Aksidenti në minierën e kromit

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Aksidenti tragjik në minierën e Quksit në Librazhd i hoqi familjes Danga të vetmen të ardhur që kishte. Kryefamiljari, baba i tre fëmijëve humbi jetën në galerinë e minierës, ku prej muajsh punonte pa marrë pagën e plotë.

Bashkeshortja e tij thotë se firma ku ai punonte i detyrohet disa milionë lekë të vjetra për punen e papaguar.
Familja e tij jeton ne varferi, e cila pas kesaj humbjeje kërcenohet edhe më shumë. Si ne nje tragjedi te paralajmeruar, gruaja tregon se megjithe kushtet e veshtira ekonomike, i ka kerkuar bashkeshortit te saj te mos shkoje me ne nje pune, ku ashtu siç ndodhi do t'i kushtonte edhe jeten.

Ai tregonte ne shtepi per kushtet shume te keqija te punes, por megjithate nuk mundte ta linte punen me shpresen se pagesen do e merrte.

"Pagesën prej 500 mijë lekësh të vjetra, që i kishin premtuar nuk ia jepnin asnjëherë.اdo muaj i jepnin mnga 100 mijë ose 150 mijë lekë. I thoshim që ta braktiste punën, por ai nuk kishte se ku të shkonte tjetër", tregon e veja.

Familja e Haxhi Danges, gruaja dhe tre femijet e tij tashme gjendet pa asnje mjet jetese. Nje ndihme ju mberriti atyre nga Unioni i Tregetareve agro-ushqimore, ne para dhe ushqime.

"Ndihma konsiston në një shumë të hollash, në ushqime dhe në miell, i cili në këtë zonë të thellë malore ndoshta mungon. Do të jemi kurdoherë pranë njerëzve të tillë, të cilët ndodhen në nevojë", thotë Alfred Bozhiqi, sekretar i Unionit të Tregtarevë Agro-Ushqimor

Shembja e nje masivi kromi ne minieren e Qukesit dy jave me pare u mori dy personave, inxhinierit Drini Bogdani dhe minatorit Haxhi Danga. Kjo tragjedi dhe ajo e Pogradecit ku 5 persona gjeten vdekjen ngriten alarmin per gjendjen e minierave ne Shqiperi dhe per nderhyrje urgjente per parandalimin e ngjarjeve te tilla.
/ Top Channel
 
Back
Top