Alarmi, 50 mijë lindje më pak se para viteve ‘90

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Të dhënat e MSH-së pohojnë se mosha mesatare ka arritur nga 29 vjeç, në 31.7 vjeç. Moisiu: Rënia e lindjeve sjell plakjen e popullsisë

Familje me pak fëmijë. Tendencë e re e shqiptarëve, që po theksohet gjithnjë e më shumë pas viteve ’90. Kjo do të thotë se kambanat e alarmit për plakjen e popullsisë kanë filluar të bien në vendin tonë. Këtë e tregojnë të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë, sipas të cilave, para viteve ’90 kishte rreth 85 mijë lindje në vit, ndërsa në vitet e fundit numërohen rreth 35 mijë lindje në vit.

Ndërkohë, drejtoresha e maternitetit“Koço Gliozheni”, Rubena Moisiu, duke pranur rënien e numrit të lindjeve vitet e fundit, shpjegoi për gazetën edhe disa nga arsyet e këtij fenomeni.

Bien lindjet

Ende popullsi me moshë të re, por kambana alarmi për plakje të shpejtë. Treguesi i lindjeve në rënie, është një arsye e fortë që i bën specialistët e shifrave të besojnë një gjë të tillë. “Fakti që kemi rreth 50 mijë lindje në vit më pak se para viteve ’90, tregon qartë se popullsia jonë, si shumë vende të tjera, është drejt plakjes”, - pohojnë specialistët, duke shtuar se numri i lindjeve në vendin tonë ka shënuar një rënie në masën 52%, krahasuar me vitin 1990.

Rubena Moisiu pohon se rënia e numrit të lindjeve, medoemos sjell uljen e moshës mesatare në vendin tonë. “Mendoj se kjo është ana negative që sjell rënia e numrit të lindjeve. Por, mendoj se edhe vendi ynë po manifeston në këtë drejtim fenomenin e vendeve të zhvilluara ose të vendeve në zhvillim”,- pohon Moisiu.

Ndërkohë, të dhënat e dikasterit të Shëndetësisë, pohojnë se, nëse vite më parë mosha mesatare e popullsisë ka qenë 29-vjeç, aktualisht, mosha mesatare është 31.7 vjeç.

Familje me pak fëmijë

“Dy fëmijë janë shumë dhe një është pak”. Thënia e dëgjuar, duket se ka gjetur mirë vend në familjet shqiptare, të cilat preferojnë, gjithmonë e më shumë, numër të paktë fëmijësh. Tendencën, pas statistikave të Shëndetësisë dhe sqarimeve të specialistëve të Shëndetit Riprodhues, e dëshmon raporti më i fundit, “Femra dhe Meshkuj në Shqipëri”.

“Në vitin 1960, ishte më shumë se 5 fëmijë për një nënë. Në 2-3 vitet e fundit, sipas të dhënave, ky indeks është ulur në 1.6 fëmijë për një nënë”, - thuhet në studim. Sipas specialistëve, ky tregues është mjaft domethënës dhe ka të bëjë me riprodhimin e popullsisë. Madje, mbi bazën e këtyre të dhënave, specialistë që merren me Shëndetin Riprodhues, theksojnë se treguesi në fjalë do të vazhdojë të bjerë.

Në raportin e grupmoshave, më shumë lindje janë regjistruar për nëna të moshës 25-29 vjeç. Ndërkohë, sipas statistikave, një vit më parë janë shënuar më shumë lindje në grupmoshën 20-24 vjeç, pra në nëna më të reja.

31.7-vjeç

ثshtë mosha mesatare e popullsisë sonë, ndërkohë që, pak vite më parë ishte 29-vjeç

5 fëmijë

Për një nënë ka qenë indeksi sintetik i fekondimit (tregues i riprodhimit) në vitin 1960, tashmë ka rënë në 1.6 fëmijë

Moisiu: Ja arsyet e uljes së lindjeve në vendin tonë

Fenomen i vendeve të zhvilluara apo në zhvillim, ku bën pjesë edhe vendi ynë. Kështu e cilësoi drejtoresha e maternitetit, “Koço Gliozheni”, fenomenin e rënies së numrit të lindjeve në vendin tonë, e cila e lidhi me disa faktorë. Emigracioni, sipas Moisiut, është faktori kryesor që ka ndikuar në uljen e lindshmërisë. “Duhet të kemi parasysh sem jashtë vendit kemi rreth 1 milion shqiptarë dhem padyshim që kjo ka ndikuar shumë”, - pohon ajo.

Por, nga ana tjetër, doktoresha nuk la pa përmendur edhe kushtet ekonomike, të cilat i kufizojnë së tepërmi shqiptarët për të lindur shumë fëmijë. “Janë rritur kërkesat për jetesë. Sot, pa dyshim që prindërit synojnë që t’u sigurojnë një jetesë sa më të mirë dhe komode fëmijëve të tyre. Duhet të mendojnë për çdo gjë, duke filluar që nga ushqyerja, arsimimi dhe mundësisht edhe për të ardhmen e tyre.

Ndaj dhe kufizohen, duke lindur sa më pak fëmijë”, - pohon Rubena Moisiu, duke shtuar se, duke e parë në këtë aspekt, ky vendim i shumë familjarëve, i duket i drejtë. Sipas saj, tashmë familjet shqiptare kanë filluar të kuptojnë se nuk mund të bëjnë nga 11 apo 12 fëmijë dhe të mos kenë kushte për t’i rritur, pasi edhe ndryshimet mes shtresave të popullsisë, ndryshe nga para viteve ’90, tashmë kanë filluar të jenë të theksuara.

Shekulli
 
eshte e vertet se kushtet jan te veshtira por nuk do ishin per se paku dy deri ne tre femije, e jo te lem me nje e ka edhe raste qe nuk deshirojn te ken femije
 
Rraca jone ka filluar te mplaket. :lexim::lexim:Kjo nuk guxon te na ndodhe assesi. :gjujpeshk: Nataliteti ishte dhe do mbetet arma me e fuqishme e shqipeve. :dance::dance: Do beje nje shkrim me te gjate kur te kem kohe. :gjujpeshk:
 
Kan rrene lindjet... e nr do bjeri akoma sepse ciftet sduan me femije, ose te pakten bejne nje 1 femij....jo 2 -3 si benin njerzit ne vitet para 90!
 
Keto jane demet e njeanshme te nivelit te mire te jeteses.
Nuk i pengon varferija per te bere femije, por pasurija.
 
Redaktimi i fundit:
I pengon dhe emancipimi, po ashtu dhe koha...femrat jan me te preokupuara te bejne karieren se sa te krijojne familje e te bejne femije
 
kushtet ekonomike, kushtet sociale, evropianizimi, rritja e egoizmit, ndryshimi i mentalitetit, stresi i vazhdueshem, pirja e duhanit alkoolit etj. te gjitha keto ulin detyrimisht lindjet ne shqiperi
 
Problemi i mplakjes se popullates eshte mjafte shqetesues ne shumicen e vendeve te botes. Nje pjese mjafte e madhe e vendeve te botes kane krijuar programe stimuluese me plot e perplot beneficione per prinderit me femije qe te shtohet numri i lindjeve. Keto vende duke pasur parasysh se familja eshte qelize e shoqerise i kane dhene familjeve mjafte atribute stimulative. Ne perkundrazi nga vendet e botes e kishim kete perparesi jo fale benificioneve por nga arsyeja se vazhdimisht i ishim nenshtruar zhdukjes nga armiqet tane. Kjo ishte ajo me te cilen vazhdimisht jemi mburrur dhe ishte nje perparesi e madhe ne krahasim me popujt tjere pasi qe kishim ne menyre te vazhdueshme nje popullat mjafte vitale dhe te re. Me ndryshimin e situates ne keto kohera te veshtira tranzicioni si rezultat i kushteve te veshtira ekonomike por edhe faktoreve tjere numri i lindjeve pothuajse eshte pergjysmuar. Ne keto vite qe lam pas asnjera nga qeverit tona ( Shqiperi dhe Kosove), nuk e trajtoi kete problematike me nevojen dhe menyren e duhur. Madje madje lirisht munde te konkludojme se kan krijuar edhe politika te disfavorshme ne aspektin e mbrojtjes se familjes dhe ne kete menyre kane detyruar familjet qe te ekonomizojne rritjen e familjes. Kjo politik qe ka anashkaluar familjen edhe po ka ndikim direkt ne mplakjen e popullates. Aq te disfavorshme jane politikat familjare ne Kosove sa edhe po deshe ste lejojne te keshe me shume se nje femije. Pra, femijet jane shendrruar ne lluks. Munde ti kete vetem ai qe ka para. Kjo eshte tragjedi. Ne Kosove shtatzenat ( vetem ato te punesuara ) perfitojne vetem 12 jave pushim me pagese te plote te rroges. Pastaj munde ta shfrytezojne edhe 12 jave nga Ministria per Mireqenie Sociale me nje pagese solide 70% e rroges. Beneficionet perfundojne ketu, nese munde tu themi ketyre beneficione. Madje nuk marrin as shtesa femijerore. Kjo egziston vetem per te punesuarat ne pune shteti ( si i themi ne), se per sektorin privat as qe diskutohet. Me kujtohet nje rast ne Kosove qe kishte 5-njak( pese femije per njehere). Ajo grua e shkrete i ka te gjithe femijet edhe sot pa perfituar kurre asnje beneficion nga shteti.
Mua me befasojn me se shumti grate deputete ne parlamentet e vendeve tona. C'bejne ato? Kullosin ne parlament!!!!
Sa do ti kushtonte shtetit qe nenave qe lindin per nje femije tu ndante nga 500 € ? Besoj se do ishte nje shume simbolike per rendesin e natyres qe ka. Do ishte nje ivestim solid per rendesin kapitale te ketij procesi i cili dikur do na behet mjafte i dhimbshem. Duhet stimuluar ciftet per lindje derisa nuk eshte bere rutin moslindja e femijeve.
Pres mendimet tuaja.......
 
me mire se dhe shume femije nuk ke ci don .
me kujtohet vite me pare.
ghysherit tane me nga 10 femije jan shume per mendimin tim
 
ti ke te drejte mo cun, po ne shqiperi kjo nuk ndodh kurre se jemi shtet i varfer.
nenat ne shqiperi nuk mund te kene 2 vjet leje lindjeje si ne evrope, po kane vetem 6 muaj, dmth 15 dite para se te lindin dhe pas lindjes 5 muaj e gjysem. po u vonuan me shume te dalin ne pune i pushojne nga puna.

400 euro merr cdo femije ne austri deri sa behet 18 vjec, e kjo ne shqiperi smund t eveje vaki, se 400 euro se ka rrogen mama dhe baba e vet e jo me te marri kalamani kaq. rri aman se eshte utopi epr shqiperine kjo tani per tani
 
Nuk di se ku qendron problemi se me duket e ke keqkuptuar i cik. Ndoshta edhe eshte problemi se une nuk jam shprehur si duhet. Une e kuptoj se Shqiperia dhe Kosova jane vende te varfera, por perkunder kesaj varferie nuk do ishte asgje po tu zgjatej pushimi i lehonis i cili eshte jashtzakonisht i shkurter dhe i pafavorshem. Une nuk e kisha fjalen qe cdo muaj te mirrte femija nga 500€. E kisha fjalen qe cdo lindje e cdo nene te stimulohej me 500€ dhe kjo shumezuar me 50.000 lindje ne vit arrin shifren 25 milion euro qe ne dukje te pare duket shume e madhe por kur krahasohet me rendesin e problemit eshte e padiskutueshme. Une e dij dhe e kuptoj qe per Shqiperin kjo shume nuk eshte edhe aq e pamundshme. :gjujpeshk:Mjafton qe te kursehet i cik ne disa resore tjere. Pastaj une e di se kjo nuk ndodhe as ke ju e as ke ne andaj e shtrova pyetjen se cfare bejne deputete femra ne parlament. Mendimi im eshte se sikur te rregullohej vetem i cik ligji apo rregullorja mbi lehonit do kishte efektin e vet. Se paku nenes ti jepej me shume pushim dhe nje stimulim i vogel ne shtesa femijerore madje 20€. Ne na duket si e pamundshme por kur krahasoj se sa eshte suficiti ( mbetja ) e parave te pashpenzuara nga buxheti i Kosoves, mendoj edhe i Shqiperis ma merr mendja se nuk eshte e pamundshme. Shembull konkret: Suficiti ne Kosove kete fundviti ka arritur hiq me pake e me shume se 250 milin €. :gjujpeshk: Prandaj e them se ky mendim imi nuk eshte utopi por vetem duhet vullnet i mir per ta realizuar. :gjujpeshk:
 
ketu nuk behet fjale per buxhetin e shtetit, ne nje kohe qe ne shqiperi ka kaq shume te papune. ja e zeme i stimuloi shtetti nenat me 500 euro per nje lindje, po pastaj?
nena eshte pa pune, me ca do ta rrisi femijen?
biles dhe te jesh ne pune ne shqiperi ne shtet, te dy prinderit me rroge buxhetore, eshte luks i madh te kesh nje femije se minimumi 150 mije leke ne muaj do vetem per pampersa ai.
vendet evropiane i stimulojne familjet e reja me para, se mendojne ndryshe, pasi kane shume pensioniste e nga do dalin parate e pensioneve te tyre? detyrimisht nga pjesa e populllsise qe eshte aktive per pune, dhe nje femije eshte force e ardhshme aktive pune. jashte shqiperise eshte rritur ne kulm mosha mesatare e popullsise gjen pleq qier 95 vjec qe ecin me kembet e tyre, dhe ky plaku qe ka dale ne pension ne moshen 60 vjec, 35 vjet me radhe merr pensionin nga shteti, dhe keto para dalin si pasoje e taksave qe paguajne forca aktive. ndaj ata stimulojne lindjet.
kurse tek neve si i stimuluan si si stimuluan, 60 % e popullsise jane pa pune, rralle mund te gjesh ndonje 90 vjecar, se shumica vdesin 70 max 75 vjec per t emos thene dhe me te rinj.
 
Fragolina, te falemnderit per mundin qe ke bere per spjegim :gjujpeshk: edhe pse jam ne ngjarje :gjujpeshk: andaj kohet e fundit ne Gjermani po diskutohet qe mosha per pension te shtyhet deri ne 70 ose ose 75 vite. Ne po diskutonim per nje ceshtje qe ndoshta neve do jemi ne nje situate te atille brenda dy apo tri dekadave. Pra se te shendrrohet mos lindja e bebeve rutin apo mode ne duhet te nderrmarrim hapa pozitiv. Nje levizje sado e vogel nga gjendja ne te cilen ndodhet nenat, grate, koleget tona besoj se do kishte efektin pozitiv. Mjafton nje hap kete vite, nje hap vitin tjeter. Por meq kembngulni e leme keshtu si eshte. :gjujpeshk:
 
Redaktimi i fundit:
le te themi ate qe eshte ... edhe populli shqiptar ka filluar te perdore prezervativin
 
Back
Top