Kresha
A pretty face can never trick me
Prishtinë – Marrja nën kontroll nga autoritetet kosovare e pikave kufitare në veri të vendit ka marrë përkrahjen e opozitës në Kosovë, por jo edhe të insitiucioneve të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s. Përfaqësuesi i BE-së, Fernando Gentilini, ka kërkuar zbrapsjen e aksionit të qeverisë, duke thënë se gjithçka duhet të kthehet në gjendjen e mëparshme.
Aksioni në veri është mbështetur nga mbarë Kosova. Dy partitë opozitare, VV e AAK e kanë kurajuar qverinë për veprimet, kurse LDK nuk ka folur ende. Përfaqësuesi i BE-së ka këkruar zbrapsjen, KFOR-i ka shkuar deri te Ura e Ibrit dhe është mobilizuar. Ende nuk ka folur as Ambasada Amerikane në Kosovë.
Përfaqësuesi special i BE-së Fernandio Gentilini, përmes një deklarate për media, ka bërë thirrje që veprimi i qeverisë së vendit të kthehet mbrapsht dhe zgjidhja e kësaj çështjeje t’i lihet dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit.
Ai ka thënë se operacioni i mbrëmshëm nuk ishte i dobishëm, ngase nuk është bërë në konsultim me bashkësinë ndërkombëtare dhe pa miratim të BE-së.
I dërguari i BE-së ka thënë se e vetmja mënyrë që të zgjidhet çështja e vulave të doganave është që të rivendoset tregtia e lirë në të dy drejtimet. Për këtë, sipas tij, EULEX-i është i gatshëm t’i ndihmojë autoritetet e Kosovës.
Misioni i BE-së për sundim të ligjit, po ashtu, ka kundërshtuar marrjen nën kontroll të portave veriore 1 dhe 31, në të cilat përgjegjësinë kryesore deri mbrëmë e kishte EULEX-i.
Përmes një deklarate për media, zëdhënësi i këtij misioni, Nikolas Haëton, ka thënë se EULEXi nuk ka qenë në asnjë mënyrë i involvuar në aksionin e drejtuar nga Qeveria e Kosovës për të dërguar njësitë speciale në veri.
Haëton, ka thënë se EULEX-i dhe BE-ja e kanë bërë të qartë se çështja e vulave doganore duhet zgjidhet përmes dialogut Prishtinë – Beograd.
EULEX-i ka bërë të ditur se është duke bashkëpunuar ngushtë me KFOR-in për të garantuar sigurinë në këtë pjesë.
Gjithashtu, zëdhënësi i trupave të NATO-s në vend, Hans Dieter Vihter, ka thënë se KFOR-i nuk e ka mbështetur një aksion për të cilin nuk ka qenë i informuar. Por, ai ka thënë se NATO nuk do të lejojë dhunë dhe anarki në veri të Kosovës dhe qëndrimet e kundërta duhet të zgjidhen përmes negociatave.
Ndërkohë zv/kryeministri i vendit, Hajredin Kuçi, konfirmoi sot se edhe pika doganore 1 është vendosur nën kontroll të autoriteteve të shtetit të Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje aksionin e Policisë së Kosovës për marrjen nën kontroll të pikave doganore 1 dhe 31 e quajti vendim të kuptueshëm. Ndërkaq, Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Kosovën, Fernando Gentilini theksoi se operacioni i kryer mbrëmë nga autoritetet e Kosovës nuk ishte i dobishëm.
Aksioni i Policisë së Kosovës në veri është bërë me urdhër të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, tha zv/kryeministri, Hajredin Kuçi. Aksioni ka për qëllim vëndosjen e rendit dhe ligjit për të gjithë qytetarët e Kosovës, tha Kuçi. Sipas tij, institucionet e vendit nuk janë duke u ndeshur me askënd, por është aksion që ka për qëllim shtrimin e sovranitetit.
Kuçi më tej vlerësoi se nuk duhet të ketë panik dhe të frikësohen serbët e asaj pjese, pasi, sipas tij, e tëra po bëhet për vënien e sundimit dhe shumë shpejt edhe qytetarët e asaj ane do të shohin se janë çliruar nga një pjesë e njerëzve që thirren në patriotizëm të rrejshëm.
“Duhet kuptuar si një aksion kushtetues, që ka për qëllim vënien e rendit dhe ligjit në këto dy pika”, tha Kuçi.
Sipas tij, një aksion i tillë ishte menduar të bëhet edhe në shtator të vitit të kaluar, por është shtyrë për shkak të zgjedhjeve.
Kuçi, duke folur rreth aksionit, tha se ka qenë vendor dhe ka qenë mirë i menduar dhe i konsultuar, edhe pse sipas tij EULEX-i nuk ka qenë ndihmues në këtë process.
Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Kosovën, Fernando Gentilini, përmes një deklarate për media lidhur me aksionin e Policisë së Kosovës për vënien nën kontroll të pikave doganore 1 dhe 31 theksoi se operacioni i kryer mbrëmë nga autoritetet e Kosovës nuk ishte i dobishëm. Sipas tij, ai nuk është bërë në konsultim me bashkësinë ndërkombëtare dhe BE-ja nuk e ka miratuar atë.
Ndërkaq Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate për media aksionin e Policisë së Kosovës e quajti vendim të kuptueshëm, të drejtë dhe të arsyeshëm. Sipas Vetëvendosjes vendimi për moslejimin e mallrave prej Serbisë në Kosovë, është praktikisht i pamundur të zbatohet pa i marrë nën kontroll këto dy pika doganore “prandaj, vendimi i fundit i Qeverisë është i kuptueshëm, i arsyeshëm dhe i drejtë”.
Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) inkurajoi Qeverinë e Kosovës që me vendosmëri të përfundojë operacionin policor në veri të Kosovës, në mënyrë që atje të vendoset siguria publike dhe qytetarëve të asaj pjese t’u sigurohet të drejtat e njeriut. “Kujdesi i shtuar dhe profesionalizmi në realizimin e operacionit është tejet i rëndësishëm për ruajtjen e jetës së qytetarëve të Kosovës në atë pjesë dhe oficerëve policorë. Ne çmojmë vullnetin e oficerëve të Njësive Speciale të Policisë për detyrën ndaj vendit, duke qenë të bindur në përgatitjet e larta fizike dhe profesionale të tyre. Në të njëjtën kohë, AAK fton Qeverinë e Kosovës që të koordinojë plotësisht aktivitetet e veta me KFOR-in, si garantues i sigurisë së përgjithshme të vendit”, është thënë në një kumtesë të kësaj partie. (LajmeShqip.com)