Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Akullnajat shkrihen me shpejtësi alarmuese

Akullnajat shkrihen me shpejtësi alarmuese

Rezultatet tregojnë për ngrohje rapide të akullnajave anembanë botës. Studimi që zhvillohet 50 vitet e fundit zbulon se akullnajat botërore shkrihen me shpejtësi të madhe, madje alarmuese.
Studimi është i fundit në serinë e raporteve të cilat zbuluan se akullnajat anembanë botës shkrihen më shpejtë se sa të ketë parashikuar dikush para disa viteve. Ky studim është tregues i qartë i shpejtimit të ndryshimeve klimatike. Prej vitit 1959 US Geological Survey përcjell lëvizjen e akullnajave South Cascade në Washington, si dhe Wolverine dhe Gulcana në Alaskë, shkruan CNN. Ata konsiderohen si bazë për kushtet në të cilat gjenden mijëra akullnaja tjera, sepse gjenden në zona dhe nivele të ndryshme.
“Këto ndryshime ndodhin në Washington dhe Alaskë në tre regjime të ndryshme klimatike”, tha Edward Josberger, hulumtuesi kryesor i studimit. “Kështu përfunduam se diçka me të vërtetë nuk është në rregull, me siguri në nivel global dhe natyrisht, Akullnajanëse shikoni matje tjera të tilla në botë, se - akullnajat tërhiqen dhe tërhiqen shpejtë”, ka përfunduar Josberger. Raportet të cilat grumbullohen gjysmë shekulli përmbajnë matjen e sasisë së borës që ka rënë në akullnaja për çdo dimër dhe sa akull është shkrirë për çdo verë. Të dhënat u japin shkencëtarëve ndjenjë për atë se akullnajat a janë “më të shëndoshë” apo humbin masën. Gjithashtu tregojnë për atë se çfarë u ndodh akullnajave në gjithë botën.
“Ndjejmë se ky është nënshkrim i ngrohjes globale”, thotë Josberger. Shkrirja e akullnajave shkakton rritjen e nivelit të detit dhe ndikon në ekosistemet. “Në dhjetë apo njëzet vitet e fundit këto akullnaja po shkrihen. Shkrirja moti ka tejkaluar sasinë e borës e cila bie mbi to gjatë dimrit”, shtoi Josberger. Shkrirja e akullnajave me siguri do të vazhdojë, kurse nivelet e detit do të ngrihen. Kjo, mes tjerash, do të mund të ndikonte edhe në komunitetet që ndërtojnë shtëpi afër detit.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back