Aksion për asgjësimin e gjarpërinjve në Mitrovicë

Në fshatin Kqiç të Komunës së Mitrovicës nesër nis aksioni për largimin – eradikimin e gjarpërinjve që janë paraqitur në një lokalitet të caktuar.

Ylber Durmishi, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje e Shpëtim, njoftoi se aksioni do të zhvillohet në bashkëpunim me Qendrën e Alarmimit që vepron në kuadër të Departamentit për Menaxhimin e Emergjencave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agjencionin Ushqimor të Kosovës si dhe Institutin e Shëndetit Publik.

Aksioni, që fillon në ora 14:00, do të realizohet nga kompania N.SH.P “D.D.D”, e cila ka garantuar se për eliminimin e këtyre zvarranikëve do të përdor një preparat të atestuar që nuk dëmton mjedisin dhe që përputhet me kriteret e mbrojtjes së ambientit, thuhet në një njoftim të Zyrës për Informim të KK të Mitrovicës. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top