Akuzohen për vjedhje e falsifikim, ndalohen

eGo0sTyle

System Engineer
foto-ilustruese-23.jpg


Dy persona të shpallur në kërkim janë prangosur nga policia e Fierit dhe ajo e Lushnjës. Të dy të kërkuarit kanë qenë të dënuar nga gjykata për veprat që kanë kryer, ndërkohë që në rrugë operative policia ka siguruar informacionin e vendndodhjes së tyre. Sipas policisë një prej të arrestuarve është Ilir Kola, 24 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Libofshë të rrethit të Fierit. Gjykata e Vlorës e kishte dënuar dy vjet më parë Kolën me 8 muaj burg për vjedhje. Po ashtu, policia e Fierit bënë të ditur se ka arrestuar edhe një 24-vjeçare të kërkuar, Delina Metushi nga Korça, pasi Gjykata e Gjirokastrës e ka dënuar me 53 ditë burg për falsifikim i dokumentesh. Prej disa muajsh, 24-vjeçarja ishte zhvendosur në Lushnjë për t’u fshehur.

G. Shqip
 
Back
Top