Aksident në qendër të Vlorës, vdes 24- vjeçari

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Vlorë-Një i ri 24- vjeçar ka gjetur vdekjen sot në orët e para të ditës. Ai ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi pranë sheshit Omonia në Vlorë, kur është përlasur me bordurën e rrugës. Në makinën tip Volvo me targa Vl 5522 B po udhëtonin edhe dy adoleshentë të tjerë, përkatësisht 19 dhe 17 vjeç. Ata janë plagosur por nuk kanë rrezik për jetën.



Ngjarja ndodhi rreth orës 02.00 të ditës së sotme në lagjen “28 Nëntori”. Tre të rinjtë po udhëtonin me makinë pranë sheshit, teksa kanë kaluar në rrugën e boshatisur shoferi ka shtuar shpejtësinë. Për pasojë mjeti ka dalë nga rruga due u përplasur me me një bordurë. Përplasja ka qenë fatale për drejtuesin e mjetit 24- vjeçarin, Asim Duro. Ndërsa dy shokët e tij që ishin pasagjerë janë jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe verifikimin e dokumentacionit të mjetit.

Gazeta Shekulli
 
Back
Top