Aksidentet rrugore vazhdojnë të marrin jetë njerëzish ne Shqipëri. Në buletinin informativ të Policisë së Shtetit që përfshin periudhën 17 tetor- 17 nëntor janë shënuar 163 aksidentë në të gjithë vendin, duke shkaktuar vdekjen e 20 personave, plagosjen e 27 të tjerëve dhe kanë marrë plagë të lehta 168 persona.
Policia e Shtetit njofton se ka maksimilizuar masat ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimi rrugor, ku nga kontrollet e saj janë ndëshkuar me gjobë 41.532 persona, ndërsa u është hequr leja e drejtimit të automjetit 192 personave.
Po sipas policisë, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 220 persona për shkeljet që parashikon ligji, prej tyre 158 persona janë arrestuar për “Drejtim automjeti pa leje drejtimi” dhe 62 persona për “Drejtim mjeti në gjendje të dehur”
Akset Problematike
Reps – Mirditë dhe Kols – Kukës – Morinë, ku problem mbetet mungesa e sinjalistikës, si
dhe mosrespektim i kufijëve të shpejtësisë.
Harku Bërdice– Velipojë, mungesë sinjalistike dhe infrastruktura rrugore e dëmtuar.
Fier – Seman dhe Pushimi i shoferit – Divjakë, mungesë sinjalistike dhe infrastruktura e dëmtuar.
Ura e Dailanit – Plepa dhe Ura e Tapizës – Fushë Krujë, mosrespektim i sinjalistikës nga
këmbësorët dhe shpejtësi tej normave të lejuara.
Tiranë-Krrabë, Krrabë-Elbasan, rrugë e pakualifikuar, mungesë sinjalistike, mosrespektim I
standarteve të kërkuara.
Tiranë – Vorë dhe Kashar – Rinas, mosrespektim i kufijve të shpejtësisë, ndërprerje e
rrugës nga këmbësorët dhe parakalime të gabuara.
Në Tiranë (problematikë në trafik), Shkolla Teknologjike – Kombinat (infrastruktura
rrugore e dëmtuar dhe mungesë sinjalistike), Rruga e Unazës së Re (ndërprerje e rrugës
nga këmbësorët dhe mungesë sinjalistike), si dhe segmenti Bërryli – ATSH (mosrespektim i
sinjalistikës nga drejtuesit e mjeteve).//Panorama