Aksidenti përfundon me përdorimin e armës

eGo0sTyle

System Engineer
aksident_165940884-300x225.jpg


Një aksident i vogël automobilistik i ndodhur rreth orës 14:00 mes dy autoveturave në rrugën “Ali Demi” ka kaluar në përdorimin e armës. Dy drejtuesit e automjeteve janë konfliktuar pasi makinat e tyre janë fërkuar.

Më pas sherri ka degjeneruar në përdorimin e armës ku si pasoj ka mbetur i plagosur Roland Tufa, 30 vjeç. Ai është qëlluar në krahun e djathtë.

I plagosuri është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbuluar shkaqet e ngjarjes dhe për kapjen e autorit të plagosjes i cili është larguar nga vendngjarja.

Ngjarja ka pasur si zanafillë frenimin e papritur të automjetit që drejtohej nga 30-vjeçari.

Inspektorët deri tani kanë arritur të zbulojnë në vendngjarje katër gëzhoja të një pistolete.



Burimi : Shekulli.
 
Back
Top