngelur të shtangur dhe nuk kanë ditur si të veprojnë. Ata e kanë ndier veten të fyer nga kjo "shaka" e shefit të sigurisë, por nuk kanë marrë kontakt me të. Burimet policore shpjeguan për gazetën se thjesht është përgatitur një raport-shërbimi për këtë rast dhe ende nuk është vendosur se çfarë do të bëhet me shefin e sigurisë së bankës, i cili kreu këtë veprim. Në bazë të ligjit, policia shpjegon se ai duhet të procedohet penalisht për alarm të rremë. Sipas Kodit Penal, njoftimi i rremë i bërë në organet e rendit, për kryerjen e një vepre penale, për t‘i vënë ato në gjendje gatishmërie dhe alarmi, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit.

Sipas policisë, gjendja e gatishmërisë për rastet e bankës është në maksimum aktualisht, pasi ende nuk janë zbuluar disa raste të grabitjes së tyre në kryeqytet. Rreth një muaj më parë, u regjistrua vjedhja e fundit e një banke në Tiranë, por policia arriti të identifikojë autorin e vjedhjes së saj, i cili ishte larguar drejt Greqisë. Pak ditë më vonë, kur ai po kthehej në Shqipëri, u pikas nga policia në kufi dhe u bë arrestimi i tij. Megjithatë, policia nuk bëri bujë me arrestimin e tij, pasi ende nuk ka prova për implikimin e plotë të tij në këtë ngjarje.

*shqip*
 
Mire ua ka bere ky por kur te jete vertet ne rrezik banka s'do ti besoj me policia.
 
Lol lol lol lol lol lol lol
 
Back
Top