Aksidentet mbushin kirurgjinë në Vlorë

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
20090425063055__album.jpg
Këto muaj të nxehtë vere, kur fluksi i vizitorëve në bregdet regjistron maksimumin e tij, reparti i kirurgjisë në qytetin e Vlorës vuan mbipopullimin. Shpesh numri i lartë i pacientëve e shndërron situatën të papërballueshme për mjekët. Si shkak kryesor i rritjes së numrit të personave që i drejtohen kirurgjisë, shefi i këtij pavijoni, Kristaq Bisholla, përmend aksidentet e shumta.

"Shkaku kryesor i kësaj gjendjeje janë aksidentet e shumta rrugore. Në qytetin tonë, përditë ndodhin aksidente dhe çdo ditë ne kemi 10-13 raste aksidentesh", shpjegon Bisholla.

Në shumë raste, kapaciteti prej 30 vendesh tejkalohet, duke bërë që pacientët të zhvendosen përkohësisht në pavijone të tjera.

Por një tjetër problem me të cilin haset kirurgjia prej disa javësh është edhe mungesa e ujit të pijshëm. Shefi i repartit vë në dukje se mungesa e ujit vështirëson sigurimin e kushteve higjieno-sanitare në spital.


*Shqip*
 
Back
Top