Alarm per bombe; tek lokal Tajvan - Na ndiqni ne, të ndiqni lajmet

WxP

Staf në FV.AL
Adm
TIRANE- Një telefonatë për bombë ka alarmuar policinë e Tiranës mesditën e sotme.

Telefonata anonime e regjistruar nga salla operative, njoftonte për një bombë të vendosur në ambientet e kompleksit “Taiwan”.

Menjëherë policia ka shkuar në vendngjarje duke evakuuar qytetarët që ndodheshin në lokal si dhe gjithë zonën përreth parkut "Rinia", ndërsa është evakuuar edhe stafi i Taiwanit.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e ndërhyrjes së shpejtë, forcat xheniere, ato të FNSH-së, duke kryer krehjen e zonës, ndërsa pas 30 minutash policia doli në konkluzionin se alarmi ishte i rremë.

Mësohet se për alarmin janë kryer dy telefonata, njëra e bërë në policinë e Vlorës, nga një person i seksit mashkull, e më pas është telefonuar në numrin 129 të policisë në Tiranë.

Pak më vonë policia ka deklaruar se ka shoqëruar personin që kreu telefonatën e rreme. Ai është nga Vlora, ndërsa dyshohet se ka pasur si qëllim të dëmtojë biznesin.
(ma.ar/BalkanWeb)
 

Attachments

  • tajvan1.jpg
    tajvan1.jpg
    26.9 KB · Shikime: 3
Titulli: Alarm per bombe; tek lokal Tajvan - Na ndiqni ne, të ndiqni lajmet

Po ka qen ndonje qe do kete harruar portofolin ne shtepi,ska pas me ca paguaje e me mendje te behej remuje e madhe ky te ikte papaguar
 
Titulli: Alarm per bombe; tek lokal Tajvan - Na ndiqni ne, të ndiqni lajmet

Mire thot Evi do jete ndonje qe ka dash te mos paguaj kafen qe ka pire :p
 
Titulli: Alarm per bombe; tek lokal Tajvan - Na ndiqni ne, të ndiqni lajmet

Kurre se kam kuptuar pse jane kaq te trashe dhe i kapin gjithmone...
-Alo policia ????
-Po kush eshte ???
-...... Po ti kush je ??
- Policia ke doni ju ???
- Une jam filan fisteku ... kam vene bombe ketu
-Mire po vijme tju kapim
 
Titulli: Alarm per bombe; tek lokal Tajvan - Na ndiqni ne, të ndiqni lajmet

tajvanin gjeten me vu bombe pa le qe mire do e beshin po naten qe mos te ket viktima vetem se kafja me e shtrejte se ke kulla parisit Pffffff sikur te jete floriri
 
Pe: Alarm per bombe; tek lokal Tajvan - Na ndiqni ne, të ndiqni lajmet

Hë si shkoi puna e hajvanit ashtu tajvanit këtej?!.. Paska shpëtuar e shyqyr!
 
Pe: Alarm per bombe; tek lokal Tajvan - Na ndiqni ne, të ndiqni lajmet

Se mos ehste hera e pare qe ndodhin keta gjera
 
Back
Top