Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Alarmi i “Europol”-it: ISIS kërcënon Europën



Shteti Islamik po planifikon të kryejë sulme masive në Europë. Ky është alarmi i ngritur nga drejtori i “Europol”-it, Rob Wainwright. Ai paralajmëroi se, grupi xhihadist ka kapacitetet për të realizuar sulme të rënda në kontinentin e vjetër dhe se, ka krijuar një forcë të re luftimi në stilin e forcave speciale.

Wainwright foli gjatë një konference, që shënoi hapjen e një qendre të re antiterroriste të “Interpol”-it me seli në Hagë. Kjo njësi do të përpiqet të përmirësojë shkëmbimin e informacioneve dhe të identifikojë lidhjet mes terrorizmit dhe fushave të tjera të krimit.

Hapja e qendrës koincidoi me raportin e ri të “Europol”-it për Shtetin Islamik. Në të thuhet se, sulmet e Parisit dhe rrëzimi i avionit rus në Egjipt në muajin tetor sugjerojnë një ndryshim të strategjisë së ISIS-it drejt zgjerimit të shënjestrave të tij në rang global.

“ISIS po përgatitet për më shumë sulme terroriste si ato të Mumbait, që do të kryhen në shtetet anëtare të BE-së dhe veçanërisht në Francë”, thuhet në raporortin e titulluar “Ndryshime në mënyrën e operimit të sulmeve terroriste të Shtetit Islamik”.

“Interpol”-i thekson se, në shënjestër të sulmeve do të jenë të ashtuquajturit “objektiva të lehta”, për shkak të impaktit që gjenerojnë.

Raporti sugjeron gjithashtu se, refugjatët që largohen nga Siria dhe vende të tjera në drejtim të Europës mund të jenë të prirur për rekrutim. “ثshtë e vërtetë, ka raportime se qendrat për strehimin e refugjatëve po vihen në shënjestër të rekrutuesve të Shtetit Islamik”, thuhet më tej.

Raporti i “Europol”-it pohon gjithashtu se, në Ballkan dhe në disa vende të BE-së mund të ketë celula për trajnimin e terroristëve.

Sipas Wainwright, më shumë se 5 mijë shtetas europianë janë radikalizuar në territoret e kontrolluara nga ISIS dhe se, shumë prej tyre janë kthyer në shtëpi.

/ Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back