Alarm në Durrës, mishi i lopëve me turbekuloz shitet në treg

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Alarm në Durrës, mishi i lopëve me turbekuloz shitet në treg

1719_7659514.jpg

Në Durrës është dhënë alarmi për shkak se janë zbuluar 3 lopë me turbekuloz.

Mësohet se lopët, të therura, janë gjetur në një therrtore në këtë qytet.

Kjo sëmundje e rëndë mësohet se ka prekur një fermë në Shijak por pa dhënë detaje më shumë.

Deri në këto momente nuk ka asnjë reagim nga Inspektoriati i Sigurisë Ushqimore Veterinare.

Por jo vetëm në Durrës, mësohet se gjedhë të prekura nga tubekulozi ka edhe në zonën e Fushë-Krujës dhe të Shkodrës.

Kjo sëmundje është e rëndë pasi rrezikon seriozisht edhe shëndetin e njeriut nëse konsumohet nga njerëzit. /albeu.com/
 
Qyqja.


O lost, mos ha me mish he vlla : P
 
Se mos vetem ne Dr , thuaj ne tere Shqiperine e perse jo edhe jashte saj.

Ka ardhur koha qe njerezit ta lene fare mishin , thelle e thelle .. nuk besoj qe trupi i yne ka vertet nevoje per mish, e cila sjell shqetesime te shumta, Lere pastaj ne rastet e pakontrolluara si ne k'te rast.

Duhet 48 ore qe ta tresi stomaku , tmerr ... mishin nuk me ka pelqyer ndonjehere shume rralle e kam pas ngrene , ama mishin e pules e kam pas ngrene shume... tani bera muaj te tere qe e kam lene fare mishin , vetem haj peshkun ... differenca eshte marramendese sidomos nga ana e energjise dhe perqendrimit.
 
Back
Top