Aktet terroriste ne bruksel,detyrojn avionin me shqipetar te bej ulje ne paris.

aeroportin e Zaventem dhe metron e Maelbeek në Bruksel masat shtesë të sigurisë kanë prekur dhe aeroportin e Rinasit. Ndërsa ReportTv sjell pamjet satelitore se si avioni i nisur nga Rinasi me destinacion Brukselin është kthyer mbi hapësirën ajrore gjermane pak çaste pas sulmeve terroriste të ndodhura në Bruksel.



Të rrezikuar nga aktet terroriste të cilat goditën Brukselin këtë të martë kanë qenë dhe 42 shtetas shqiptar, por fatmirësisht avioni i tyre ka ndërruar destinacion në fluturim duke zbritur në Paris.

Pamjet që shihni i përkasin intinerarit të avionit të nisur nga Rinasi në orën 06:47 min të mëngjesit të kësaj të marte dhe teksa ishte 35 minuta larg aeroportit të Zaventem në Bruksel ai ka ndërruar destinacion.

Avioni i nisur nga Tirana ka bërë kthesën që shihni në hapsirën ajërore Gjermane dhe më pas ka mbërritur në Francë.

Ndërkohë masat e sigurisë kanë prekur dhe aeroportin e Rinasit pas kësaj ngjarje ku burime për ReportTv bënë me dije se agjentët e sigurisë kanë kaluar në gatishmëri deri në një urdhër të dytë.

Ndërsa këto pamje satelitore i përkasin fluturimit dhe intinerarit të 19 Marsit Rinas-Zaventen, ku ky fluturim kryhet për 2 orë e 15 minuta.

Shqiptarja.com
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top