Aktorja Antoneta Papapavli: Ku e gjej forcën për të përballuar sëmundjen 30-vjeçare

Love

βeℓℓe â๓e
Flet Artistja e Merituar, Antoneta Papapavli. Gjithçka mbi jetën e saj artistike, sëmundjen nga e cila po vuan prej vitesh, dhe dy humbjet e mëdha të jetës së saj, vdekja e bashkëshortit dhe e të birit. E kaluara që i vjen si ngushëllim dhe indiferenca e institucioneve shtetërore ndaj sajQëndron ashtu e shtrirë në një krevat në mes të dhomës… ثshtë kjo hapësira e nevojshme e vënë në funksion të saj dhe të dy grave që përkujdesen për gjendjen e saj fizike. Diku, në një cep është pozicionuar karroca e invalidit… Por, tashmë prej vitit 2003, ajo ka dalë thuajse jashtë funksionit. Nëse dikur mundej të ulej në të dhe të kryente ato lëvizjet e kufizuara brenda shtëpisë, prej disa vitesh aktorja e ka të pamundur qëndrimin në të.

antoneta-papapavli-199x300.jpg

Kësisoj i është “falur” shtratit, ku duket se ka gjetur prehjen dhe komoditetin fizik, në funksion të një mirëqenieje trupore. Kutitë e ilaçeve qëndrojnë mbi komodinë, ashtu si edhe mjetet e tjera të përkujdesjes fizike janë vendosur në një kënd tjetër të dhomës. Fotografitë në mur të bashkëshortit dhe të të birit si dhe disa piktura modeste, janë ornamentet që bashkëshoqërojnë Antoneta Papapavlin në përditshmërinë e vet. Kur e takon nga afër, dallon qartë se syve të saj nuk u ka humbur shkëlqimi i dikurshëm… Gruaja e hirshme, aktorja bukuroshe, e cila kudo që shkelte i bënte njerëzit të mbeteshin me kokën pas… I tërhiqte si magnet pamja e kuruar, flokët e mbledhur pas koke topuz francez, format trupore të skalitura gati me mjeshtërinë e një skulptori profesionist. Nga Luiza dramatike, Afroviti tekanjoze, apo Klea e dashuruar, ka mbetur po ajo Antonetë. Të paktën, brenda shpirtit të aktores qëndron ende i ndezur “pishtari” i ndjenjës njerëzore, i pasionit për artin dhe mbi të gjitha i dëshirës së ethshme për të prekur edhe një herë, si shumë vite të shkuara, skenën e teatrit apo sheshet e xhirimit të filmave artistike. Prej 23 vitesh, kjo ende vazhdon të mbetet një dëshirë gati e kulluar. Ka shkëputur lidhjet me botën e jashtme, ndërsa ekrani i televizorit është kthyer në mikun e saj më të ngushtë. Jeta e Antonetës nuk është më ajo e para. E si të mos mjaftonte kjo, fati u tregua edhe më mizor me të, duke i sjellë dy humbje të tjera të mëdha në jetën e saj. Vdekja e bashkëshortit, Teodorit dhe, disa vite më vonë, e djalit të vogël, Jonit, ishin dy ngjarjet që tronditën nga themelet jetën e aktores. Nëse në këto situata ajo iu dorëzua vullnetit të Zotit, nuk bëri të njëjtën gjë kur provoi të jetonte përreth një vit në një azil privat në kryeqytet. Vetmia e tmerronte, sepse Neta (siç e thërrasin të afërmit e saj) kishte nevojë pikërisht për ato kujtime që mbartte shtëpia në qendër të Tiranës. Ishte djali i madh Albenci, njeriu të cilit i takonte këtë herë sakrifica dhe për t’u kujdesur për të ëmën, që vendosi të linte jetën e ndërtuar në Greqi. Sot, ai dhe dy mikesha të afërta të familjes kujdesen për çdo gjë që ka të bëjë me shëndetin e 67-vjeçares. Vetë aktorja pranon të rrëfejë për ne atë kapitull të librit të jetës, që e mban mbyllur prej 23 vitesh.

antoneta1-300x171.jpg
Antoneta Papapavli në shtëpinë e saj me dy zonjat që i shërbejnë

Znj. Antoneta, ju numëroni qindra role në kinematografi dhe në teatër. Si janë fillimet tuaja në rrugën e artit?
Ky ka qenë pasioni im që në fëmijëri. Në moshë të vogël u mora me balet e kërcim, recitoja poezi dhe këtë e vazhdova dhe në shkollën e mesme. Në mes të viteve 50’ u hap dhe Shkolla e Lartë për Aktorë. Ky qe shkaku që hyra në artin e aktrimit. Propozimin ma bëri i nderuari Pandi Stillu. Në kursin tim të asaj kohe studiuan gjithashtu aktorë të tjerë të spikatur, si: Robert Ndrenika, Bukuroshe Kola, Vladimir Prifti, Pëllumb Kulla, Viktor Zhusti. Unë dhe Bukuroshja ishim të vetmet vajza në kurs. Pedagogët tanë ishin shumë të mirë, si pedagogia ruse Nina اefranova, e cila më donte shumë, Kujtim Spahivogli, Mihallaq Luarasi. Prej këtyre njerëzve mësuam shumë nga profesioni i aktorit. Gjithë karrierën time e zhvillova në Tiranë, ku u emërova menjëherë mbas mbarimit të Fakultetit në shtator 1964, ku punova deri në vitin 1988.


antoneta2-300x175.jpg
Me bashkëshortin, Teodorin

Pse zgjodhët të bëheshit pikërisht aktrimin, dhe jo një profesion tjetër?
Ky ishte pasioni dhe dashuria ime. Edhe 100 jetë të jetoja, aktore do të bëhesha. Nuk do ta këmbeja këtë profesion me asnjë tjetër. Babai im më thoshte: “Sa role bën, aq herë njeri je”. Mëson shumë nga karakteri i rolit për jetën tënde personale dhe për të reaguar ndaj çdo rrethane apo ngjarjeje. Kur isha e vogël, mendoja të bëhesha mjeke, sepse thosha: “Do t’u shërbej të sëmurëve, t’i shëroj ata dhe t’i mjekoj”. Më vonë, në rininë time, mendoja të bëhesha juriste. Drejtësia më pëlqente shumë. Edhe burrin e mora jurist dhe Teodori më thoshte gjatë fejesës: “Bëhu aktore, se dy juristë në shtëpi sikur nuk shkon. Do ta kthejmë shtëpinë në ambient pune…”. Duke u bërë aktore, pata një karrierë dhe shkëlqim, vetëm në sajë të përkushtimit ndaj punës me shpirt e dëshirë. Arti i kënaq spektatorët, por aktori lodhet dhe vuan gjatë interpretimit të rolit.

ثshtë e vështirë të flasësh për veten, megjithatë duhet të ketë pasur diçka tek ju, ndryshe nga koleget tuaja…
Nuk besoj të ketë ndonjë tipar të veçantë, por janë cilësi të veçanta të individit. Logjika, energjia e brendshme, fiziku i trupit, potenca aktoriale, zëri. Këto cilësi mua nuk më mungonin dhe më ndihmonin të nxirrja mirë rolin. Secila shoqe apo kolege kishte kapacitetet e veta, aq sa regjisorët na i jepnin rolet në bazë të këtyre cilësive që zotëronim.


antoneta3-155x300.jpg
Aktorja Antoneta Papapavli në disa nga rolet e saj në kinematografi (Nga lart) Nga filmat - “Ata ishin katër”, - “Apasionata”, - “Tinguj lufte”

Keni ndonjë rol më për zemër dhe cili është ai?
Aktorja Antoneta Papapavli në disa nga rolet e saj në kinematografi (Nga lart) Nga filmat - “Ata ishin katër”, - “Apasionata”, - “Tinguj lufte”
Besoj se kam qenë e dashuruar me të gjithë personazhet apo rolet gjatë punës. Diçka të veçantë për mua sjell roli i parë në kinematografi tek filmi “Komisari i dritës”, në rolin e një malësoreje, Margjela. Tjetër moment është drama “Cuca e maleve”, në rolin e Cucës, Afroviti tek “Karnavalet e Korçës” dhe njëkohësisht zonja Hatixhe tek filmi “Tinguj lufte”. Këto që veçova më vijnë gjithmonë në kujtesë dhe njëkohësisht spektatori më ka përmendur dhe vlerësuar me to. Më komplimentonin në rrugë shpesh ato vite për këto figura që interpretova.

Kur ndodhi mandej shkëputja juaj nga aktrimi? Si erdhi kjo tërheqje tek ju, ishte e detyrueshme, e nevojshme apo e kushtëzuar nga rrethanat?
Shkak i ndërprerjes së karrierës është problemi im me këmbët, dhimbjet e trupit, që më bën të ndërpres punën në vitin 1988 përfundimisht. Nga ky vit nuk luajta më asnjë rol. Mund të vazhdoja, por u rëndova shumë, sikur dikush të më kishte bërë magji tek këmbët. Mezi mbahesha drejt, sepse osteoporoza po bënte punën e vet. Edhe më tej, pas viteve ’90,, kur Shqipëria po ndryshonte drejt demokracisë, shumë regjisorë më kërkuan, por unë refuzova. Ishte e pamundur të luaja në skenë. Roli kërkon energji, lëvizje të shpejta dhe unë s’mundesha. Vendosa të rri në shtëpi, por sëmundja m’u vështirësua dhe, pas korrikut 2003, u paralizova e zura shtratin përfundimisht. Një gjë më kënaq nga periudha e kaluar, sepse mora tituj e medalje kudo. Mora Urdhrin “Naim Frashëri” Klasi I, dekorata të ndryshme dhe rëndësi ka që dola me pension maksimal. Kjo ndodhi kur në Teatër ishte drejtor zoti Neritan Alibali. Kjo ishte kënaqësi për mua, sepse ndihem e kompletuar profesionalisht.

Kemi mësuar për gjendjen tuaj të rënduar shëndetësore. Sa e vështirë ka qenë për ju të luftuarit me sëmundjen?
Sigurisht, po vuaj, jam e rënduar, por çdo ditë i jap vetes kurajë, duroj këtë gjendje dhe kënaqem që jam edhe kaq. Le të vuaj dhe të jem e sëmurë, të shoh botën nga TV, siç bëj çdo ditë dhe them “O Zot më jep forcën dhe më shëro sadopak!”. Ngushëllohem duke parë veten në ndonjë film të viteve ’70 apo ’80 e shumë foto të asaj kohe, kur isha e re.

E keni të pamundur të lëviznit, si e kaloni ditën?
Nuk është aspak e lehtë. Të ngrysësh ditët që kalojnë ashtu në shtrat e shtrirë, e ngjan se të gjitha ditët i ngjajnë njëra-tjetrës. Shoku im i parë çdo mëngjes është televizori, që hapet në 07.00 dhe fiket shumë vonë në mbrëmje. Rutina e ditës sot ngjan me atë të djeshmen dhe të nesërmen, po ato gjëra janë prapë nga e para. Bëj kujdes me ilaçet dhe dietën sa mundem. Gëzohem kur pres ndonjë vizitë dhe thyej monotoninë time. Unë kam disa persona të dashur që kujdesen për mua, për shëndetin tim, për të gjitha detajet fizike… ثshtë e dhimbshme, njëherësh e trishtueshme.

Ju dhemb kjo e vërtetë, ky realitet i parë në sy?
I jam nënshtruar vullnetit të fatit, dhe të Zotit.

Dimë që të tjera dhimbje kanë dërrmuar zemrën tuaj. Humbja e djalit, e bashkëshortit… Si i keni përballuar këto histori të trishtuara?
Para shumë vitesh (në vitin 2001), ndodhi vdekja e Teodorit, burrit tim, nga një sëmundje e rëndë. Ajo ngjarje më goditi shumë, sepse ai ishte një jurist i shquar, pedagog dhe njeri me tepër kulturë. Ai kurrë nuk xhelozohej apo mërzitej nga puna ime, nuk më pengonte në karrierë. Djemtë atëherë i merrja me vete kur xhiroja jashtë Tiranës, në filma e turne. Në shtëpi kisha vjehrrin dhe vjehrrën dhe i doja shumë. Ata i pleqërova unë, derisa u ndanë nga jeta. Prindërit e Teodorit më donin shumë dhe vjehrra më thoshte: “Ti Neta m’u gjende vajzë dhe vajzat m’u gjendën nuse”. Për këtë burri më vlerësonte shumë. Më vonë, para dy vjetësh humba dhe djalin e vogël (2009), edhe ai nga një sëmundje e rëndë. Mërzitesha se nuk i shërbeja dot dhe gëzohesha që Albenci, djali i madh, na shërbente të dyve, mua dhe Jonit. Djali i madh u kthye nga Greqia në vitin 2004 dhe sot e kësaj dite po rri në Tiranë e po i kaloj me të hallet… Ky ishte fati, ç’të bëjmë.

Aktualisht është djali juaj Albenci dhe dy zonja që kujdesen për shëndetin tuaj, që merren me çdo detaj të kujdesit ndaj jush… Jua lehtëson jetën ky fakt?
Benci, djali i madh dhe një grua nga Kisha Ortodokse janë njerëzit që më bëjnë shërbim. Një zonjë e nderuar vjen dhe më ndihmon falas, thjesht për respekt dhe djali përditë më ndihmon në çdo gjë që më mundon. E provova dhe azilin në 2004–2005-n, por ishte e pamundur të rrija aty. Nuk pata asnjë përmirësim apo shërbim mjekësor. Ishte një institucion që edhe pse paguaja më shumë së 300.000 të vjetër në muaj, nuk më pëlqeu. Vendosa të qëndroj në shtëpi përgjithmonë, jam më e qetë këtu në shtëpi.

A keni mbështetjen, respektin dhe dashurinë e miqve tuaj, apo keni rezerva ndaj tyre? Të gjinden ata pranë në këto vite që keni qenë e larguar nga arti? Kujtohen për ty?
Me keqardhje, them se asnjë nga institucionet shtetërore s’ka pasur asnjë lloj kontakti me mua. Njerëzit nuk më kujtojnë. Institucionet sociale nuk besoj se merren me problemet tona, të ne njerëzve që i dhamë kaq shumë këtij vendi. Privatisht, ndonjë koleg ka ardhur dhe më ka kujtuar. E falënderoj shoqen time Mimika Luca, që më kujton vazhdimisht. Askush tjetër s’ka bërë asgjë. Shteti ndoshta duhet që për ne artistët të krijojë struktura përkatëse për njerëzit që vuajnë. Por, njeriun me halle s’e do askush.

Keni nostalgji për rolet tuaja aktoriale? Cili është roli i fundit që kujtoni dhe çfarë të mungon sot nga skena e teatrit dhe sheshet e xhirimit?
Roli i fundit që kujtoj është drama “Pallati 136” në teatër dhe shumë të tjera që s’i kujtoj dot. Në film kujtoj rolin tim të fundit tek filmi “Apasionata”, filmi “Shokët e klasës sime”, në Sarandë. Nga skena dhe kinemaja sot më mungojnë shokë e shoqe, që sot s’i kam pranë, për shkak të sëmundjes. Kujtoj shumë më larg në kohë, në vitet ’60, dy role në dramat “Qielli i kuq” dhe “Rrugë të tërthorta”. Ishin vërtet shumë të bukura dhe të realizuara artistikisht.

Cilin zhanër keni më për zemër, teatrin apo kinemanë? Pse?
Teatri ishte dashuria ime dhe baza e karrierës, por kur luajta në film zbulova dashurinë time të dytë, kinemanë. Gëzohem se filmi shqiptar na përjetësoi në kohë, sepse në teatër nuk i regjistronim pjesët në ekran, luanim vetëm për publikun.

اfarë do kishit dashur të ndryshonit në jetën tuaj dhe a e kishit menduar atë ndryshe?
Asgjë besoj. Përsëri aktore do bëhesha. Profesioni që zgjodha dhe provova, do të jetë sërish, po të bëja një zgjedhje të re: aktore prapë! Jetën time nuk do desha ta ndryshoja. Mund të isha dhe një regjisore e mirë, kështu më thoshte shoqja ime Besa Imami. Ndoshta unë jam bërë ajo që desha të isha, dhe besoj e arrita që të më pëlqejë populli, spektatori, sepse ata na japin vlerësimet, duke na përshëndetur dhe buzëqeshur në rrugë e kudo.

Kush është Antoneta Papapavli!
Aktorja e spikatur e skenës dhe e ekranit është shkëputur prej 30 vitesh nga aktiviteti artistik, për shkak të gjendjes shëndetësore. Por, figura dhe portreti i saj mbeten ende të skalitura mjeshtërisht në pelikulë. Antoneta Papapavli mbahet mend me rolet e Olimbisë në “Karnavalet e Korçës”, Sania tek “Hije që mbeten pas”, të drejtoreshës tek “Shoku ynë Tili”, Cuca tek “Cuca e maleve”, Ledi Milford tek “Intrigë dhe dashuri” etj. Në karrierën e saj artistike ajo numëron të paktën 130 role në skenë dhe kinema.
Burimi: Panorama
 
Titulli: Aktorja Antoneta Papapavli: Ku e gjej forcën për të përballuar sëmundjen 30-

Aktorja Antoneta Papapavli shuhet në moshën 75-vjeçare

largea_antoneta-papapavli1379254495.jpg


Antoneta Papapavli prej dy ditësh nuk jeton më. E paralizuar në shtrat për dhjetë vjet ajo përballoi sëmundjen që e shkëputi nga aktrimi në vitin 1988.
Debuton në ekran në “Komisarin e dritës” pas studimeve në Institutin e Lartë të Arteve ku punon me pedagogë Pandi Stillu, Kujtim Spahivogli e Mihallaq Luarasi, dhe rusen Nina اefranova.
Bashkëkohëse e Robert Ndrenikës, Vladimir Priftit, Viktor Zhustit, në Teatrin Popullor, prej vitit 1964 ajo është Olimbia tek “Karnavalet e Korçës”, Mara te “Toka jonë”, Deizi tek “Arturo Ui”, Ledi Milford tek “Intrigë dhe dashuri”, Adela te “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, Cuca te “Cuca e maleve”.
Në kinema portretizon gruan në lulëzim me tërë hiret, sidomos e zgjedhin të bëjë borgjezen që sado e konceptuar në mënyrë stereotipe nga regjisorët, Papapavli di ta bëjë të dashur me karizmin, zërin, sjelljen gjestuale, energjinë e brendshme e të qetë, botë që ajo e rrezaton në mjaft role joprotagoniste si te “Përballimi”, “Tinguj lufte”, “Hije që mbeten pas”, “Kur hapen dyert e jetës”, “Apasionata”, “Shoqja nga fshati”, “Si gjithë të tjerët” apo “Kërcënimi”
Rolet e fundit të Antoneta Papapavlit janë, në teatër në komedinë “Pallati 176” dhe në kinema “Apasionata” dhe “Shokët e klasës sime”.
 
Titulli: Aktorja Antoneta Papapavli: Ku e gjej forcën për të përballuar sëmundjen 30-

U prehte ne paqe e mos u harrofte kurre kujtimi saj!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top