Aksident ne Velipoje, tre te vdekur

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Nje aksident i rende me pasoje tre te vdekur ka ndodhur ne rrugen Shkoder-Velipoje gjate oreve te para te mengjesit. Behet fjale per nje automjet tip “BMW” me targa britanike qe ka dale nga rruga dhe ka perfunduar ne nje kanal me uje ne ane te saj.

Automjeti eshte gjetur mengjesin e sotem nga disa barinj te cilet kane lajmeruar menjehere policine.

Ne vendngjarje bashke me policine kane mberitur edhe zjarrefikesit qe bene te mundur nxjerrjen e automjetit nga uji.

Brenda tij ishin 3 persona qe te tre pa jete.

Ata mendohet se jane mbytur pas aksidentit te pare qe iu shkaktoi deme dhe i izoloi brenda mjetit.

Automjeti ishte duke u kthyer ne qytetin e Shkodres nga plazhi i Velipojes.

Policia aktualisht eshte duke punuar per identifikimin e viktimave.

Atyre u jane gjetur brenda ne automjet pasaporta britanike dhe dokumenta si shtetas te Kosoves, por mendohet se dokumentat jane falso dhe te tre viktimat jane banore te Shkodres apo rrethinave te cilet kane emigruar dhe tani jane kthyer per pushime prane familjeve te tyre.

Sipas policise, aksidenti mendohet te kete ndodhur per shkak te humbjes se kontrollit te mjetit, shpejtesise dhe mbase perdorimit te alkolit gjate nates se mbremshme.

Tre viktimat mendohet se ka qene duke pushuar ne plazhin e Velipojes ku ndodhen me mijra shtetas te Kosoves, por edhe emigrante nga Shqiperia.
*tch*

aksidenti-auto.jpg
 
metvertet osht fatkeqsi kjo qe po na ndodh , sa isha ne shqiperi un ndodhen 8-9 vdekje me aksident ne rrugen Durres-Tirane nuk e di ndodhi 1 her 2 her pse nuk vedisohet ky populll qe ta kuptoj qe alkoholi ja han koken edhe vozitia e shpejt e vret ?


Ngushllime Per Familjaret e Ktyre Nga Do Qe Jan te Shqiperis Apo Kosoves !
 
Aksident në Shkodër, konfirmohen tre të vdekur
Një aksident ka ndodhur sot në mëngjes në Shkodër. Ngjarja e rëndë që la pas tre të vdekur ka ndodhur tek ura e Ded Gjon Lulit.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat bëjnë të ditur viktimat. Sipas hetimeve të para, makina po udhëtonte në drejtim të Velipojës, teksa ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal.

Ajo është pikasur nga një kalimtar, i cili ka lajmëruar policinë. Makina me targa britanike ka përfunduar në një kanal me ujë me thellësi rreth 3 metra.

Policia bëri të ditur edhe identitetin e viktimave. Ata janë Selami Hakaj 27-vjeç, dhe vëllezërit Përparim dhe Besim Halicaj.

Sipas hetimeve paraprake, aksidenti ndodhi nga pagjumësi e drejtuesit të mjetit. Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes së rëndë. /start/
 
Tani qe u hape rruga edhe me shume aksidente po ndodhin.Shqipetaret nuk po mbushen mend,qdo dite po ka te vdekur:(.
 
Back
Top