Aksion për lirimin e plazheve publike në Durrës

1438411615durresplazhi.jpg


Agjencia Kombëtare e Bregdetit ka ndërmarrë këtë të shtunë një operacion për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Durrësit.

Aksioni i nisur nga AKB mbështetet nga Policia e Shtetit dhe nga Drejtoria Tatimore e Durrësit.

Nisma synon lirimin e plazheve publike të zaptuara nga sipërmarrës privatë në mënyrë të paligjshme dhe pa asnjë kontratë apo leje shfrytëzimi të lëshuar nga autoritetet vendore.

Plazhi i Durrësit është ndër më problematikët sa i përket këtij fenomeni. Ndër vite privatët vendosin çadrat dhe shezllonet e tyre në hapësirat publike duke detyruar pushuesit që të paguajnë për shërbimin.

/ Top Channel
 
Titulli: Aksion për lirimin e plazheve publike në Durrës

Po betonit te Gjushit si do ja bejne ?!
 
Titulli: Aksion për lirimin e plazheve publike në Durrës

E se nfakt lirimi plazhit eshte halli.... ai plazh eshte qelb nga te gjitha pikpamjet lol
 
Titulli: Aksion për lirimin e plazheve publike në Durrës

O o ooooo?
Po aver ku do rrije pastaj? Po Vetoni?

Sa te pashpirt jane keta te AKB-se mer daj. Heqin njerezit hallexhinj nga trojet e "tyre".
 
Titulli: Aksion për lirimin e plazheve publike në Durrës

O o ooooo?
Po aver ku do rrije pastaj? Po Vetoni?

Sa te pashpirt jane keta te AKB-se mer daj. Heqin njerezit hallexhinj nga trojet e "tyre".

Unë në Fier, aq shumë të ngjanë Fieri yt me Las Vegasin sa që ma ke mbushur mendjen të vij në Fier.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top