Aksident rrugor në Kukës, një i vdekur

KissShpirtoo

Anëtar Aktiv
aksidentarkiv.jpg


Nga përplasja e tre automjeteve në Kukës, një person humbi jetën dhe 8 të tjerë u plagosën lehtë.


Ngjarja ndodhi sot në orët e para të mëngjesit në afërsi të urës së ish-Uzinës së Bakrit.

Në aksident u përfshinë një Benz me targa të Tiranës, një furgon dhe një kamionçinë me targa të Kosovës. Sipas policisë, nga përplasja ka humbur jetën shtetasi Nail Truma, 55 vjeç nga Shkodra.

I plagosur ka mbetur drejtuesi i furgonit, si edhe 8 pasagjerët që udhëtonin me të, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, shkak i aksidentit mund të ketë qenë mjegulla e dendur dhe shpejtësia e madhe e mjeteve.
Aksidente rrugore
Lezhë, aksidentet, dy viktima
Aksidentet rrugore, një i vdekur, katër të lënduar
Elbasan, mjeti del nga rruga, vdes 55-vjecari
 
Back
Top