Aksidenti në Sukth, 3 shoqet e ngushta po shkonin në Greqi

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Aksidenti në Sukth, 3 shoqet e ngushta po shkonin në Greqi

Viktimat-768x591.jpg


Policia ka publikuar emrat e katër viktimave që humbën jetën tragjikisht në aksidentin e frikshëm që ndodhi mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës.

Mësohet se nga aksidenti humbi jetën drejtuesi i njërit mjet, Dashnor Deliallisi, si dhe nga mjeti tjetër, Greta Sherifi nga Sarandë, e cila ishte shofere në mjetin tjetër, shoqja e saj Izabela Balla dhe Elona Xhuti. Sipas të dhënave që përcjellin të afërmit e viktimave, mësohet se vajzat ishin duke shkuar për në Greqi, atje ku jetonte edhe Izabela Balla.

Po ashtu, të afërm të 36-vjeçarit bënë me dije se ai ishte baba i dy fëmijëve dhe punonte si emigrant në Itali.

Deliallisi.jpg


Tre shoqet e ngushta, Greta Sherifi, Izabela Gega dhe Elona Xhuti ishin nisur drejt Greqisë, kur makinës së tyre u erdhi përballë “Benzi” që drejtohej kundravajtje nga 36-vjeçari Dashnor Deliallisi. Përplasja ishte shumë e fortë, pasi ‘Benzi’ lëvizte me shpejtësi rreth 150 km/orë. Të katër të rinjtë që ndodheshin në dy makinat e aksidentuara humbën jetën.

deliallisi
Viktima tjetër, Dashnor Deliallisi
Në familjen e Izabela Gegës, e cila humbi jetën mëngjesin e sotëm në aksidentin tragjik në Sukth, është përsëritur dhimbja e humbjes së vajzës. 33-vjeçarja Izabela Gega është vajza e dytë e Pëllumb Gegës që humb jetën në një aksident automobilistik.

Mësohet se në vitin 1987 një aksident i rëndë në Dajt i mori jetën motrës së Izabelës, asokohe 9 vjeçe. Manjola Gega ndodhej në autobusin me nxënës shkolle që u rrëzua 29 vjet më parë, pranë boksideve në zonën e Dajtit.

Nga ekspertiza paraprake rezultoi se duke parë dëmtimet në qafë të viktimave asnjë prej të përfshirëve në aksident nuk ka pas rrip sigurimi. Dyshohet se 36-vjeçari Dashnor Deliallisi ka qenë nën efektin e alkoolit ose drogave të forta, por zyrtarisht kjo nuk konfirmohet.

(gazeta-Shqip
 
Titulli: Aksidenti në Sukth, 3 shoqet e ngushta po shkonin në Greqi

Ne lajme sikur i trg.me emra te kater viktimat , tre vajzat dhe atè burrin ...nejse
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top