Aksioni opozitar, ja çfarë po ‘gatuhet’ në zyrat e PD

Malsi

Anëtar i Nderuar
IMG_7662-847x477.jpg


Opozita e kryesuar nga Lulzim Basha pritet të nisë në terren aksionin e ri politik kundër qeverisë “Rama”. Kreu i PD-*së bashkë me drejtuesit e tjerë të partisë aktualisht po punojnë në shumë drejtime për fuqizimin e PD*së për t’i dhënë një goditje të fortë mazhorancës qeverisëse.

Burime brenda PD*së bëjnë me dije se një ekip i posaçëm me ekspertët më të mirë politikë, ekonomikë dhe juristë po punojnë për programin qeverisës të kësaj partie. Ky program vjen njëherësh me këmbënguljen e opozitës për krijimin e një qeverie teknike, e cila të përgatitë vendin për zgjedhje të parakohshme, pasi sipas të djathtëve, mazhornaca qeverisëse duhet rrëzuar, pasi rrënoi jetesën e shqiptarëve.

Paralel me këtë, Partia Demokratike po përgatit terrenin edhe në strukturat të saj për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në vend. Në këtë mënyrë, për të gjitha strukturat në bazë është dhënë porosi nga kryetari Lulzim Basha për riforcim të strukturave.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ngritur në këmbë të gjitha strukturat e Partisë Demokratike, ku ka kërkuar të bëhen zgjedhje të reja në disa prej tyre. Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka kërkuar gjithashtu që të përfundojnë organizimet e strukturave të kësaj partie.

Nga burimet mësohet se z.Basha u ka lënë afat drejtuesve aktualë që të përfundojnë punën e tyre brenda muajit shkurt. Urdhri i Bashës konkretisht ka qenë që deri në fund të shkurtit të jenë gati të gjitha degët e FRPF*së si dhe të bëhen zgjedhjet e Lidhjes së Gruas në këtë parti. Gjithashtu, Basha ka urdhëruar që brenda këtij afati kohor të kenë përfunduar edhe zgjedhjet e reja brenda 61 degëve të Partisë Demokratike. Zgjedhjet brenda PD*së dhe organizimi i plotë i FRPD*së janë sinjale se opozita e vendit po përgatitet për zgjedhjet të parakohshme brenda 6*mujorit të parë të vitit 2016.

Qeveria teknike dhe zgjedhjet e parakohshme janë dy nga kërkesat e PD*së kundër varfërisë dhe keqqeverisjes nga Rama. Por përveç kësaj, demokratët po bëhen gati për një betejë të ashpër në Kuvend, duke përforcuar debate kundër qeverisjes së majtë. Gjithashtu, një vendim mjaft i rëndësishëm mbetet ai i vijimësisë së protestave kundër qeverisë. Mësohet se brenda kësaj jave, kreu Basha do të mbledhë forumet drejtuese të partisë për vendosur datën e saktë të rifillimit të protestave.

Këto protesta përveç Tiranës, tashmë do të shpërndahen në të gjithë vendin si kundërpërgjigje ndaj paaftësisë së qeverisë për t’u siguruar qytetarëve shqiptarë një jetesë më të mirë në vendin e tyre.

Opozita protestoi me 21 dhjetor para selisë së parlamentit, ndërkohë që kreu Lulzim Basha njoftoi se në janar pritet të rinisin protestat aktive kundër korrupsionit të qeverisë, ndërsa paralajmëroi se do të bëhen barrikadë në zyrat e kryeministrit dhe ministrave për ta ndaluar atë. “Janari do të jetë muaji i nisjes së aksionit më masiv antikorrupsion, politik dhe qytetar në këto 25 vite”, ka thënë ai.


G.sh
 
Titulli: Aksioni opozitar, ja çfarë po ‘gatuhet’ në zyrat e PD

Ne kete gjendje te rende qe eshte PD sot kam idene qe Edi Rama do e kete shume te lehte te jete ne qeveri edhe per 2 mandate te tjera pervec ketij te tanishem.
 
Back
Top