Alarmante/ Rrezikojmë të mbetemi pa mjekë: Për 3 vite ikën 400 vetë

Alarmante/ Rrezikojmë të mbetemi pa mjekë: Për 3 vite ikën 400 vetë

mjeket-proteste.jpg

Në vitet ardhshme kur mjekët që janë në punë të dalin në pension do të rrezikojmë të mbetemi pa mjekë. Në tre vitet e fundit janë larguar nga vendi 400 mjekë të rinj. Këta janë të evidentuar nga Urdhëri i Mjekut, pa folur për ata që janë diplomuar për Mjekësi dhe nuk kanë punuar, për të cilët nuk ka evidenca.

Sipas shifrave që publikon Urdhëri i Mjekut gjatë viteve, 2014, 2015 dhe 2016 kanë emigruar plot 400 mjekë. Përkatësisht 145 mjekë në 2016, 120 në 2015 dhe 132 në 2014. Pra siç shihet numri ka shkuar në rritje nga viti në vit.

Ku shkojnë mjekët?

Gjermania është destinacioni i preferuar për shkak se ky shtet njeh çdo diplomë, certifikatë apo specializim të bërë. Gjuha është kriteri i vetëm. Por sigurisht se ata kanë emigruar edhe në vende të tjera të Europës e deri në SHBA e Kanada.

Mos të flitet më tej akoma, që ky fenomen është edhe më shqetësues për infermierët e rinj të cilët vitet e fundit janë të shumë që janë larguar drejt Gjermanisë, duke e parë si një destinacion shumë të mirë për të ardhmen e tyre.

Në pyetësorët që ata kanë plotësuar kanë shënuar edhe arsyet e largimit nga Shqipëria që janë si më poshtë:

– Problemet infrastrukturore në pajisje dhe materiale me pasojë pamundësinë për të kryer atë për të cilën mjeku është programuar gjatë studimit të tij mbi 12-vjeçar.

– Presioni i përditshëm me vendin e punës që nga shefi e deri tek administrata për të mbyllur gojën lidhur me mungesat e mësipërme.

– Presioni nga pacientët dhe familjarët për mosmarrjen e një shërbimi adekuat.

– Kthim në një jetë dinjitoze. Nuk shtyhet si lypës gjithë jetën duke parë nga duart e pacientëve të lodhur.

– Pamundësia për të implementuar projekte, ëndrra profesionale.

Opinion.al
 

Attachments

  • mjeket-proteste.jpg
    mjeket-proteste.jpg
    77.7 KB · Shikime: 0
Akuze e rende te perfshish te gjithe mjeket.

Te rrish nje gjysme dite tek urgjenca ne qytetet e medha,e do veresh qe ajo akuze nuk u shkon.

Admiroj e ndiej respekt per punen qe bejne.
 
Aq shkon sa nuk e ke idene, dhe e kam nga eksperienca personale. Vetem se keta mjeke te urgjences nuk dhane ndihmen e pare nje i aferm imi nuk jeton me.

Kaq me mjafton me nxjerr konkluzionin per punen e tyre,
 
Atje ku shkojne e kane te qarte qe nese nuk japin maximumin e tyre , me shume se pastrues te pavioneve nuk behen.
Kshuqe teza e diplomave te blera bie poshte.
Artikulli eshte alarmant dhe i duhet dhene peshe...sepse ikin ajka dhe mbeten vertete ata qe mund edhe ti kene blere ato diploma...

Me pak fjale mjere ne!

Nderkohe qe e njejta kast mjekesh eshte edhe ne privat dhe trajtimi apo perkushtimi ndryshon si dita me nate!
 
Normale se me ato rroga qe u jep shteti (te le per te deshiruar) cdo kush do ikte pa u menduar dy here ! Te krahasosh rrogen e mjekut ne it me ata te shq duket nje diferenc shume e madhe, sado qe dhe ktu mjeket s'jane aq te kulluar po he.
 
Eshte fenomen qe po ndodhe ne gjithe ballkanin perendimor.
 
ne fakt po largohen jo vetem mjeket, por shume studente te profileve tjera...dhe si shof si inferiore apo te paafte ata qe qendrojne ne Shqiperi, thjeshte ceshtje zgjedhjesh, jeta nuk eshte e njejte per te gjithe.
mua me pelqen te punoj ne nje shtet tjeter ku ka rregulla, por nga ana tjeter mendoj pse duhet ta kaloj jeten time larg familjes sime :(
 
eshte e drejte te ikin... me mire pastrues sic thonin me lart (e nese esht i afte nuk ben pastrusin!!) se sa kasap ne shqiperi dhe matrapaz jetesh ....
mjejsia eshte ber per ti ven bomben... turp ta them por me mire,sh me mire ishte ne diktature... por prap fajn e kemi ne qe ju pershtatemi ju frym xhepat e politika alb qe nuk shikon ne gjerat primare qe duhet ti garantoje shtetesace te tije!!
ju lumte studente qe largohi... e perseris me mire nje shkall me poshte por me dinjitet se te behi si shumica e mjekeve sot!!
 
Na iku para ca vitesh mjeku yne familjar Tahiri.
Iku ne Amerike :(
Oh sa pune na prishi i miri Tahir sa pune.
I gatshem,i mire ne profesionin e tij,e pse pat pune te mire,me vete e me te shoqen.

C'do vere kthehet se ben synet femijte ne qytet. :D
Konsiderohet si kirurgu me i mire thojne,edhe i mbyllin datat prinderit muaj me pare.

Po c'mu desh thote Tahiri c'mu desh :)
Ameriken e kisha ketu une duke u ndier mire,rehat,e plot respekt ne rrethinen e tij,qe kish nje reputacion te mire si nje doktor e njeri i mire.

S'kthehem dot per femijte,se shkollohen atje,por per vete e grua asnjeri s'duam shtoi :) .

Hera e dyte te te njejtes filozofi qe degjoj nga njerezit e mi qe kan pas nje pune te mire ne Shqiperi.

Shteti duhet te marre masa me ikjen e mjekve,por Beqaj e thosh se thesari eshte te ata te semuret :(

Ndiej respekt per doktoret,sepse ne dit te veshtira i kam pare si zot.
:)
 
Te drejte kane qe ikin! Kur kujtoj kushtet dhe gjendjen e spitaleve ne Shqiperi sa here vizitoja nje te afermen time, me duken si ato spitalet qe shef neper filmat horror. Me mire shkon dhe punon ne nje vend ku ka rregulla dhe kushte me te mira dhe qe te lejon ty ta kryesh punen tende tamam.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top