Hulumtimet e reja të shkencëtarëve nga University of Cambridge bëjnë të ditur se rritja e aktivitetit trupor është e lidhur ngushtë me rezultatet e testimit të memories.
Revista shkencore ‘Proceedings of the National Academy of Sciences’ ka publikuar studimet e bëra në kafshë të cilat tregojnë se aktiviteti trupor nxit rritjen e qelizave të reja në hipokampus, pjesë e trurit e cila është kyçe për mbajtjen mend.
Krahas kësaj, kafshët të cilat kanë qenë fizikisht aktive shumë më mirë i kanë dalluar gjërat e mbajtura mend nga ato shumë të ngjashme me të, me të cilat hulumtuesit janë munduar t’i habisin.
Sipas shkencëtarëve, është fjala për një aftësi të barasvlershme të kujtesës si ajo se ku e kemi parkuar veturën në ditë të ndryshme të javës.
Hulumtuesit besojnë se ushtrimet fizike kanë ndikim të ngjashëm edhe në memorien e njerëzve.
•Telegrafi•