Aktori rus 84-vjeçar martohet me 24-vjeçaren, plane edhe për fëmijë

PiNkY

Anëtar i Nderuar
aktoiri.jpg

Një aktor rus, 84-vjeçar i njohur për mbi 140 role në kinemanë sovjetike dhe atë ruse është martuar me të fejuarën e tij 60 vjet më re dhe ka në plan të krijojë një familje me të.

aktori1.jpg

Aktori legjendar rus, Ivan Krasko shkëmbeu unazat me 24-vjeçaren Natalia Shevel, një ish-studente e tij, në një ceremoni sekrete me praninë vetëm të miqve të tij, ditën e djeshme në Shën Petersburg. Pavarësisht kritikave të shumta, çifti, në një intervistë për median ruse, e përshkruajnë marrëdhënien e tyre si një ‘lidhje të krijuar nga parajsa’.

aktori3.jpg

Aktori, i cili është martuar edhe tri herë të tjera më përpara dhe ka 6 fëmijë, u takua me 24-vjeçaren që ka moshën e mbesës së tij, gjatë kohës që jepte leksione arti në universitetin e Shën Petërburgut dhe Natalia ishte studente e tij.

aktori4.jpg

Zoti Krasko, i cili për 2 javë mbush 85 vjeç, është shprehur se marrëdhënia mes tyre para martesë ka qenë platonike, por tashmë të dy kanë dëshirë të kenë një fëmijë dhe të ndërtojnë një jetë së bashku.

(gazeta-Shqip.com)
 
Titulli: Aktori rus 84-vjeçar martohet me 24-vjeçaren, plane edhe për fëmijë

Dashuria snjeh moshe,paraja po.
 
Titulli: Aktori rus 84-vjeçar martohet me 24-vjeçaren, plane edhe për fëmijë

Do e rriska vet :p
 
Titulli: Aktori rus 84-vjeçar martohet me 24-vjeçaren, plane edhe për fëmijë

Te trashegohen, e paska puthur tere pasion.
 
Titulli: Aktori rus 84-vjeçar martohet me 24-vjeçaren, plane edhe për fëmijë

aman sa desh i besova kesaj historie, por pastaj mu kujtuan shume te tilla, dhe shkaku paraja...nejse rroft paraja, pastaj nese ka dashuri...
 
Titulli: Aktori rus 84-vjeçar martohet me 24-vjeçaren, plane edhe për fëmijë

Mos i paqa borxh asaj femres.... leje se smartohet ckado...
 
Titulli: Aktori rus 84-vjeçar martohet me 24-vjeçaren, plane edhe për fëmijë

U trashegofshin :bravo:

Sa per bebusha Elvinaz Vejushka ka thone qe fara e vjeter mundet me mbi nese hudhet ne are te re e te plleshme :d
 
Titulli: Aktori rus 84-vjeçar martohet me 24-vjeçaren, plane edhe për fëmijë

Mendja gjo e modhe por kur gje nje mendje tjeter ... pse jo?
E zeme per nji minut se nuk eshte lidhje per leke. Ca muhabeti mund te besh me nje 60 vjec me e re se ty dhe kur ty nderkohe te duhet 3 ore me dal nga krevati dhe jo pastaj me pi nai got dhe me kercy ne klub?

Mendja gjo e modhe.
 
Titulli: Aktori rus 84-vjeçar martohet me 24-vjeçaren, plane edhe për fëmijë

Citim: Zoti Krasko, i cili për 2 javë mbush 85 vjeç, është shprehur se marrëdhënia mes tyre para martesë ka qenë platonike, por tashmë të dy kanë dëshirë të kenë një fëmijë dhe të ndërtojnë një jetë së bashku.

ahahhahahaha normale,paltonike duhen respektuar disa gjera :p
 
Platonike nga HALLI jo nga deshira. Kupto ti Nev. :)
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top