Alarmi, dy fëmijë infektohen me HIV, nis hetimi

Aren

Anëtar i Respektuar
171-300x225.jpg

Personat e prekur me virusin HIV në vendin tonë sa vijnë edhe shtohen. Katër raste të reja janë shënuar me HIV, përkatësisht këto katër raste janë fëmijë. Mjekët bëjnë me dije se 2 prej fëmijëve rezultojnë të jenë me sëmundjen pasi janë infektuar nga prindërit e tyre ndërsa dy rastet e tjera janë “mister” pasi prinëdrit nuk janë mbartës të virusit HIV.
Alb-observer.com konfirmon se rrugët nga të cilët janë infektuar këta të vegjël është ende të pazbardhura, ndërsa nga kartela e tyre rezulton se fëmijët nuk kanë kryer transfuzion gjaku, një prej tyre është shtruar 7 herë në QSUT, është bërë një ndërhyrje por nuk ka qënë e nevojshme transfuzioni i gjakut. Rrugët e infektimit të tyre janë ende enigmë ndërsa ekspertë të shëndetit kanë kërkuar hetim të çështjes.

Ajo që mbetet të mendohet është se këta fëmijë mund të jenë infektuar gjatë shtrimit të tyre në QSUT. Sakaq, çështja rreth këtyre dy rasteve do t’i nënshtrohet një hetimi të detajuar pasi opinioni public është i alarmuar./alb-observer.com/
 
Titulli: Alarmi, dy fëmijë infektohen me HIV, nis hetimi

Ne Shqiperi mjeksia eshte per tet ardhur keq,kto gjera mua qe jetoj jasht me bejn gjithmone te them te rri larg kti vendi
 
Back
Top