Aksidentet, gjashtë viktima në Elbasan

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P


Burrë e grua humbën jetën kur makina me të cilën udhëtonin ra në greminë. Katër të tjerë u plagosën rëndë

Besim Dybeli

Fundjava është mbyllur me të paktën dy jetë të shuara dhe katër të plagosur rëndë në Qarkun e Elbasanit. Tri aksidente në tre rrethe të ndryshme të kësaj prefekture kanë ndodhur në mesditën e djeshme pothuajse në të njëjtën kohë. Aksidenti më i rëndë është shënuar rreth orës 12:50 në fshatin Gurëshpatë të rrethit të Librazhdit, rreth 40 kilometra larg qytetit. Një automjet i tipit "Fuoristradë" me targa gjermane BIL2238ZIL, që drejtohej nga shtetasi Sajmir Prodani ka rënë rreth 50 metra në humnerë në një nga kthesat e aksit rrugor Polis-Gurëshpatë, vetëm 20 kilometra në jugperëndim të rrugës nacionale Elbasan-Librazhd. Për pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, një kushëriri i tij dhe kanë humbur jetën bashkëshortët Hanushe dhe Mustafa Prodani përkatësisht 47 dhe 51 vjeç. Dy viktimat kanë ndërruar jetë rreth 20 minuta pasi kishin marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Librazhdit. Sipas ekspertëve të policisë, që janë gjendur shpejt në vendngjarje, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe për shkak të rrugës njëkalimëshe e në terren tepër të pjerrët, ka rënë në fund të greminës pa pasur shumë mundësi për të manovruar apo për të frenuar.

Ndërkohë, një 17-vjeçar është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e qytetit të Elbasanit si pasojë e plagëve të marra nga përplasja që i ka bërë një motoçikletë në aksin rrugor Elbasan - Cërrik. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Shirgjan. Sipas burimeve të policisë, një person i paidentifikuar që drejtonte një motoçikletë pa targa ka aksidentuar rëndë 17-vjeçarin me inicialet S.ا. dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Ndërsa në fshatin Paulesh të Komunës Pajovë në Rrethin e Peqinit, një kamion me targa EL0361C, i ngarkuar me lëndë inerte ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë së madhe dhe për pasojë është plagosur rëndë shoferi. Për shkak të këtij aksidenti, për rreth dy orë është pezulluar edhe qarkullimi në aksin rrugor, derisa është bërë i mundur largimi i kamionit të përmbysur.

Për të tri aksidentet e ndodhura dje, policia rrugore e Elbasanit ka kryer veprimet hetimore dhe materialet përfundimtare i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit. Paraprakisht thuhet se shpejtësia tej normave dhe pakujdesia e drejtuesve të mjeteve kanë shkaktuar këto aksidente të rënda.




Librazhd

Aksidenti më i rëndë është shënuar rreth orës 12:50 në fshatin Gurëshpatë të rrethit të Librazhdit. Një automjet i tipit "Fuoristradë" ka rënë rreth 50 metra në humnerë dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë drejtuesi i mjetit një kushëriri i tij dhe kanë humbur jetën bashkëshortët Hanushe dhe Mustafa Prodani


Elbasan

Një 17-vjeçar është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e qytetit të Elbasanit si pasojë e plagëve të marra nga përplasja që i ka bërë një motoçikletë në aksin rrugor Elbasan - Cërrik. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Shirgjan dhe sipas policisë, motoçiklisti që shkaktoi aksidentin u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes


Peqin

Në fshatin Paulesh të Komunës Pajovë në rrethin e Peqinit, një kamion me targa EL0361C, i ngarkuar me lëndë inerte ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë së madhe dhe për pasojë është plagosur rëndë shoferi. Për shkak të këtij aksidenti, përreth dy orë është pezulluar edhe qarkullimi në aksin rrugor, derisa është bërë i mundur largimi i kamionit
*shqip*
 
Back
Top