Akuzoi Theo Hernandezin për sulm seksual, arrestohet për mashtrim

43762642_1856901044425866_4429053555051069440_n.jpg
982196_1.jpg



Modelja Luisa Kremleva (me origjinë të përzier, ruse dhe spanjolle), e njohur për pjesëmarrjet e saj në programe të ndryshme televizive, në qershor të vitit 2017 denoncoi futbollistin Theo Hernández (lojtar i Milanit, në atë kohë te Reali) për sulm seksual në një diskotekë në Marbella. Denoncimi nuk u hodh poshtë pasi kishte dyshime që ishte e sajuar. Dyshimet u konfirmuan dhe sikurse raporton “Diario Sur”, Gjykata e Marbellas ka urdhëruar arrestimin e modeles. Luisa u ndalua të hënën e kaluar nga policia, ndërsa gjykatësi i komunikoi akuzën.

Ne denoncimin e saj, modelja pretendente se kishte qenë me futbollistit në një klub nate dhe më pas ishin larguar me makinën Porche Cayenne të futbollistit, ku kishin nisur të kryenin marrëdhënie seksuale. Në një pikë, modelja pretendon se kishte kërkuar që të Theo të ndalte, por ai kishte refuzuar. Luisa këmbëngulte se kishte bërë luftë me të në makinë, sepse ai kërkonte me ngulm marrëdhënie seksuale, por kur e pa që ajo nuk kishte ndërmend të hiqte dorë nga rezistenca, e hodhi jashtë makinës.


Pavarësish akuzës së rëndë, policia nuk e arrestoi futbollistin, përkundrazi, dy ditë më vonë, çështja u arkivua. Pas denoncimi të Kremlevas dolën në dritë informacione të tjera, sipas të cilave gruaja e re kishte bërë edhe tre denoncime të tjera të ngjashme për dhunë seksuale për tre persona të tjerë në të njëjtin stacion policie. Agjentët e policisë dolën në përfundimin se Luisa kishte kontradikta në deklarimet e saj, duke vërtetuar se akuzat ishin të rrema.

Top Channel
 

Attachments

  • 43762642_1856901044425866_4429053555051069440_n.jpg
    43762642_1856901044425866_4429053555051069440_n.jpg
    86.8 KB · Shikime: 0
  • 982196_1.jpg
    982196_1.jpg
    38.1 KB · Shikime: 0
  • 43762642_1856901044425866_4429053555051069440_n.jpg
    43762642_1856901044425866_4429053555051069440_n.jpg
    86.8 KB · Shikime: 0
  • 982196_1.jpg
    982196_1.jpg
    38.1 KB · Shikime: 0
Budallacke!
Vetem Ruset nuk mund te akuzojne per perdhunim! No need lol

Lere pastaj e Theo paska qene me
I mire se kjo lol
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top