Aksident në aksin Fushë Krujë-Tiranë, vdes 40-vjeçari

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
55142.jpg

FUSHE KRUJE - Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti tragjik në aksin Fushë Krujë-Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur mesditën e sotme pranë fshatit Larushk, ku u përplasën dy automjete.

Viktima është identifikuar si Arben Plepi, 40 vjeç, ndërsa i plagosuri Enver Cani. 40-vjeçari udhëtonte në furgonin me traga KR 5752 A, në drejtim të Tapizës, ndërkohë që është përplasur me automjetin tip BMW, edhe ai me targa KR 7790 A.

Sipas hetimeve të para të policisë, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të mjetit nga ana e 40-vjeçarit.

Mësohet se i plagosuri ndodhet në spitalin ushtarak, jashtë rrezikut për jetën.

(er.nu/news24/BalkanWeb)
 
Back
Top