Akuza të reja për ish kreun e FMN, Strauss-Kahn

eGo0sTyle

System Engineer
Banon-Kahn-300x152.jpg

Ish kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Kahn mund të përballet me akuza të reja për sulm seksual gjatë kësaj jave.
Shkrimtarja franceze, Tristane Banon do të depozitojë një padi penale në ngarkim të Strauss-Kahn të marten, me pretendimin për sulm seksual.
Lajmin e pohoi avokati i shkrimtares franceze, David Koubbi, duke folur për CNN.
Nëna e Banon, Anne Mansouret, një politikane e majtë ishte shprehur që në maj se vajza e saj ishte sulmuar seksualisht nga Kahn në vitin 2002.
Strauss- Kahn u arrestua pak kohë më parë në New York ku u përball me akzua për sulm seksual ndaj një punonjëse hoteli, duke dhënë edhe dorëheqjen nga drejtimi i FMN-së.
Ai u shpall i pafajshëm vetëm pak ditë më parë, pasi prokurorët amerikanë zbuluan se punonjësja e hotelit kishte gënjyer.

Panorama.
 
Back
Top