Aksident në aksin Lezhë-Laç, humb jetën një fëmijë dhe 5 të plagosur

KissShpirtoo

Anëtar Aktiv
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur sot në Lezhë, ku një fëmijë ka humbur jetën dhe 4 pjesëtarë të tjerë të një familjes janë plagosur.
Aksidenti ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë ka ndërruar jetë fëmija me inicialet A.Lulaj dhe janë plagosur pjesëtarët e tjerë të familjes, Viktor Lulaj 45 vjeç, dhe Lindita Lulaj 38 vjeç, Klaudia Lulaj 17 vjeç dhe Renato Lulaj 5 vjeç.
Menjëherë 4 të aksidentuarit pranë Milotit janë dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë dhe janë në gjendje të rëndë. Gjithashtu nga aksidenti është plagosur lehtë edhe drejtuesja e mjetit tjetër, Elona اaushi. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit të rëndë por policia e cila ndodhet në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.


aksident-20.3.jpg
 
Back
Top