Aksidenti në Himarë, studentet rrëfejnë minutat e tmerrit

Dëshmi rrënqethëse nga studentet të cilat “fati” desh të shpëtonin nga aksidenti tragjik i ndodhur dje pranë Himarës ku gjetën vdekjen shoqet e tyre.
Tragjedia-Fotot-2.jpg


Një nga autobusët me studentë të Universitetit Aleksandër Xhuvani doli nga rruga e Ura e Vishës duke rënë në humnerë gati 80 metra.
Besjana Dani tregon: “Në dishezë kur po zbrisnim drejt Himarës shpejtësia sikur u bë edhe më e madhe. Po këndomin e dëfreheshin në autobus kur autobusi u godit diku dhe të gjithë bërtitën. Ishte momenti i përplasjes me bordurën e urës dhe me hekurat mbajtëse të urës.S’po kuptonim se cfarë ndodhte vetëm dëgjonin ulërimat e njëra tjetrës. Unë mbylla sytë instinktivisht dhe nuk psahë më asgjë. Shoferi ishte i qetë.” Dëshmia u publikua te Panorama.


Ergita Opingari: “Po zbrisnim në dishezë, kur dëgjova britmën e shoferit. Pas tij të gjithë ulëritëm. Brenda pak sekondash dëgjova një supertronditje nga një goditje e fuqishme. Pas asaj një tjetër dhe një tjetër derisa e pashë veten në humnerë.


Atij iu bllokua timoni. Dukej sikur nuk po e kontrollonte dot më autobusin. Lëvizte duart mbi timon i qëndronin aty. Pa lëvizur dot. Nuk mu duk se po ecte me shpejtësi. Tentoi të frenonte dhe të manovronte me timon. Unë vetëm kam qenë e ulur në fund të autobusit, por e shihja që po tentonte të manovronte, ndërkohë që dhe një shoqe që ishte ulur në fillim të autobusit më tregoi të njëjtën gjë. Sapo ndjeva që autobusi po binte u kapa pas një tubi hekur. E shtrëngova fort dhe nuk e lëshova edhe kur rashë. Kur ndjeva që nuk po lëvizte më autobusi atëherë dola jashtë duke u zvarritur.

U trondita kur dola jashtë. Pashë autobusin e ndarë në dysh, dhe gjak gjithkund. Nisëm të thërrisnim njëra tjetrën. Dikush përgjigjej, dikush jo. Unë nuk lëvizja dot sepse kisha dëmtuar këmbën e majtë. Qanim me ulërima dhe bërtisnim për ndihmë. Kontrolluam për telefona por nuk gjetëm dot asnjë,. Ato kishin rënë te pjesa e parë e autobusit e cila ishte shkëputur dhe kishte rënë disa metra më tutje. Autobusi tjetër ishte para nesh pasi do të gjente një vend ku të hanbim drekën. Shoferi dukej i qetë dhe serioz. Unë përjashtoj që shkak i aksidentit të jetë shpejtësia”. Dëshmia u publikua te Panorama.

Ticiana Hysa tregon për gazetën Shqiptare: Faji ishte i shoferit, po ecte me shpejtësi.
Besjana Dani, vazja që humbi të fejuarin tregon për “Mapo”: “Rrugës po i thoja Armandit se shoferi po ecte me ngadalë, ndërkohë që ne donim të ecte më shpejt pasi donim të shkonim në destinacion. Armando më tha se autobusi ishte plot me njerëz dhe me bagazhe dhe nuk mund të ecte më shpejt. Në një moment pashë se shoferi po përpiqej të kthente timonin në një kthesë të fortë ku rruga ishte e ngushtë. Të gjithë vërejtëm se poshtë ishte një humnerë. Ngriva dhe u tmerrova.

Mbaj mend që autobusi doli nga rruga dhe ishim në ajër. Pastaj nuk mbaj mend asgjë. Kur u përmenda më thanë se Armandon e kishin transportuar në Tiranë me helikopter. Kishte shumë njerëz kur na nxorën nga autobusi. Më duket sikur unë jam shkaku që u plagos i fejuari. Shpresoj të jetë mirë e të mos jetë dëmtuar shumë. Dje vajzës nuk i kishin treguar që Armando kishte vdekur./shqiptarja.com
 
Re: Aksidenti në Himarë, studentet rrëfejnë minutat e tmerrit

Sapo i lexova deshmite te prekin vertete te rrengjethin mishim..sdi cte thuash :(:(:( S a i pafuqishem ndihet njeriu ne keto raste
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top