Aksidentet, edhe tre të plagosur në kryeqytet

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Policia dërgon për ndjekje penale dy drejtues mjetesh, ndërsa të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën

Tre të plagosur të tjerë janë shënuar nga
aksidentet rrugore në kryeqytet gjatë
24 orëve të fundit, pavarësisht se policia ka
forcuar masat për parandalimin e tyre. Ngjarjet
kanë ndodhur në orare të ndryshme,
ku kanë mbetur të plagosur një 3-vjeçar,
një adoleshent dhe një 66-vjeçare. Sipas
të dhënave policore, nga Komisariati i Kavajës,
i cili varet nga Drejtoria e Policisë së
Tiranës, fi lloi procedimi penal në gjendje
të lirë për shtetasin Shazivar Spaneshi, 16
vjeç, banues në Spille. Policia tha se ky person,
duke drejtuar një motor ka aksidentuar
një fëmijë vetëm 3 vjeç. Nga të dhënat
hetimore mësohet se ngjarja ka ndodhur
paraditen e së hënës. Pikërisht rreth orës
11.00, në Spille, duke drejtuar motorin
"Magaki", pa targa, ka aksidentuar fëmijën
Laura Kaja, e cila ndodhet në spital jashtë
rrezikut për jetën. Veç këtij aksidenti, nga
seksioni i hetimit të aksidenteve rrugore
fi lloi procedimi penal në gjendje të lirë
edhe për shtetasin Astrit Drangu, 24 vjeç,
banues në Tiranë. Sipas të dhënave policore,
rreth orës 17.15, duke drejtuar mjetin
BMW, ka aksidentuar shtetasen Zyrah
Myslimi, 66 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila
ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia, e njoftuar për këtë aksident, ka
mbërritur në vendngjarje, ku ka shoqëruar
drejtuesin e mjetit dhe më pas ka vendosur
që të ndiqet penalisht në gjendje të lirë.
Ndërsa aksidenti i tretë ka ndodhur pasditen
e djeshme, por pa pasoja të rënda.
Sipas policisë, nga përplasja e dy mjeteve
ka mbetur i plagosur një adoleshent,
por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai
ka marrë mjekimin e parë në spital dhe
është larguar.

*shqip*
 
Back
Top